Vëllai i Igli Tares: Akuzat në emision janë shpikur me qëllim për të na goditur

14 Qershor 2021, 19:30Sport TEMA

Emisioni i Rai3 që akuzonte Igli Taren dhe vëllanë e tij, se zotëronin një kompani bastesh sportive dhe se në nëj moment kishin qenë në negociata për t’ia shitur mafies italiane, ka bërë bujë gjatë javës së fundit pasi hidhen dyshime edhe mbi punën e drejtuesit shqiptar të Lacios.

Këto akuza Igli Tare i ka hedhur poshtë e tashmë edhe vëllai i tij, Agron Tare, zv. Ministër  i Jashtëm i Shqipërisë, i ka cilësuar si të pabazuara e keqdashëse, pasi janë bërë me qëllim për të njollosur imazhin e tyre.

“Gjithçka është false. Nuk kam patur kurrë në asnjë mënyrë, aksione në një shoqëri bastesh sportive, as raporte të asnjë lloji me personazhe të lidhur me ambientet e botës së jashtëligjshme, e as kam qenë nën hetim nga Prokuroria e Barit. Ajo që deklarohet nga gazetarët jo vetëm është ofensive për personin tim, por është njëkohësisht edhe aq absurde dhe false sa që përjashton çdo mirëbesim.

Mjaftonte të bëheshin disa verifikime të vogla, të diktuara fillimisht nga logjika, para se nga rregullat e gazetarisë. Nëse nuk janë bërë, të lë të mendosh që është ndërtuar gjithçka në tavolinë. Kur nuk duan të hyjnë në thellësi për ngjarjet, zakonisht ndodh pasi mund t’i interesojë dikujt”, theksoi ai për mediat italiane.

“Vëllai im mban rolin e drejtorit sportiv të Lacios dhe është objekti kryesor i kësaj fushate shpifjesh, është e qartë se ka palë të treta që kanë interes ta godasin. Jam i zhgënjyer dhe inatosur që një televizion publik mund të ndotë jetën e personave, duke u shpërndarë telespektatorëve mesazhe false.

Prej një viti e gjysmë mbuloj detyrën e zv. Ministrit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë e megjithatë nga “Report” përshkruhem si konsull në Turqi i përfshirë ne një transferim të mërkatos të 2020. Është një e dhënë e gabuar dhe lehtësisht e verifikueshme”, shpjegoi ndër të tjera ai në reagimin e tij, duek sqaruar se vëllezërit Tare do t’i drejtoheshin gjykatës për këtë çështje.

“Dinjiteti nga anët e mia, nuk ka çmim. Dhe kur ofendohet, si pasojë e një skeme të përgatitur mirë për të të njollosur, dhimbja dhe inati janë shumë të fortë”, tha Agron Tare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje