E pazakontë, SPAK i sekuestroi pasuritë burrit, gjyqtarja Rilinda Selimi kaloi vetingun. Ndërhyn ONM: Të rihetohet

11 Qershor 2021, 20:35Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Në 14 dhjetor 2020, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, vendosi të konfirmonte në detyrë Rilinda Selimin, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.

“Ka arritur një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë; ka arritur një nivel të besueshëm në kontrollin e figurës; ka arritur një nivel kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale”, thuhet në vendimin e trupit gjykues të përbërë nga Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

Rilinda Selimi është bashkëshortja e Shkëlzen Selimit, ish anëtarë i Gjykatës së Lartë, i shkarkuar nga të dy shkallët e Vetingut që në vitin 2019, për lidhje me krimin e organizuar. Çifti ka deklaruar të njëjtat pasuri.

Por çfarë ka ndodhur? Pesë muaj pasi KPK-ja konfirmoi në detyrë Rilinda Selimin, duke e konsideruar si të ligjshme dhe pa probleme pasurinë e saj, SPAK i kërkoi Gjykatës Speciale sekuestrimin e një pjese të pasurisë së Shkëlzen Selimit, duke zbatuar ligjin anti-mafia.

Në prill të këtij vitit, Gjykata Speciale pranoi kërkesën e SPAK për të sekuestruar ½ e një karburanti në Shëtitoren Lungomare në Vlorë, me sipërfaqe trualli 432 m² dhe sipërfaqe ndërtimi 132.25 m², në emër të Shkëlzen Selimit dhe të babait të tij, me arsyetimin se nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme.

Karburanti në Lungomaren e Vlorës shkarkoi protesta në prill të vitit 2020, pasi pengonte projektin. Në atë kohë pati një reagim edhe nga kryeministri Rama, i cili tha se karburanti ishte ‘peshqesh i KÇK-së’, një term i përdorur për gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.

Karburanti i famshëm ishte objekt verifikimi nga KPK-ja, gjatë shqyrtimit të dosjes së Rilinda Selimit. Pas hetimeve, KPK-ja doli në konkluzionin se karburanti ishte ngritur në mënyrë të ligjshme, duke mos gjetur asnjë problematikë. Gjithashtu, Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici e konsideruan të pastër figurën e gjyqtares Rilinda Selimit, e cila sipas tyre, nuk ishte ndikuar nga marrëdhëniet e bashkëshortit me krimin.

Por, ndryshe mendojnë SPAK, Gjykata Speciale dhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të Vetingut. Nëse SPAK dhe GJKKO kanë sekuestruar karburantin si të paligjshëm, ONM-ja kundërshton konfirmimin e gjyqtares në detyrë. Në 28 janar 2021, një komision i përbërë nga tre përfaqësues të ONM-së, i kanë kërkuar Komisionerëve Publikë që të vënë në lëvizje Kolegjin e Apelimit, organin fundor të Vetingut, për të shqyrtuar dosjen e gjyqtares Selimi. OMN-ja, që përbehet një gjyqtarë dhe prokurorë të SHBA-BE kërkojnë përmbysjen e hetimit nga KPK-ja.

Sipas ONM, hetimi nga Komisioni i Vetingut i shkallës së parë për Rilinda Selimin ka mangësi në të tre kriteret. Për kriterin e pasurisë, OMN thekson se mungon logjika ekonomike lidhur me të ardhurat e marra përmes kontratave të qirasë për karburantin në Lungomare, mungon një analize të plotë të burimit të ligjshëm të pjesës së investuar nga vjehrri për karburantin, mungon analiza lidhur me burimet e ligjshme të investimit të një ndërtese 3-katëshe Fushë – Krujë si nuk është bërë hetim i plotë lidhur me çmimin e blerjes së një apartamentit 155m2 në Tiranë

Gjithashtu, ONM kërkon rivlerësim të rrethanave dhe indicieve të mjaftueshme, në raport me kontrollin e figurës së gjyqtares si dhe qëndrimi i saj mbi mungesën e detyrimit ligjor për pagimin e taksave, mbi qiratë e marra apo të ardhurat nga shitja e makinave. Komisioneri Publik ka pranuar rekomandimin e ONM, duke ankimuar vendimin e KPK për Rilinda Selimin në KPA. Do të jetë KPA institucioni që do të vendosë për fatin e gjyqtares. Nga ana tjetër, SPAK vijon hetimet ndaj bashkëshortit të saj, Shkëlzen Selimi për çështjen e pasurisë.(Shqiptarja.com)

12 komente në “E pazakontë, SPAK i sekuestroi pasuritë burrit, gjyqtarja Rilinda Selimi kaloi vetingun. Ndërhyn ONM: Të rihetohet”

  1. Sara says:

    Po Olsi este shoku i klases se kesaj, si mundet ta gjykoje?!!!!

    1. Kalec Dega says:

      ahahahaha, vetingu ne Albanistanin e Metes/Rames
      =
      lol

  2. Alma says:

    Ishallah e heqin se nuk ka mundesi qe burri ka pasuri te korruptuar dhe kjo jo.

  3. miri says:

    VETEM PER KARBURANTIN NE LUNGOMAREN E VLORES DUHESH DENUAR KY CIFT BANDITESH
    ME CFARE GUXIMI DHE PAFYTYRESIE E BENE

  4. Një says:

    O tempora, o mores. Kështu u bëka vetingu?

  5. sulo Permeti says:

    Ju dhjefsha vettingun! TURP!::::TURP!

  6. Alniku says:

    Përsëri ne kujtojmë se do ja hudhim Botës ??
    Vetëm me dor të hekurt duhet vazhduar dhe kjo trup gjykues duhet të dalë në pension.

  7. sapa says:

    Talluni me popullin me dele te evropes!Dhe kur thone qe po bejne shtet te vjen te vjedhesh!

  8. Loli says:

    Eshte bere tashme e zakonshme qe ta kalojne fazen e pare, por nuk so ta kalojne kurre apelin. Ja do shihni!

  9. Al says:

    Bravo. Tani futini pak ne filter prape dhe Pamelen Olsin dhe Lulzimin se do na marrin ne qafe prape me duket…

  10. Velo says:

    E drejtë, të ri filtrohen e të bëhet veting për anëtarët e komisionit që e kaluan për të pastër këtë gjyqtare.

  11. prokuroria says:

    BURRI KESAJ ISHTE MIK ME ARBEN ISUFIN – BEN QIMEN DHE KJO SHETISTE JASHTE ME MAKINEN E TIJ KALON VETTINGUN ?
    BURRI I KESAJ ESHTE PER TU FUTUR BRENDA PER SHPERDORIM DETYRE KONFISKIMIT TE PASURISE HAJDUTERI LIDHJE ME KRIMIN.
    RACE E FELLIQUR QE MEGJITHSE KENI IK 300 E CA NUK MBARONI. DEGJENERATA.
    DONI DHE POSTE PER GRATE E DASHNORET.
    ATJE ME TIKUN – ADRIATIK GASHIN A LLALLA SI E KA. SE MARIN MBIEMRIN E DASHNORES KETA.ME RADHE ATJE DO VENI TE TAKONI SHOKET.
    DOJE JETE LA VITA BELA ME LUKS E DASHNORE JU FSHATARE MUTI.ME KARBURANT VILA DYQANE .
    DEGJENERATA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje