Pasi dhanë gjuhën e huaj në 3 qershor, më pas gjuhën shqipe dhe letërsinë në 7 qershor, ditën e sotme 34 mijë maturantë zhvilluan provimin e tretë të matematikës.
Sfida e fundit për ta mbetet provimi i lëndës me zgjedhje në 15 qershor.
“Kam vajzën maturante, unë vetë jam profesor matematike. Shpresoj teza të jetë hartuar bazuar në vështirësinë e pandemisë”, shprehet një prind.
por minutat që kalonin nga orari zyrtar i përfundimit të provimit ,teksa filluan në 10 dhe duhet të përfundonin në 12:30, si dhe fytyrat e vrenjtura të gjimnazistëve e disa prej tyre edhe me lot në sy kur dolën treguan vështirësinë e provimit të matematikës. Për ta koha ishte e pamjaftueshme si dhe teza tepër e ngarkuar.
“Pse tallen me ne. unë e pëlqej shumë matematikën, jam ekselent dhe hasa vështirësi. Jam i acaruar se na gënjyen thanë do marrim për bazë mangësitë e mësimit online””, thonë maturantët per Tch.
Ashtu sic ndodhi me testin e gjuhës shqipe dhe letërsisë që u shpërnda në rrjete sociale nga eksperti i arsimit në pd, edhe teza e matematikës u shpërnda qoftë në facebook apo instagram këtë herë nga një faqe ‘studentët denoncojnë’ të cilët theksuan se është kopjuar gjatë kohës së provimit.
Rregullorja e maturës parashikon ndjekje penale për personat e tretë që publikojnë provimin gjatë zhvillimit të provimit, por edhe pse rasti i parë po hetohet, historia është përsëritur.
Ka thene mire merhumi SI ESHTE RINIA SOT DO JETE ATDHEU NESER.Keta e kane mendjen te celulari dhe kafeneja dhe thone qe ishin te veshtira.Mos donin tu jepnin vetem shumezime dhe pjestime keta?Shkolla do bythe te ulesh,te mesosh .Me qesharakja dhe unikalja ne bote thone qe do protestojne te sheshi per ngarkesen e tezes
Provimi ne cdo lende eshte i veshtire kur nuk meson.Te gjithe keta maturante neser do te jene student,qysh do ta pervetesojne programin kur kane baza te cunguara?Mesimi online ka veshtiresi por jo per ate qe i shtrohet punes.Mendimi se do te na ndihmojne po e varferon gjithnje e me shume shkollen.Tezat e provimeve me pyetje me alternative duhet temos jene me.