Nga Edlira Gjoni
Lojtari danez Eriksen duket të jetë në gjendje stabël – thotë UEFA.
E ajo që më ka lënë pa tekst, (mund të flitet, meqë lajmet janë shpresëdhënëse), është ky gjest i ekipit të Danimarkës!
E shoh. E rishoh! E vëzhgoj me shumë kërshëri!
Pas kaosit të parë, sapo mjekët filluan t’i bëjnë ndërhyrje për t’i risjellë frymën e rrahjet e zemrës, ekipi krijoi këtë GARDH!
Gardh! Për t’i dhënë njeriut privatësi. Momentit rëndësinë që i takon. Botës, kufirin te thana.
Sytë e kamerat e gjithë botës ishin aty! Por 10 shokët e ekipit krijuan dhomën e krizës, me një disiplinë e natyrshmëri goditëse!
Kur ka luftë me vdekjen, nuk ka vend për sytë kureshtarë. As për kamera. As për klikime!
Mësim kaq i hapur nga një ndeshje futbolli!
Ndërkohë ne sulmohemi me pamje si u godit me armë, si e theri me thikë, si e përdori sopatën, si u rrëzua në trotuar, si ra nga ballkoni, sa herë ka ngjarje të zeza në vend. Kur nuk i filmojnë, mediat nxitojnë t’i riprodhojnë, nga “sinkronet e familjarëve”.
Në keni sy, mendje, logjikë, arsye, Perëndi në keni: merrni mësimin e duhur nga këta! Mos na i sillni vdekjet, vrasjet, sherret, britmat në televizor e në celular.
Ne vërtet nuk dimë të bëjmë gardh e të mos iu lejojmë të aviteni te detaji si kasapë, por edhe ju MJAFT!
Tregohuni njerëz, në mos “profesionistë” raportimi!
Ja ku është raportim profesionist! Si ju bën të ndjeheni, që nuk i lanë kamerat të futen aty, te lufta me vdekjen në qiell të hapur?
Pa fjalë! E plot nevojë të di se ka në botë njerëz të tillë!
E drejte.Mire e thate , po kujt ja thate ?????.
Ata janë danezë,jo nga çepani.
Cudia me e madhe eshte se ai nga Cepani eshte i dashuruar me Danimarken, pasi ketu morri mesimet e para politike (te socialdemokracise moderne), por qe i hodhi pas kraheve dhe u dashurua me vjedhjen, fenomeni me i urryer nga danezet.
Ndresa ne rastin e veprimit te futbollisteve, fryma qe sundon kete vend, eshte ndjenja e solidaritetit.
Kjo ndjenje solidariteti fillon qe nga sistemi social, deri ne ekstremet e fatkeqesive.
Dua t´ju tregoj qe ne Danimarke cdo vit behet nje koncert per mbledhje donacionesh (dikur u be per Kosoven), te gjithe kontribuojne, mblidhen shuma te medha ne sherbim te njerezve ne nevoje ne rajone te ndryshme ne bote.
Jam me fat qe u kam dhene femijeve te mi nje te ardhme ne kete vend ne nje vend si Danimarka, qe normalisht duhet te jete idhull per shume politikane qe duan te bejne ndryshimin.
Ça lidhje ka?!? Media e shitur tek kapitali po e ben me zemer qe me mengjes te gjithe planetin
Vdiq….vdekje….aksident
Qe ne 6 te mengjesit
Vetem per nje grusht klikime me teper
Une per vete ne mengjes lajmet i shoh prape te Tirana pas 30 vjetesh
Relaks total: linden 5 gica ne fshatin filan apo 2 vica ne filan fshat
Nje thirrje per ata gazetare qe u mungon jo gazetaria, por njerzilleku, per ata qe si Lala shikon transparencen (!), per ata shqipater qe u ka ikur fiqiri dhe kane dale jashte sferes se shpirtit, pavaresisht se shkojne e tallen me vete tek kisha e Laçit. Bota e ka njohur parane si sherbim, ndersa aty behet tregeti me jeten; ka 30 vjete! Respekt per Perparim Daiu .
Te lumte! Por sot mungon respekti, sot ajo qe ka vlere jane klikimet! Me pak fjale paraja! Por mos behen merak se cdo kush ne fund merr ate qe meriton,
Respekt. Nje leksion per gazetaret dhe mediat tona qe e hapin dhe e mbyllin diten me lajme qe trondisin kedo. Jepni lajmin nuk jemi kunder . Mos u beni si hienat duke dtejtuar kamerat ne pellgjet e gjakut duke tmeruar njerezit. Hiqni dore nga gjyqet televizive ne emisionet tuaja. Kjo nuk eshte gazetari.
Ke shume te drejte Perparim
Z. Përparim përqëndrimi juaj tek ky veprim njerëzor i danezve të futbollit, është shprehje e shpirtit tënd të paster. Që nuk pranoni shthurjen pas parave dhe pushtetit. Nje shënim shumë dimensional i juaji. Jo vetëm për gazetarët, por për të gjithë dhe për mbi të gjithëve për politikanët tanë që kanë treguar fort se nuk njohin asgjë veç pasurimit material dhe pushtetit të pa fund. Shkrimi juaj i thotë gjithë Botës: “Boll me prapësitë, shkëputuni nga të ligat dhe kthehuni nga zemrat e nënave që dinë vërtet të duan.
Arbëror Epiroti
Nje media qe te servir:
Silikonin si bukuri njerezore,
Nuditetin si mjetin per te bere Fame,
Shpifjen si mjetin per te bere Kariere,
Dhe krimin si mjet per tu pasuruar, …
Nuk i hyn ne pune as Dreqit!!!
Po Anila Basha cfare mendon? Nese heqim keto tip lajmesh ku do te haje buke Anila Basha, Sonila Meco, Klodiana Lala, Artan Hoxha?
Nuk ka faj vetem gazetaret.Fajin me te madh e ka policia,oficeret gjyqesore,prokuroria qe nxjerin video dhe lajme nga vrasje dhe sherre qe jane sekrete hetimore.Duhet urgjentisht qe kjo situate te marri fund sepse i kane stresuar njerezit.
Mos të ndodhtë gjë, se Klodiana Lala me libër shtëpie ti nxjerrë në tv. Më të dhëna nënë, babë, gjysh, kalamaj, arsim, CV , çfar nuk bën. Pamje shtëpie, origjinë……e çfar nuk nxjerrë.
Pastaj për Partinë e saj bërtet: – po preket pritsia….etj budalliqet.
Kur do të marrin fund këto berlloqe ?!
Nese e vut re kamerat u larguan dhe shume stacione televizive ndaluan pamjet kur futbollisti po traspotohej jashte stadiumit… Te ishte ne shqiperi jo vetem do vraponin me kamera e mikrofona te rrethonin futbollistin por edhe do kerkonin interviste me mjeket qe po jepnin ndihmen e shpejte… Do ishin tek dera e spitalit duke bere sherr me rojet qe i pengojne te bejne detyren dhe duke vene alarmin per “lirine e medias’ . Mediat tona jane barbare dhe pa pike edukate apo respekti per njerezit edhe sikur te jene femij, pleq apo gra..
Po mir kjo Edlira Gjoni pse nuk e citon ate qe ka shkruar keto fjale (keto fjale qarkullojn sot gjith diten si status ne aglisht neper shume rrjete sociale, neper profile te njerezve nga shum vende te botes) por na i perkthen ne shqip i shton dhe nja dy ndryshime te vogla dhe ben sikur e ka shkruar vete dhe vendos emrin e saj padrejtesisht……meqe po flet per gazetari te ndershme dhe me etike….
Pamja e veprimit te skuadres se Danimarkes ,tregon se sa respekt kane ATA njerez (DANEZET) per jeten.Tregon kulturen e atij populli.
Ato pamje duhet te na qartesojne ne,pa perjashtim,se si duhet te ndryshojme e te kulturohemi nga ata njerez per te cilet “JETA ESHTE GJITHECKA”
Qe gazetaret duhet te raportojne per ato qe shohin dhe zbulojne eshte normale se keshtu funksjonon demokracia.Qe kjo gazetarja ka te drejte okej?Po ky shkrim eshte paguar apo eshte pa pagese nga ana e kesaj zonjes?