“Do të dhurojë para deri sa të boshatiset kasaforta”. Këto ishin fjalët e Mac Kenzie Scott në 2019 dhe shumë pak i besuan. Kjo sepse 51-vjeçarja është një nga gratë më të pasura në botë, dhe në kasafortën e saj ndodheshin në atë kohë rreth 68 miliardë dollarë.
Por mesa duket ajo po e mban premtimin e saj, të formalizuar nga nënshkrimi i iniciativës Giving Pledge, ku disa nga më të pasurit e globit, duke filluar nga ish-çifti Bill dhe Melinda Gates, kanë deklaruar se do të dhurojnë gjatë jetës së tyre pjesën më të madhe të pasurisë së tyre marramendëse.
Deri më tani, ish-bashkëshortja e themeluesit të Amazon Jeff Bezos, ka dhuruar rreth 8 miliardë dollarë, 2.7 miliardë vetëm në orët e fundit. Sipas burimeve, përfituesit janë 286 organizata që operojnë kryesisht në fushën e barazisë gjinore dhe raciale, por edhe në art dhe universitete.
“Dëshiroja t’u dhuroja atyre që deri më tani kanë patur financime të pakta”, deklaroi ajo.
Pavarësisht dhuratave marramendëse, zonja Scott mbetet sërish personi i 22-të më i pasur në botë, me një pasuri rreth 59.5 miliardë dollarë. Kasaforta e saj kërkon shumë kohë për t’u boshatisur.
Mac Kenzie Scott
MacKenzie Scott me ish-bashkeshortin Jeff Bezos
MacKenzie Scott me ish-bashkeshortin Jeff Bezos
MacKenzie Scott me ish-bashkeshortin Jeff Bezos
MacKenzie Scott me ish-bashkeshortin Jeff Bezos
MacKenzie Scott me ish-bashkeshortin Jeff Bezos
MacKenzie Scott me ish-bashkeshortin Jeff Bezos dhe femijet e tyre
Ja keshtu i ben kapitalizmi: i pasuron e ben miljardere duke torturuar 90% te popullsise boterore dhe pastaj keta kthehen e “behen” njerez te mire duke ja dhuruar shoqatatve te tyre! Kjo shoqeri sot me ligjin e pabarazise dhe “lirite”=çthurje, me mos privimin e jetes te atyre qe marrin jete , ka siguruar ne krye te saj vazhdimesine e miljardereve per te sunduar ne menyre “demokratike”. A ka rruge bota sot te dale nga ky qerthull. Po. Por po tu heq pushtetin e parase ketyre. Ja thjeshte: pse Sali Berisha 30 vjet vjedhje shitje vendi dhe krime, nuk denohet sot? Ka pushtetin e parase dhe nga na tjeter flitet: lufte korrupsionit, lufte krimit, lufte more lufte dhe lufta perfundon ne paqe me kriminelet dhe hajdutet. 30 Vjet, flase tek ne, pa me tutje ka mijra vjet. Zure nje qoshe e mos i kundershto te keqes me force se e peson. Shyqyr qe kane nxjerre kete anonimatin fallco dhe pavaresisht se e dine se kush je, nuk thone gje, per te binde njerezit e kishes Laçit qe jane te lire te flasin si te duan.