Protesta e maturantëve, reagon ministrja Kushi: Do të rishikojmë testin e matematikës

12 Qershor 2021, 13:01Sociale TEMA
Protesta e maturantëve, reagon ministrja Kushi: Do të rishikojmë

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar në lidhje me protestën e maturantëve dhe shqetësimin e tyre për testin e matematikës.

Me një postim në Facebook, Kushi shprehet se grupi i ekspertëve ka filluar vlerësimin e nivelit të vështirësisë për çdo pyetje në test dhe në rast se rezulton se tejkalon nivelin e parashikuar, do të ketë rishikim të shpërndarjes së pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.

“Të dashur maturantë, Siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës. Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit. Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës!”, shkruan Kushi.

4 komente në “Protesta e maturantëve, reagon ministrja Kushi: Do të rishikojmë testin e matematikës”

  1. Nuk jane studente te vertete si ka ne Europe ,por thjeshte te rinje qe kalojne kohen ne bangot e shkollave
    dhe kjo eshte nji tregues i qarte i Nivelit te asaj Politike vetshkaterruese te ishPushteti te injorances ku nji ishPunetore
    i thjeshte ne Stuttgart te Gjermanise u vu Minister arsimi nga shpellari berisha etj etj .
    Fakt eshte qe kta nxenes nuk duan te ngrihen ne nivele Europiane sepse jan mesuar tashme nga e kaluara
    qe ne Universitet Diploma merret me Pare ose sex ,pra degradim total.

    Neser mos te cuditen aspak kur te shifen nga Bota si injorante dhe te perbuzur ,per disNivelin Intelektual ,Kulturen
    dhe Graden Akademike .
    Ku dreqin i cone mushka kto Familje e Prinder qe nuk mendojne aspak per ate se ku do perfundojne Femijet e tyre .
    Me nji rirni te tille (nuk dua te pergjithesoj aspak se ka edhe nji % te denje rinie qe studjon e eshte Ambicjoze ne jete per te arritur e hecur krahe
    Botes se Zhvilluar )
    nuk mundet te pretendoshe nji dite te perfaqsoje vendin ne Nivele Nderkomebtare madje as fatet e vendit.
    Do vije nji dite qe ky Vend me te tille dembela e mendje lehte rirni ,do ta drejtoj i Huaji sepse do ta kerkoje vet Zhvillimi i Jetes ,
    dhe kta te rinje do jen Sklleverit e te Huajve ne kte vend .
    Njerez pa tru te harbuar mbas qejfit e jo Zhvillimit .
    Mesiguri i ka frymezu noj kafshe shpellaresh se per kto jane te afte vetem ata ,qe ndjane Diploma fallso

  2. Licensim ekspertesh per testet e matures says:

    Po pse, nuk e dinit veshtiresine e testit me perpara?!!! Apo hajt te testojme deri ku shkojne keta “teveqelet”… Legena eksperte.

  3. Ardiani says:

    Krahas pasojave të cenimit të procesit mësimor prej pandemisë, pjesën më të madhe të FAJIT e ka pikërisht MINISTRIA si dhe “filozofia” e saj, që i është imponuar nga një njëfarë “profesori” me emrin Pëllumb Karameta. Ministria vetëm po e zbaton “teorinë” e tij pseudopedagogjike verbërisht.
    ShBA – krijuese dhe zbatuese e parimit të KOMPETENCËS për 20 vjet – në janarin e vitit 2020 e braktisi KOMPETENCËN zyrtarisht për pasojat e dëmshme që i kish sjellë mësimdhënies, pas një sërë analizash të thelluara. Ata e kthyen përsëri shkollën nga DIJA dhe SHKENCA, nga LEXIMI FORMUES, duke hequr dorë nga PRAKTICIZMI dhe EMPIRIZMI, që synonte më kot ta bënte nxënësin “kompetentë” përmes ushtrimeve dhe përsëritjeve të lodhshme dhe pa produkt, mbi bazën e një niveli njohurish pa themel.
    Kjo teori dhe praktikë e ndjekur është shkaku i rritjes së analfabetizmit funksional. Prandaj edhe nxënësit bëhen DEMBELË dhe pa interes për të mësuar.
    Aftësia e Ministrisë do të duket jo tek rishpërndarja e pikëve të provimit të matematikës, por tek vullneti dhe qartësia për ta orientuar shkollën nga njohuria dhe shkenca, tek dituria që vjen nga thellimi dhe zgjerimi cilësor i literaturës së leximeve. Sepse në jetë natyrshëm paraqiten probleme dhe situata të ndryshme nga ato për të cilat nxënësi ka bërë pafundësi ushtrimesh të ngjashme me njëri-tjetrin dhe pastaj vjen ky momenti që ai mbytet në një lugë ujë ose mbetet nën mëshirën e RISHPËRNDARJES së pikëve nga Ministria.

  4. Nik says:

    Znj. ministre shiko korrupsionin ne sistemin e arsimit, shembulli i fundit skandaloz DDA e Fierit dhe lerini ekspertet te bejne punen e tyre te pavarur nga politika!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje