Mandatin e 3 qeverisës Rama paralajmëroi për një administratë të çliruar nga punësimet jashtë kritereve të konkurrencës e meritës.
“Unë s’kam asnjë motiv më të madh, për të dhënë edhe më shumë se sa ky, i çlirimit të ministrive, institucioneve, agjencive, departamenteve, bordeve, nga tentakulat e interesave që mbrohen në emër të partisë e elektoratit, por gërryejnë shtetin dhe pengojnë vetë misionin e PS”, tha ai.
“Platforma e Bashkëqeverisjes të ngrihet në nivel të ri. Të marrë vulë ligjore, detyruese për qeverinë dhe institucionet të cilat çdo qytetar që nuk merr përgjigje në kohë e cilësi, të ketë forcën të kërkojë përgjegjësi ligjore të drejtpërdrejtë.
Një shumicë që nuk i përgjigjet me kohë e cilësi çdo qytetari, nuk e çon dot këtë vend në atë nivel ku Shqipëria kërkon të jetë, mund të jetë, dhe do të jetë. Ta ndajmë mendjen, po e dëshirojmë Shqipërinë në majën ku shqiptarët na zgjodhën për herë të tretë, ta shpëtojmë këtë vend nga punësimet në shtet jashtë kritereve të konkurrencës e meritës.
Ju takon të gjithëve këtu. Unë s’kam asnjë motiv më të madh, për të dhënë edhe më shumë se sa ky, i çlirimit të ministrive, institucioneve, agjencive, departamenteve, bordeve, nga tentakulat e interesave që mbrohen në emër të partisë e elektoratit, por gërryejnë shtetin dhe pengojnë vetë misionin e PS.
Faleminderit për duartrokitjet, por më shumë dua të bindem gjatë rrugës se kjo për ju është vijë ndarëse, mes të qenit socialist apo tradhtar i PS.
Hapa që keni hedhur me rekrutimet e mësuesve, policëve, shërbimin civil janë domethënëse shumë krahasur nga sa e nisëm.
Por pamjaftueshëm nga maja. Do të shtyjmë shumë më fort, përpara duke mbështetur pa rezervë çlirimin e mëtejshëm të sektorit publik nga parazitë, arrogantë injorantë me interesa politike, të falura në emër të PS gjithmonë”, tha Rama.
Edhe 400 mije Shqiptar te tjere do emigrojn .
Po e meritojn pensionistet qe te votuan do vdesin me ilace te skaduara.
TE LUMTE, URGJENTISHT BILES, KA IK KOHA E PARAZITEVE DHE INJORANTEVE…
Bastard tani do besh revolucion ndyresir.
Nuk ke faj kur ke gjetur injorant dhe pensionist qe te votojn .
I meritojn ato ilacet e skaduara pensionistet per krimet qe ben kur ndertuan komunizmin me te dhunshem ne bote.
Zoti Rama, reforma në administrate duhet bëre me çdo kusht. Eshte mbushur me dallkaukëi injorantë, militantë e te pa afte. Jorgani i PS duhet hequr, ashtu siç duhet pastruar nga militantë skorie te LSI të cilët po i vene minat punëve te qeverise. Eshte e pa pranushme te nëpërkëmbet puna dhe djersa Juaj dhe mijra socialistëve. Shumë drejtoreve u ka vajtur barku te goja. Mjaftë më. Ngrini grupe pune në çdo nivel për të bërë pastrimin. Populli do sher bim nuk do më llafe.