“Itali, po ta zbërthej unë Turqinë”. Gianni De Biasi, trajneri Italian, sot në krye të kombëtares së Azerbajxhanit, u përball me turqit në një ndeshje miqësore më 27 maj në Alanya, duke humbur 2-1. Në funksion të debutimit të axurrëve në “Euro 2020”, trajneri ka zbuluar pikat e forta dhe të dobëta të kombëtares së drejtuar nga Gunes.
Gianni De Biasi, me çfarë skuadre do të përballet sonte Italia?
Me një formacion që ka lojtarë me përvojë ndërkombëtare. Yilmaz, Celik dhe Yazici kanë fituar kampionatin francez me Lille, ndërsa të gjithë e njohim Calhanoglu. Kur u ndeshëm me turqit kishin akoma diçka për të rregulluar si skuadër. Nuk më bënë përshtypje të madhe.
Cilat janë rreziqet për axurrët?
Sigurisht që Yilmaz, i cili është lideri absolute. Si sulmues do të përballet me Chiellini, i cili është më i miri në rolin e tij. Mesfushorët Yokuslu dhe Tufan janë shpirtri i ekipit turk. Nga ana tjetër, Karaman është një anësor i mirë, efikas edhe në zonën e golit.
Po dobësitë e turqve?
Në mbrojtje nuk janë të fortë. Duket e çuditshme, por nuk më bënin përshtypje. Demiral nuk është në kulmin e tij, ndërsa Soyuncu po paguan për sezonin e gjatë me Leicester. Në zona të hapura mund të kenë vështirësi.
Le të kthehemi tek Italia. A ju pëlqen skuadra e Mancini?
Shumë. Është përzierja e duhur e cilësisë, imagjinatës, fizikut, të rinjve dhe ekspertëve, që çdo trajner do të dëshironte të kishte. Të gjitha ndeshjet duhet të përballohen me vëmendje dhe përqendrim të madh. Mancini u ka transferuar djemve dëshirën për të qenë pjesë e një projekti të rëndësishëm. Ai e drejton ekipin kombëtar sikur të ishte një klub, duke ngulitur mentalitetin e duhur.
A jeni dakord me rinovimin e trajnerit deri në vitin 2026?
Sigurisht. Besoj se në këtë moment është siguria absolute për këtë ekip kombëtar. Unë uroj që Roberto të provojë shumë kënaqësi.