Gazeta ‘Dielli’ në Boston: Një zagar n’ Itali, laro i Fan Nolit, peshkopit të kuq bolshevik, i degjeneruar si njeri, një palaço që leh…

12 Qershor 2021, 09:29Politika TEMA

Memorie.al publikon një shkrim të panjohur të botuar në gazetën “Dielli”, të Boston-it, organ i Shoqërisë Atdhetare e Patriotike “Vatra”, në datën 14 dhjetor të vitit 1926, me autor Fuat I. Babameto me origjinë nga Gjirokastra, i cili me tone shumë të ashpra, polemizon me një shkrim të publikuar më datën 10 nëntor të atij viti në gazetën që botohej në Gjenevë të Zvicrës nga Fan Noli, duke e quajtur atë një “levere të Peshkopit Bolshevik” dhe autorin e saj që e ka nënshkruar me pseudonimin “W”, si: “i ç’nderçëm, i degjeneruar si njeri, i rritur me qumësht arixhofke, zagar i kasapve” etj., etj. Shkrimi i plotë ku autori i saj, pasi tregon lidhur me studimet e tij të larta për Teologji në gjuhën arabishte dhe turqishte, duke treguar për formimin e tij dhe librat e tekstet e historisë që kishte lexuar, merr në mbrojtje qeverisjen e Kryeministrit Ahmet Zogu dhe Faik Konicën, duke akuzuar qeverisjen e shkurtër të Peshkopit Fan Noli, me krimet e tyre që mbytën vendin në gjak dhe mungesën e rendit publik, ku hajdutët dhe kusarët, si Shuk Qeni, Sinan Azizi, Bilbilenjtë, Shemo Brahimi etj., çeta hajdutësh, vinin deri në Virua, duke marrë peng 12 veta, midis të cilëve Prefektin e dhe kryepolicin e Gjirokastrës…

Nga Dashnor Kaloçi

Kryengritja e armatosur e forcave antiqeveritare të udhëhequra nga Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Barjam Curri etj., e cila kishte filluar që në ditët e para të muajit maj të vitit 1924 pas varrimit të Avni Rustemit në Vlorë, arriti që me forcën e armëve të realizonte grushtin e shtetit, duke e ‘finalizuar’ atë më 10 qershor të po atij viti dhe të rrëzonte qeverinë e kryeministrit Iljaz Vrioni, duke bërë që ish-ministri i Punëve të Brendshme, Ahmet Zogu, me mbështetësit e tij të largohej për në Jugosllavi. Kjo ngjarje, e cila gjatë gjithë historisë së regjimit komunist të Enver Hoxhës, si nga historiografia zyrtare ashtu dhe nga propaganda e kohës, do të njihej si “Revolucioni demokratiko-borgjez i Qershorit”, solli në fuqi qeverinë e drejtuar nga kryeministri Fan Noli, apo siç njihej dhe konsiderohej ndryshme asokohe nga kundërshtarët e tij politik, si “Peshkopi i kuq”, edhe për shkak se pranoi mbështetjen e Bashkimit Sovjetik të asaj kohe.

Qeveria e Fan Nolit e pati jetëgjatësinë e saj deri në fundin e dhjetorit të atij viti, kur Ahmet Zogu, me mbështetësit e tij dhe me ndihmën edhe të rreth 100 ushtarakëve rusë të bardhë, (apo siç njiheshin ndryshe si “Bjellogardistë”, të cilët ishin larguar nga Bashkimi Sovjetik pas triumfit të Revolucionit Socialist të Tetorit në vitin 1917 dhe që ishin si emigrant politik në mbretërinë serbo-kroate-sllovene) mundi që të kthehej në Shqipëri, po me forcën e armëve, ashtu siç dhe e kishin larguar forcat kryengritëse në qershorin e atij viti. Këto dy ngjarje, si “Revolucioni i Qershorit”, ashtu dhe rikthimi i Zogut në pushtet, për vite me rradhë do të ishin “mollë sherri” në mes mbështetësve të dy palëve kundërshtare, (zogistëve dhe fanolistëve), duke pasur polemika të ashpra edhe në shtypin e kohës. Një nga këto është dhe ky shkrim që Memorie.al po publikon sot në rubrikën dossier, i cili është marrë nga gazeta “Dielli” e datës 14 dhjetor 1926 që botohej në Boston nga Shoqata Atdhetare Patriotike “Vatra”, duke e sjellë atë në gjuhën e shkruar të asaj kohe dhe pa asnjë ndryshim.

Shkrimi i gazetës “Dielli” në Boston nga Fuat Babameto

NJË ZAGAR N’ ITALI LEH, PO NUK KAFSHON

Në leveren të Peshkopit Bolshevik, që del në Genevë të Zvicrës, – No. 33 dhe datë 10 nëntor 1926, këndova vrerët dhe shkumbëzimet e një qeni të tërbuar. Ky i degjeneruar si njeri, i rritur me qumësht arixhofke q’është, nuk ka guximin të dalë në shesh të nderit, po – si njeri ç’ndershëm që është, – me emrin e tij, po mjafton me një “W” si pseudonim.

Ky zagar i kasapëve, kujton që neve të mos i nxjerrim në shesh të palarat dhe maskarallëqet e tij. Neve me këtë bukurosh kemi qenë në Stamboll, dhe gjetkë’ e gjetkë, kemi pasur korrespondencë, dhe shkrimet e tij dhe talentin e tij të shtypit ja kemi kënduar, dhe sido që fshihet me “Ë”, e kuptuam që është një krye udhëheqës i Iuqseq Kalladrem-it, I Chicheqchi Sokakut, dhe i Taksim-it. S’është çudi që të jetë dhe i dipllomuar edhe i Brusa Hotel-it.

Llustraxhiu nacionalist, nxirë fytyrën e tij me bojën e këpucve, dhe barku i tij i mbushur me makarona pa të lyem, dhe me breshka, i dehur me verë nga Italia, kujton që goj e tij është grykë e Vezuvit dhe pend’ e tij, që është katart i vaporve. I pajosur me këto, ky bukurosh merr në dorë pendën “Hatrap”-e dhe ka paturpësinë të atakojë Presidentin Zogu, Faik Konitzën, dhe mua.

Këtu nuk do të i qortoj aspak llustraxhinjë nacionalistë për ataket që i bëjnë Presidentit, se shuplakat dhe dackat e Shk. Tij, j’ua zbritën gradën nga Ansamblistë, në Llustraxhi, po do t’i përgjigjem për Faikun, për vehte, dhe kurdo që të vij rasti, do t’ju përgjigjem e për regjimin e sotëm.

Unë morr lipcak, studimet e mija vërtet i bëra në gjuhën arabishte dhe turqishte po, dhe ti vetë e di fort mirë, se unë nuk kam ndenjur asnjë ditë në Medrese. Siç e dinë tërë shqiptarët, unë roje në Hafuz Pasha dhe jo në Medrese.

Unë mor palaço, historinë e kam studiuar vetiu dhe i kam kënduar këto histori: Ibn-i Haldum, Taberi, Revdhatul-ahbab, Musafal Tori Othmani dhe Islam, historin’ e përgjithshme, historitë Shani Zade, Ali Sejdi, Abdurrahman Sheref, Murad, Ebul-faruk, Ahmed Refik, Xhevdet, dhe Iniklab-i qebirin te Francës, e kam studiuar më mirë se ty.

Këto, jo ti, po cilido që më ka njohur, nuk i mohon dot. Harrova t’ emroj Qainat-in t’ Ahmed Midhat-it dhe Kamusl—alem-in të Sami Frashërit. Ti mor laro, si i dipllomuar i Jusqeq Kalldremit, i Çiçeqi Sokak-ut, dhe i Taksim-it a i ke studiuar kaq volume të historisë?

Për të këshilluar shqiptarët që të mos bien viktima t’aventurierve si ty’ dhe të ustajt t’ënd, jo unë që kam një zotësi po, ka të drejtë çdo Shqiptar’ dhe mohim’ i një të drejte sociale që m’a jep çdo nom e llogjik, është margaritar i larove si ty.

Bukuria me kto laro është që i japin të drejtë dhe një dhaskali të shkollave greke n”Egjypt, të bëhet Mbreti në Shqipëri, i japin të drejtë të vrasë dhe të rrjepë popullin shqiptar, një bostanxhiu të Makri – Qojt –se Ibrik Tepelinjtë atje, punojnë bostane – dhe Fuad Babametua q’ë është Shqiptar dhe nga Shqipëria brenda, Fuad Babametua që në çdo lëvizje ka marur pjesë – brenda dhe jashtë Shqipërisë – Fuadi që ka sakrifikuar çdo interes personal të mos flasë, dhe t’i lërë të lirë të shijnë në dëm të asaj Shqipërie, dhe të atij populli që Fuadi është përpjekur që njëzet vjet e lart, bravo llustraxhiu nacionalist.

Ujku i tërbuar nga Italia, me emrin “Ë”, na thotë se në regjimin faqe me nder të nacionalistave nuk u – bë vëlla-vrasje dhe tortura e grabitje. Me këto fraza le të kuptoj se mbretëronte qetësi shembullore. Mirë mor llustraxhi Effendi, këto do t’i thuash ku të shkojnë.

Të pyes, mor palaço, kolltukët ti dhe shokët e tu, qysh i muarrt? A nuk i muarrt me një revolver q’i kushtoi, popullit mijra frymë, dhe qindar okë gjak? A nuk ish regjimi spiritual i Peshkopit kur muarrnë robër Prefektin e Gjirokastrës, Direktorin e Policisë, Hysni Babameton, Qazim Puton dhe të tjerë prej mbretit të maleve, Sulo Begës nga Progonati?

A nuk ishte regjimi juaj faqe me nder nacionalist q’u-muarr rrob i mjeri Avni Vehbi, dy çape lark nga zyrat qeveritare, dhe u mbyt me rrip të dufekut në vreshtat e Kakozit prej Mero Lamçes?

Pa më thuaj mor gogol i Nolit se në cilën qeverim kanë kuxuar hajdutët, si Shuk Qeni, Sinan Azizi, Bilbilenjtë, Shemo Brahimi e të tjera çeta të vinë gjer në Virua dhe të marrin dymbëdhjetë robër, dhe në mes të tyre, të jetë Prefekt dhe Kryepolic, dhe më në fund të rrëmbejnë dhe skllav brenda në Gjirokastrë dhe dy çape lark qeveritare?

29 komente në “Gazeta ‘Dielli’ në Boston: Një zagar n’ Itali, laro i Fan Nolit, peshkopit të kuq bolshevik, i degjeneruar si njeri, një palaço që leh…”

  1. Ari says:

    Si dje dhe sot, e njejta bote politike-shpirterore, duke ngrene rregullisht me njeri-tjetrin.
    Kjo te qeteson shume, se nuk torturohemi pse? Si keshtu?

    1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

      Duket qart se lufta mes korrakeve turk dhe dhqiptareve (kristianeve) ka vazhduar dhe do te vazhdoi edhe per shume shekuj…..fare e keqe arabe.

    2. Matrapiku says:

      Keto te verteta qe i thote artikulli per Fan Nolin, jane te njofura prej kohesh nder shqiptaret e Amerikes.
      .
      Lexoni ne internet artikullin ne gazeten Tema te shkrimtarit me fame Nasho Jorgaqit “Jeta e fsheht e Fan Nolit, vdiq beqar por kishte ne jeten e tij 7 dashnore”.
      .
      Ky super sharlatan Rasputin, qe kamuflonte anomalit e tij nen rasat e shenjta te Epishkopit.
      .
      Miti i Theofan Nolit duhet te futet ne dimesionet reale, sepse e verteta eshte shume me e Shenjt se c’fardo figure dhe fakti historik.

      1. orthodhoks fanolist says:

        Juve grekomaneve Pisoglenda nuk ju pelqen Fan Noli, sepse ishte pikerisht ai qe ju tregoi boterisht te verteten shqiptareve dhe grekeve, qe e shkeputi kishen tone nga kthetrat greke dhe ja u leroi t’emen atyre, me fis e me fare! Demi qe Fan Noli i beri Graqise eshte i jashtezakonshem, ndersa nderi qe i beri memedheut Shqiperise eshte kolosal!
        Prandaj ju grekomane zhulanjose dhe funderrina mund te pellisni sa te doni, ne shqiptareve na behet qejfi kur shani Nolin e Madh!

      2. GJERGJ Kasterioti says:

        Mos u merzit vellai im FAN NOL,keta edhe per mua s’kam lene gje pa thene…

  2. A.G. says:

    Fahri Ballinjtë nuk i kanë munguar kurrë këtij vendi.

    1. vang says:

      DUAN TE CENOJNE PERSONALITETIN E NOLIT PSE AI ISHTE NJE EMIGRANT QE JETOI ME TE JEMEN NE IBRIK-TEBE TE AZISE SE VOGEL(,PERBALLE BRIGJEVE TE EGJEUT) sinje familje e thjeshte e jo aristokrate por me nje personalitet te forte.Ai ARRITI TE shpallte KISHEN ORTODOKSE SHQIPTARE AUTOQEFALE.AI I DHA jehone demaskimit te TRAKTATIT TE LONDRES PER COPTIMIN E SHQIPERISE NGA VENDET FQINJE te demaskimit nga Lenini.TE NJEJTEN beri dhe PRESIDENTI UILLSON ne KONFERENCEN E PARISIT.Se kush eshte Fan Noli e tregon aktiviteti i tij i majte edhe pse prift,e mbi te gjitha vepra e tij te cilen Babameto e sheh me zili dhe i ben karshillek por shqiptaret nuk kane njohuri per Babameton ne se ai ka ndonje veper me gjithe mburrjet per leximet e tija.Jane te ditura perplasjet e kaheve te kundert te politikes ne cdo shoqeri,.FAN NOLI NUK ISHTE bolshevik ,sigurisht ,por mos harroni se eksponentet me te rendesishem te artit dhe letersise botrore e hodhen veshtrimin nga kjo shoqerie re qe doli ne Rusi si nje shprese per nje te ardhme me te mire per njerzimin,pamvarsisht se sot ajo deshtoi.Fan NOLIN do ta vleresojme jo sa aristokrat e sa i pasur ishte,por cfare i la popullit te tij.

    2. shqipo says:

      MARRËVESHJA FAMËKEQE ZOG-PASHIÇ
      19 nëntor 1925
      Italianët e shtinë në dorë marrëveshjen duke e marrë nga dy burime të ndryshme. Më 19 nëntor 1925 përfaqësuesi italian në Beograd, gjenerali Bodrero me telegram sekret Nr. 5881/1136 njofton përmbledhtas marrëveshjen midis Zogut dhe Pashiqit në gusht 1924 (shih AQSH Fond 251 viti 1924 dosje Nr. 105 Dok 1-3).
      Marrëveshja midis Zogut dhe Pashiçit në gusht 1924 është një marrëveshje e paligjshme, sepse Zogu nuk përfaqësonte në atë kohë asgjë, veç vetvetes. Ashtu si dajua i tij Esad Pashë Toptani, por Esat Toptani më 17 shtator 1914 kishte nënshkruar në Beograd në emër të Shqipërisë e të popullit shqiptar një marrëveshje në thelb e njëanshme pa qenë i autorizuar as formalisht për këtë. Edhe Ahmet Zogu me 1924 nënshkroi marrëveshjen pa qenë i autorizuar, njësoj si Esati.
      Dokumenti
      *Shqipëria angazhohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
      *Kryetar i shtetit shqiptar duhet të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohë dinastinë e Karagjorgjeviçëve.
      *Qeveria Jugosllave me të gjitha mjetet diplomatike e ushtarake do ta njohë Zogun kryetar të shtetit përsa të jetë gjallë dhe menjëherë i lidh të ardhura vjetore
      *Te shkrihet Ministria Shqiptare e Luftës dhe Shqipëria nuk do të ketë ushtri kombëtare.
      *Shqipëria do të ketë një xhandarmeri aq të fortë sa të shtypë çdo lëvizje ose revoltë të ngritur kundra Zogut dhe regjimit të tij
      *Xhandarmëria do të drejtohet edhe nga oficerë rusë e ish-ushtrisë së gjeneralit Vrangel, që tani ndodhet në Jugosllavi. Kjo xhandarmëri do të pajiset me armë e financohet nga qeveria jugosllave.
      *Në xhandarmëri do të shërbejnë edhe oficerë jugosllavë e të tjerë që qeveria jugosllave do t’i pranojë në interes të të dy vendeve.
      *Të stabilizohet një bashkim doganor midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë
      *Përfaqësuesi i Jugosllavisë jashtë shtetit do të përfaqësojë edhe interesat e Shqipërisë, prishen konsullatat dhe përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë jashtë shtetit.
      *Qeveria shqiptare duhet të deklarojë në Konferencën e Ambasadorëve në Paris që heq dore nga çdo premtim i saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumin dhe Lokalitetin e Vermoshit e të Kelmendit që mbeten në territoret e Jugosllavisë.
      *Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarkana e Konstandinopojës dhe do të bashkohet me hierarkinë ortodokse të Beogradit, kështu edhe Myftia Myslimane Shqiptare do të varet nga Jugosllavia.
      *Qeveria shqiptare mbahet larg nga politika e ngushtë kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë. Ajo të detyrohet të mos pranojë në tokën e saj kosovare dhe elementë e tjerë që njihen ose dyshohen për ndjenjat e tyre anti-jugosllave.
      *Në qoftë se Jugosllavia do të futet në luftë kundër Bullgarisë e Greqisë, ajo gëzon të drejtën të rekrutojë ushtarë në Shqipëri dhe të formojë një ushtri prej 25 mijë vetësh me qëllim për t’i përdorur në frontin grek ose bullgar.
      *Në rast lufte me Italinë Shqipëria do të mbante qëndrim neutral dhe do të favorizonte Jugosllavinë. Në raste të luftës Itali Greqi kundrejt Shqipërisë, ushtria jugosllave do të ketë të drejtën të okupojë tokën e saj nga invadimi eventual italiano- grek
      *Qeveria shqiptare nuk mundet t’i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin e preventivin e Jugosllavisë.
      *Traktati është sekrete dhe nuk mundet të shtypet as të zbulohet pa pëlqimin e të dy palëve. (AQSH fond.251.viti 1924.dosja 105,dok 2-5 shih edhe Pastoreli vepra f.222).

  3. dikur says:

    Keto gjirokastritet gjithmon kane pretenduar se jane me te sojme se te tjeret. Ky shkrim e demostron. Mburret autori si “Belul Gjeraqina” dhe shan pa dogane vetem per arsye personale.

  4. Boston says:

    E kujt i intereson cfare shkruan nje bythelepires i satrapit Zog qe me bajonetat serbe rrezoi Nolin e Madh , per te risjelle feudalet ne pushtet ? Sot do te lulezonim si lulet e tjera , programi i Nolit ishte program europian.

    1. Shiko kush flet says:

      Respekte Boston.
      Ky qe shkruante atehere kete artikullin e ndyre duket se ka qenë Turk dhe Jo shqipetar.

    2. LG says:

      Imzot Noli mbetet një shqipëtar i ndershëm që e donte me zëmer Shqipërinë,një politikan mjaft I avancuar dhe largpamës,njeri erudit dhe shërbestar I fesë duke bashkuar shqipëtarët kudo ku qenë.

  5. shabani says:

    Ik Fuad letyra se te gjitha na i the al qitab mukallaba

  6. Ky njeri i ndyr Babameto shkruante ne mbeshtetje te Zogut te Kurves , miku Doktore Adhamudhit ,
    Mortja qe s’ju ha juve qe publikoni kto familjet ne te degjenruara te shqipetareve qe shkerdheheshin me te huajt
    kunder Shqiperise ,
    qe nga Haxhi Qamili e deri kte te tilla shkrime te pista , te gojendyreve Antishqiptare ,qe per pak Poste shisnin bythen e tyre
    dhe nderin e famijes se vet ,ne sherbim te bandave antishqiptare ,plehrat e Historise .

    Geni i njerezve te liq i tradhetareve e kurvave mbetet gene e trashegohet gjithmone ,nji gje duhet theksuar se e vetmja gje qe e nderon
    ne Gjirokaster kte fis jane Femrat ,te cilat jane mhaft sexi qe prej kohesh jane larguar nga Gjirokastra

  7. Vjosa.al says:

    Pyetja është: Perse gazeta Tema ju hap vënd në faqet e saj shkrimeve të tilla?
    A thua vallë duan të rishkruajnë historinë?
    Me sa duket duan të njollosin e groposin figurën e Fan Nolit, Revolutionin e tij të Qershorit, vetë Avni Rustemin dhe gjithë lëvizjen progresiste të asaj kohe që ata përfaqsojnë.
    Me sa duket duan t’u hapin vënd piedestaleve të Ahmet Zogut dhe gjithë figurinave përreth tij ku pushteti ishte sinonim i tradhëtisë kombetare e hajdutllëkut të çdo pasurie të vëndit, sinonim i vrasjeve pas shpine të patriotëve dhe lënjen e vëndit nën çizmen e anadollakëve, bejlerëve dhe bajraktarëve, në errësirën e padijes dhe analfabetizmit.
    Në fakt, nuk është dhe aq shumë për t’u çuditur, përderisa Kaloçi është bashkpuntori i përditshëm i gazetës.
    Dhe Tema do t’a rishkruajë historinë e Shqipërisë me professor Kaloçin,

  8. artur says:

    Autori i këtij. shkrimi ,D . Kaloqja , me qëllim dashakeq nuk e thotë që , halldupi i zi ,pararendësi i karasaliut , u ndihmua nga sërbët , që të vinte në pushtet .

  9. Shqiptari says:

    Na kenaqe me keto shkrime paçavure te zagareve te ahmet Zogut i cili pasi e rrezuan me arme ne 1924,shkoi ne Beograd.Ibra ne gjunje Pashiçit dhe u be vasal i tij,(kryeministri me jetegjate qe kaloi disa mbreter Karagjergjoviç dhe Obrenoviç,vdekur ne 1926)dhe ai i dha ushtri,jo 100,or Kaloç,topa,arme dhe para dhe u kthye ne pushtet.

    I detyruar dhe i zene ne çark,beri marreveshjen me Pashiçin,i dha Vermoshin dhe shen Naumin duke shitur interesat kombetare per pushtet.

    Zogu nisi nje lufte te ashper,me vrasje,burgosje,perndjekje,lufte neper gazeta deri dhe blerje me kekr te kundershtareve.

    Madje,madje,Konicen e beri Minister fuqiplote ne Amerike,Lumo Skendon Athine,Nolit i lidhi pension ne Amerike,u pajtua me Zoi Xoxen dhr gazetare te tjere.

    Larot e shtypit ne Boston dhe ne Tirane nuk kane kene pleh pa nxjerre nga goja kunder Nolit.

    Bile familja e Qiriazve,te motrat bashkepunonin me sherbimet sekrete Amerikane dhe benin te njejtat denoncime per te.

    Loja e ndyre me laro te fletushkave ne Amerike kane thene dhe gjera me te renda per Nolin,por ato nuk mund ta bejne pis figuren madhore te ketij patrioti dhe njeriu te madh qe beri aq shume per Shqiperine dhe kulturen e saj.

    Botimi i Kaloçit eshte i denje pet fletushken 55 dhe u njgjane shkrimeve te Falli Barinjve te sotem.

  10. Bejlereve... says:

    Nuk e deshet Nolin e ngrate,
    keshtu qe erdh’ Enveri dhe ju q…u grate,
    Nuk e deshet reformen me frak e oboe,
    prandaj erdhi Shpati me dajak obobo-je.

  11. Dagu says:

    E njejta histori, shesin dhe bythen e tyre ne cdo regjim keta babametot. Na del Fan Noli vrases dhe Ahmet Zogu dele e pafajshme???

  12. Cajupi says:

    O kaloqe , te shkerdhevsha gruan . gocat dhe motrat. U ngriten larot te shajne figuren e Fan Nolit.

  13. Selma L. says:

    Nuk i lexoj me keto, se nuk di nga ta fillosh, kush eshte thelbi lajmit e mbi te gjitha ku gjendet ai? I lodhshem kjo skeme riperseritur deri ne acarim.

  14. Neutrali says:

    Po përse duhen botuar këto paçavure, mor Kaloç, për të sharë Nolin dhe për të ngritur Zogun? Po Tema pse i boton?!

  15. Mustafa says:

    Zot na ruaj nga te marret. Zaberhanet e Tabrizit peshtyjne mbi intelektualin e klasit boteror. Kaloc hajvani rremon gjirizet e historise dhe i hedh ne shtyp pa i thene kujt kush jane keta jargaxhinj qe shajne Nolin dhe pse duhen marre ne konsiderate cmendurite e tyre.

  16. Genti says:

    Qellimet e Fan Nolit,Bajram Crrit,Luigj Gurakuqit dhe gjithe krahut politik revolucionar ishin te shkulnin nga rrenjet rregjimin feudal te trasheguar nga pushtimi otoman e qe i kishte mbetur si lak ne qafe popullit shqiptar e qe e kishte mbytur ne varferi dhe injorance te plote. Ishte pijnolli i tyrre Ahmet Zogolli iqe i mbronte dhe u garantonte privilegjet e fituara nga Sulltanet. Levizja demokratoko-borgjeze e drejtuar nga Noli arriti te mare pushtetin por konjuktura nderkombetare dhe koha e shkurter per te bere ndryshime dhe reforma e lane ate ne mes. Si mund te pranohej ne ate kohe nje Republike Demokratike qe ngrihej kunder feudalizmit e qe donte ta fuste vendin ne rrugen e prosperitetit ? Edhe kur Ahmet Zogu u kthye ne pushtet me forcen e armeve dhe mbeshtetjen e Jugosllavise se Pashiqit e kuptoi se nje Republike nuk ishte e sigurt mes monarkive fqinje qe e shikonin krijesen e re Shqiperine si delen e zeze te pjelle nga lengimet e perandorise Osmane dhe konjuktures nderkombetare. Ishte pikerisht kjo qe e shtye ate te vetshpallej Mbret i Shqiptareve edhe pse nuk u pranua asnjehere nga shqiptaret si i tille. Satrapi zog e njihte mentalitetin e popullit te tij dhe desh tu imponohej me force,dredhi,tradheti dhe me atentate sic ndodhi me vrasjen e Gurakuqit,Prishtines,Rustemit dhe Bajram Currit. Te vrasesh me dorase kundershtaret politike ishte e kuptueshme per kohen por nuk duhet harruar se te gjithe keta persona ishin figura te shquara dhe heronj te vertete dhe patriote te shquar. Eshte pikerisht kjo arsyeja qe populli i varrosi me nderimet me te larta keto figura dhe satarapin Zog e denoi me perbuzje dhe debim nga vendi pa harruar dhurimin e pjeseve te territorit ne veri dhe te Shen Naumit si shperblim Jugosllavise,largimin hadutshe nga Shqiperia bashke me thesarin e shtetit ne 7 prrill 1939. C’fard te thuhet sot per ti hequr copa balte Ahmet Zogollit nuk mjafton pasi ja ka vene populli vulene e turpit dhe tradhetise e jo historiografia eKomuniste. Ndersa sot e pergjithmone do nderohen e do ju kendohen kenge Nolit,Bajram Currit,Gurakuqit,Prishtines e Avni Rustemit me shoke e do peshtyhet me perbuzje nga shumica e shqiptareve satrapi Zog.

  17. KOZi... says:

    Ok ,jam me juve ! Fan Noli ishte i madh verteti. Ju perkrahesit e tij perse nuk i jepni ate qe meriton ! Politikan, shkrimtar, perkthyes, prift cila eshte vepra me e madhe e tij !?? Normal Autoqefalia e Kishes Ortodokse Shqiptare ! Atehere cfare beni ju Fanolistet ? Vini momumentin e tij me uniformen fetare perpara Kishes Ortodokse ne Tirane ! Keshtu nderohet Fan Noli jo ishte Zogu nuk ishte Zogu. …..Zogu e ka kryer detyren e tij ! Kur Noli ishte i semure dergoj pagesen per spitalin. Gjate luftes Faik Konica realizoj ate qe pas lufte Zogu te kthehej perseri Mbret e Noli Kryeminister.

  18. NAIMI says:

    E njejta gjuhe so e Kriminelit Sali dhe lepiresve te tij qe kane vjedhur pa hesap.
    Po Shqiperia ndaj eshte kjo e sotmja.Ja patur maskarenj e do te kete.Mire thoshte i madhi Ali Asllani: Koha eshte e maskarenjve,por Atdheu i shqiptareve.
    Problemi edhte se nuk u mbaruan kurre keta maskarenjte.

  19. Historia nuk duhet harruar se perndryshe perseritet says:

    Edukimi ne Teologji ne arabisht e turqisht dhe lidhje me ruset (e bardhe apo cfaredo ngjyre ti duash…) pse me ngjan si skenar i njohur mua. Ahhh po me kujton Saliun dashuri e flakte per Lindjen e Mesme ose me sakte parate e tyre dhe sherbetor i UDB-s, aq sa edhe partine e ktheu ne sherbim te misionit te tij. Noli nuk mund te ishte komunist kur nderkohe ishte edhe kreu i Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare kur nderkohe as sot e kesaj dite nuk e kemi arritur dot serish ate qe arriti Noli. NJe kishe shqiptare te pavarur nga politikat antishqiptare te vendeve fqinje. NJeri i edukuar dhe i mireformuar, jo nje tradhetar qe i shiti vendin Italise dhe per vete iku e pa jeten ne rrezik duke braktisur vendin dhe pergjegjesite si lider por jo pa marre se pari arin e plot pasuri me vete. Iu ngjan familjar ky skenar?! Ashtu me ngjan edhe mua, me pak ndryshime te kujton Liken e Arit e te Skraparit dhe Saliun e Detit, nje euroshit, etj etj etj nga Vicidoli

  20. Ed says:

    IKEN TANI SKA ME SE SHQIPERIA DHE SHQIPETARET KANE AMERIKEN SI VELLAUN E MADHE GJITHMONE E KA DASHUR POPULLI PO TRADHETARET QE KEMI PASUR NE QEVERI GJITHMONE KANE ZGJEDHUR RUSINE DHE KINEN. ESHTE HERA E PARE QE KJO QEVERI E KA FTUAR AMERIKEN TE SHTROHET KEMBEKRYQ NE SHQIPERI DHE NUKA KA ARDHUR QE TE IKE DHE ASE QE SE PERZEN DOT ME TRADHETARET QE KA ME SHUMICE NE SHQIPERI . TA HARONI AMERIKA DO JETE ATJE PER JETE.

  21. Jugu says:

    Ne leximin e teksit te Fuat.IBabameto shihet qarte dobesia mendore e tij nga sharjet arroganca mendjemadhesia si edhe mburja si intelektual. Ne keto ngjarje si edhe me te vonshme dy figurat nga me te medha intelektuale shqiptare Fan.Noli dhe Faik Konica mbeten si dy shqiptare shtylla te atdhetarizmit frymezues qe krijuan shoqaten Vatra per bashkimin lirine dhe pamvaresine tone. Jane personazhe te pa vdekshme te rrenjave tona qe jetuan punuan sakrifikuan dhe dhane forcen e tyre mendore ne sherbim te vendit qe aq shume e adhuruan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje