Vrau dhe hëngri nënën e tij bashkë me qenin, kanibali në Spanjë dënohet me 15 vite burg

15 Qershor 2021, 19:18Lifestyle TEMA
Vrau dhe hëngri nënën e tij bashkë me qenin, kanibali

Një kamarier spanjoll është burgosur për më shumë se 15 vjet pasi vrau nënën e tij dhe trupin e saj e hëngri copa-copa bashkë me qënin e tij.

Alberto Sanchez Gomez, 28 vjeç, u quajt vrasësi kanibal i Ventas, zonë e Madridit ku ai jetonte së bashku me nënën e tij Maria Soledad Gomez.

Ai u shpall fajtor pasi mbyti nënën e tij 68-vjeçe dhe më pas e preu copa-copa trupin e saj dhe e hëngri atë.

Juristët e hodhën poshtë pretendimin e Sanchez Gomez se ai nuk ishte mirë psikologjikisht kur vrau nënën e tij.

Gjatë arrestimit të tij më 21 shkurt 2019, ai i kishte thënë policisë që e kishte ngrënë nënën e tij pjesë pjesë së bashku me qenin e tij.

Detektivët më pas gjetën pjesë të eshtrave të Soledad Gomez të ruajtura në enë plastike brenda frigoriferit të tij dhe në sirtarët përreth shtëpisë.

Koka, duart dhe zemra e saj dyshohet se u gjetën në shtratin e saj. Raportet lokale në atë kohë thanë se trupi i saj ishte prerë në më shumë se 1.000 copa të vogla.

Sanchez Gomez u dënua me 15 vite dhe pesë muaj burg pasi u dënua për vrasje dhe përdhosjen e një kufome njerëzore.

Dënimi u dha në një vendim me shkrim të bërë publik sot.

Një aktakuzë e prokurorisë e paraqitur në gjykatë përpara gjyqit tha se vrasësi kanibal përdori sharrën e një marangozi dhe dy thika kuzhine për të prerë trupin e nënës së tij.

1 komente në “Vrau dhe hëngri nënën e tij bashkë me qenin, kanibali në Spanjë dënohet me 15 vite burg”

  1. Jon says:

    Po c’eshte kjo lemeri ore qe botoni. Po ky duhet ekzekuar duke ja hedhur luaneve qe ta hane ndersa eshte akoma gjalle, ju e denoni me 15 vjet. Gjykim i shkurtuar, sjellje te mire, pune vullnetare, dhe del pas 5 vjetesh dhe shkon ha edhe komshien. Turp Spanja dhe gjithe EU per keto lemeri, gjoja ne emer te te drejtave te njeriut. Ptu!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje