Kontrabandë me medikamente: Sekuestrohen mbi 2 mijë euro ilaçe të fshehura në kamion, në pranga 30-vjeçari

13 Qershor 2021, 09:30Kronika TEMA

Një rast i kontrabandës me medikamente mjekësore është goditur në Kakavijë, ku Policia Kufitare ka sekuestruar një sasi ilaçesh me vlerë 2 mijë e 200 euro, të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës.

Ndërkaq në flagrancë është arrestuar poseduesi, një shtetas me inicialet D.K. 30 vjeç, banues në Fier. Barnat u gjetën të fshehura në kabinën e një kamioni.

Njoftimi i plotë 

Goditet një rast i kontrabandës me medikamente mjekësore.

Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme ilaçesh të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës. Arrestohet në flagrancë poseduesi.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë përzgjedhur për kontroll të detajuar një mjet kamion që drejtohej nga shtetasi D. K.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore dhe shërbimet e Frontex-it, gjetën të fshehura në kabinën e kamionit 4 qese, brenda të cilave kishte medikamente mjekësore (ilaçe) me vlerë totale 2 200 euro, të pa shoqëruara me dokumentacionin përkatës.

Pas veprimeve të kryera hetimore, specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin D. K, 30 vjeç, banues në Fier.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuar”.

1 komente në “Kontrabandë me medikamente: Sekuestrohen mbi 2 mijë euro ilaçe të fshehura në kamion, në pranga 30-vjeçari”

  1. ABC says:

    I shkreti ky. Nuk e di ky që kontrabanda me pakicë është e ndaluar rreptësisht në Republikën e Shqipërisë dhe dënohesh në maksimum?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje