Dosja sekrete: Agjenti ‘Shqiponja’ njofton se Aleksandër Kondo ka marrë flori e 1000 dollarë me vete dhe ai ka pretendime për trupin e tij të bukur në Hollivud…

16 Qershor 2021, 09:35Politika TEMA

Memorie.al publikon historinë e panjohur të Aleksandër Kondos, legjendës së peshëngritjes shqiptare që humbi jetën në moshën 27 vjeçare në rrethana tragjike dhe ende të pazbardhura plotësisht, gjatë një aksidenti automobilistik në Quens New York të SHBA-ve, ku ishte vendosur si emigrant politik pas arratisjes nga Shqipëria në majin e vitit 1985, duke qëndruar në Jugosllavinë e asaj kohe, pas kthimit të ekipit kombëtar nga Kampionati Europian i Peshëngritjes që ishte zhvilluar ato ditë në Poloni.  Dosja e plotë voluminoze e ish-Sigurimit të Shtetit në ngarkim të Aleksandër Kondos, e deklasifikuar prej Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra faqe që i përkasin periudhës nga viti 1981 kur filloi ndjekja operative dhe survejimi i rregullt ndaj tij nga ana e shërbimeve sekrete të regjimit komunist, e deri në vitin 1987, kur ajo dosje ua arshivua përfundimisht, pas vdekjes së tij tragjike.

Nga Dashnor Kaloçi

(Vijon nga numri i kaluar)

Relacioni i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës, me përbërjen familjare të Aleksandër Kondos

S E K R E T                                                                                                                                                                  Ekzemplar Nr. 1                                                                                    

Tiranë më 10. 4. 1985

MIRATOHET

ZV/DREJTORI I PUNËVE TË BRËNDSHME

KARTOTEKËS KËTU

PËRBËRJA FAMILJARE

Vangjel Nisi Kondo, mashkull, kryefamiljar, 1932, Pishë Poro

Antigoni Gjergj Kondo, femër, e shoqja, 1937, Berat

Aleksandër Kondo, mashkull, i biri, 1960, Fier

Dhimitraq Kondo, mashkull, i biri, 1961, Fier

Florika Kondo, femër, e bija, 1965, Elbasan

Lindita Kondo, femër, e bija, 1970, Tiranë

Relacioni sekret i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Tiranës, për të verifikuar listën me emrat e sportistëve të ekipit kombëtar të peshëngritjes që do dilnin jashtë shtetit

SEKRET

Ekzemplar nr. 1

Tiranë më 10.4.1985

 MIRATOHET

ZV./DREJTORI I PUNËVE TË BRËNDSHME

 D.B.

KARTOTEKËS KËTU

Kontrolloni nëse figurojnë në evidencat tuaja personat e poshtëshënuar pasi, kërkohet mendim për të shkuar me shërbim jashtë shtetit.

BERBERI FERIT REXHEP, 46 Tiranë 1 Nr. 41 “M. Lleshi”, mësues në shkollën “S. Frashëri”.

BEQIRAJ GUDAR DAUT, 48 Durrës 4, “V. Luarasi” P 8 SH 2/4 në Q. Llogaritëse.

BOGDANI XHAFERR SELIM, AP. 43 Tiranë 5 “K. e Pezës” Nr 46, marangoz në Komb. “Josif Pashko”.

BAKIRI XHELIL MUHEDIN, AP. 36, Gjirokastër 2 “Marsel Kashen” B.11 15/1 P. 4, SH. 1 pedagog në IKF “Vojo Kushi”.

BUNECI NIKOLLA PAVLI, 48 Tiranë “Bardhok Biba” Nr. 15 trajner në Federatën e Sporteve të Rënda.

BERISHA MUHARREM ISA, 64 Tiranë 6, “P. Leka” B.11 P. 100 puntor në Uzinën “Dinamo”.

BUSHI FATMIR SARAÇ, 62 Tiranë B “M. Gjollesha” P11. Moskati SH. 5 AP. 7 ushtar K.S. “Partizani”

FERUNI PËRPARIM MEHDI, 48 Tiranë B “M. Gjollesha” P11. Moskati SH 5/7 student në I.K.F. “Vojo Kushi”.

HAXHIHYSENI AGRON SKËNDER, 59 Tiranë 6 “Ll. Bonata” P 46/4 ushtar në K.S. “Dinamo”.

HAKANI MIRJAN HYSEN, 61 Tiranë 8 “Y. Kurti” P. 23 SH. 1/4 punëtor në K.S. “17 Nëndori”.

………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..

LOLI ALEKSANDËR VANGJEL, 59 Tiranë 8 “M. Gjollesha” P 11 Moskati P. 35, AP. 6, student në I.K.F. “Vojo Kushi”.

KONDO ALEKSANDËR VANGJEL, 60 Tiranë 1 “H. Guga” P 2 AP 70 punëtor në Ndër. e Veglave Bujqësore.

NASKA RIZA KARAFIL, 57 4. “K. Gega” P. 11 punëtor OMT

QIPO MIHAL PANDI, AP. 32 Korçë 3, “F. Xhajko” P. 63/3 Sh. 1/10, punonjës në Sektorin Shkencor të KKFS të RPSSH-së.

Për sa më sipër presim përgjigje

 ZV / KRYETARI I DEGËS SË KUNDËRZBULIMIT

Për nr. 13, s’jam dakort.

Nuk jam dakort për Nr. 13, pasi në materialet e ngarkuara ndaj tij, herën e fundit kur erdhi nga Spanja, solli me vete materiale të pista pornografike të cilat, i’u kapën në doganë.

Me urdhër të udhëheqjes së MPB (ministrit) ai u vendos që të ndalohej dhe të mos dalë më jashtë shtetit. Ka të dhëna për tentativë arratisjeje dhe shoqërohet me elementë ordinerë dhe imoralë.

Puntori Operativ

O. F. 

Relacioni sekret i Drejtorit të Kundërzbulimit Shqiptar, për informacionin e dhënë nga agjenti “Shqiponja”, lidhur me dollarët që i ka marrë Xhelal Sukniqi një sportisti të skuadrës së tij

S E K R E T

Ekzemplar i vetëm

Tiranë më 31.5.1985

SHËNIM OPERATIV

Sot më mori në telefon agjenti “Shqiponja” i cili, në pamundësi për të lëvizur pasi, sapo ka dalë nga spitali në mënyrë të kamufluar më tha: “Lidhur me notën që dha radio mbrëmë kam dëgjuar, se largimi i dy sportistëve duhet të jetë me paramendim pasi, një sportist tjetër këtu, është shprehur se atij të Shkodrës, i kam dhënë 1000 dollarë për të më sjellë dhe mua ndonjë plaçkë. Por siç duket ai, i dashka për të blerë ndonjë “Fiat”. Ky sportist është tepër i mërzitur dhe po qan humbjen e këtyre dollarëve”. Për sa më sipër, u porosit B. p., që të sqarojë se cili është sportisti që ka dhënë këto dollarë, rrethanat e njohjes dhe dhënies së tyre, kush ka dijeni tjetër.

Njëkohësisht të marrë masa për të takuar B. p. në shtëpinë e tij duke qenë vetëm, meqenëse nuk lëviz. Në këtë takim, ky shënim operativ do të merret raport.

KRYETARI I DEGËS SË KUNDËRZBULIMIT

N. GJ.

Raporti i Punëtorit Operativ për dëshminë e ish-bashkëpunëtorit të Sigurimit me pseudonimin “Liqeni”, lidhur me dollarët dhe monedhat e floririt që kishte marrë Aleksandër Kondo

Sekret

Ekzemplar i vetëm

SH Ë N I M   O P E R A T I V

Më datën 31.5.1985, unë Puntori Operativ i Sigurimit të Shtetit V. K., me kërkesën e ish – bashkëpunëtor “Liqeni”, u takova me të, i cili më informoi se po në atë datë, ky i fundit kishte pasur një bisedë me ushtarin…………………….i cili i kishte thënë se Aleksandër Kondo, kishte marrë me vete 50 copë flori, si dhe disa dollarë.

Këto flori dhe dollarë i’a kishte dhënë i ati i tij që është oficer. Po kështu kishte vazhduar……………………..kur ishte kthyer dhe herë të tjera nga jashtë, Aleksandër Kondo, kishte sjellë prej andej dhe drogëra. Po kështu Aleksandri, kishte shumë pretendime për trupin e tij të mirë për në Holliwood.

Edhe Xhelal Sukniqi i kishte thënë A.T., se kishte njerëz jashtë shtetit.

Vlerësim: E dhëna është e rëndësishme, pasi tregon se Aleksandri kishte kohë që ishte futur në veprimtari armiqësore.

Sqarim:……………………….ushtar i vitit të dytë në repartin 9341 Vorë, Batalioni i parë, Kompania e tretë, nuk kemi ndonjë të dhënë për të.

Masa operative: Shënimi operativ do t’i dërgohet Degës së Sigurimit të repartit dhe garnizonit.

Shënim: Sipas thënieve të P.O. që shoqëronte ekipin jashtë shtetit, E.M., i ati i Aleksandër Kondos, kishte dalë në pikën kufitare të Hanit të Hotit për të pritur djalin e tij.

Puntori Operativ

 V. K.

Ky shënim operativ, t’i kalojë Drejtorisë së Punëve të Brendshme, Tiranë.

 1.6.1985

PUNTORËT OPERATIVË

G.B. e N.GJ

Relacioni i Oficerit të Sigurimit për sjelljen e sportistëve dhe drejtuesve të ekipit kombëtar të peshëngritjes në Poloni, si dhe largimin nga ekipit të Aleksandër Kondos e Xhelal Sukniqit, në Mal të Zi

SEKRET

 Ekzemplar i vetëm

 Tiranë më 1.6.1985

E K S T R A K T

 NXJERRË NGA INFORMACIONI PËR SHOQËRIMIN E EKIPIT KOMBËTAR TË PESHËNGRITJES NË KATOVICË TË POLONISË

Nga data 22 deri në 26 maj 1985 në qytetin e Katovicës në Poloni, u zhvillua Kampionati i 44 Europian i Peshëngritjes, ku mori pjesë dhe ekipi kombëtar i vendit tonë. Gjatë qëndrimit në Katovicë si në hotel, stërvitje, gara, dhe në kohën e lirë, ka rënë në sy qëndrimi jo korrekt i sportistit Aleksandër Kondo.

Se ai, kërkonte dhe në ndonjë rast, hyri në biseda me sportelistë, kamarier, e pastruese. Në pas drekën e datës 24 maj 1985, pala polake ekipin tonë, e dërgoi për vizitë në Kombinatin e Metaleve me Ngjyra. Këtu ra në sy sjellja jo korrekte e sportistëve………………………………..të cilët hynë në bisedë me femra që shoqëronin ekipin tonë.

Me rastin e përfundimit të kampionatit, polakët, në mbrëmjen e datës 26 maj 1985, shtruan një darkë me pjesëmarrjen e të gjitha ekipeve. Në këtë darkë, në kundërshtim me rregullat dhe me lejen e përgjegjësit të ekipit M. Q., trajneri i ekipit N.B., shkoi dhe u ul në tavolinën e ekipit grek, ku qëndroi për rreth 30 minuta.

Në aeroportin e Varshavës, doganieri polak i tërhoqi vërejtje dhe kërkoi që Aleksandër Kondo, të paguante për sasinë që kishte mbi normativë. Por me ndërhyrjen e Sekretarit të Parë të ambasadës sonë në Varshavë, u lejua të kalonte.

Në datën 28 maj 1985, pas udhëtimit me tren nga Beogradi në Titograd, në orën 7.00 të mëngjesit, Aleksandër Kondo e Xhelal Sukniqi, ashtu si të gjithë sportistët e tjerë morën leje dhe shkuan për të pirë ujë aty afër e u kthyen përsëri.

Në orën 7.20 minuta, erdhi autobuzi dhe mbasi sportistët hypën e zunë vendet, u konstatua zhdukja e papritur e Aleksandër Kondos dhe e Xhelal Sukniqit.

Për këtë shqetësim, deri në orën 12.00 organizohet kërkimi i tyre në qytetin e Titogradit dhe në përfundim për këtë ngjarje u njoftua ambasada jonë në Beograd, e cila porositi përgjegjësin e ekipit, që të bëjë denoncim në milicinë e Titogradit.

Pas denoncimit, milicia ktheu përgjigje se nuk kishte dijeni, dhe se po ti gjenin do ti njoftonin.

OFICERI I DREJTIMIT TË DEGËS SË PARË

16 komente në “Dosja sekrete: Agjenti ‘Shqiponja’ njofton se Aleksandër Kondo ka marrë flori e 1000 dollarë me vete dhe ai ka pretendime për trupin e tij të bukur në Hollivud…”

  1. FAKTI says:

    Ka ndonje shenim per Lazaratin qe ka marre ndonje dore hashash Sali Berisha?

  2. alo alo says:

    ‘G.B : Per numrin 13, s’jam dakort.’
    Nr 13 tek lista eshte Naska Riza Karafil ndersa Kondo Aleksander Vangjel eshte nr i 12.
    Ke emer keni hequr nga Lista ? Ndonje nga keta te “Demokracise” ?

  3. Llazi , shoku i Hajros says:

    Te gjithe spiunet e viteve 80 qe u konvertuan ne antikomuniste dhe aderuan ne PD jane ne siklet se mos u del emri.
    Nje e them une : Mustafa Xhepa qe e ka ndryshuar emrin ne Muci qe kur ti dale emri te thote nuk jam une, pseudonimi “mesuesi ” , i biri i Musai edhe ky bashkepunetor i Sigurimit.

    1. Historiani says:

      shume i informuar je zoti Llazi, eshte me se e vertete, spiunonte te gjithe shoket e punes

  4. Kastrioti says:

    Mos i bini kryq e terthor , por thuani hapur gjerat , gjithe kjo katraure jo tani , por vite me radhe behet te fitojne familjaret e pasem demshperblim kolosal se gjasme Kondon e paska eleminuar Sigurimi i Shtetit , te futen ne familjet e te denuarve politike dhe prej andej te marin demshperblimin , milionat …..ky eshte gjith sekreti , kur dihet nga te gjithe dhe boterisht qe Shqiperia dhe si rjedhoje dhe Sigurimi i Shtetit nuk e kish mundesine te eleminonte persona jashte Shqiperise , dhe vecanerisht ne USA , i nga ana financiare , por dhe nga ana stervitore , sigurimi skish buk te hante , do eleminonte A.Kondon , qe te eleminosh dike e USA duhet nje spjunazh i shtrenjte , me FBI neper kembe dhe policine speciale amerikane , me ke do eleminonte kundershtaret sigurimi ???? Me ca fuksa eservile 1200 lek te vjetra ?????? Pastaj a edini se sa kunderzhtare kish Shqiperia ne ate kohe ???? Futur neper organizata dhe silogje te financuara te permbysnin sistemin komunist …….e ci duhej Kondua , nje injorant i tere kok e kembe ……Kondua , shkoi ne USA me shpresen se atje qedeti kos , dhe nuk edinte qe ne usa po nuk punove nuk ha buk , vdes rrugeve si qen i zgjebosur …..Kondua kalontekohen ne hijen e kishes ortodokse neBoston , me shpresen se dikush do ta perkrahte ……v3c nuk i kish bere mire llogarite …..dhe keshtu u mposht nga depresionet psikologjike qe i shkaktohen njeriut kur kupton se tneter gje imagjinonte dhe tjeter eshte realiteti , teshumtet ne kete moment thyen ………vdekja e tij ishte thjesht nje aksident automobilistik …….., na doli dhe luftetar Kondua , ndoshta sportist i madh , asnje dyshim , ama njeri i pavlere dhe i pashkolluar , nese do te ishte i shkolluar dhe i pregatitur, nuk do vinte verdalle ne Boston , por do bente prokopi si gjithe te tjeret bashkekombesit e tij qe shfrytezuan ne maksimum favorin e te qenurit qytetar amerikan ……tung

    1. Marc Forest says:

      Une kam degjuar qe ai takoi Steve Reeves per te luajtur new Maciste mirepo problemi ishte se ai fliste vetem shqip dhe kishte veshtiresi ne mesimin e American English.

      1. e ca pastaj says:

        Ai kishte veshtiresi ne te folur ne shqip, sepse ishte analfabet dhe injorant, ti pretendon per anglisht ehaaaaaa

  5. Respekt per cilin do qe ka vdekur jashte apo ne Kufi.. says:

    Qe ishte vrasje nga Spiunet kjo nuk do mend ,pse u gjete i vrare AI djaloshi i ri qe Dorezoi laden e varrimit ne AMBASADEN Jugosllave ?
    I lini rehat keta djem qe U vrane ne Kufi apo diku ne vende te ndryshme..Ju gjetshin shpirterat qehtesi..
    Nese hapen Dosjet ,,qe as qe nuk behet fjale fare,,, atehere Shqiperia nuk do te. Eksesistoje me Si shtet ..
    Lepijuni. B …ketyre qe ishin apo qe Jane ,,haninnga nje pjate Supe ,, dhe te nesermen ngrohuni ne Diell..
    Popull ordinäre ( nje pjese ) AI qe shikon Jeten e tije ,dhe nuk perzihet me spiundhlliqe…Jeton i paster dhe me nder.

  6. Plepi says:

    I sakt Kastriot , dhe i jati Vangjeli filloi pas 90 dhjetes e shiste viza te kafia posht sindikatave .Turp per ish oficerin e Gardes

  7. Komunisti i papenduar says:

    Na cate k…in me ca tipa qe shikonin ne radhe te pare interesin e tyre. Ju lutem , beni prototipa njerez qe kane bere gjera te mira per shoqerine qe kane ndihmuar te tjeret qe kane dashur vendin e tyre. Jo njerez te “vegjel” qe qurraviteshin te serbi per nje pale xhinse.

  8. Erdogan says:

    Qe kur u bene “Skiptare” keta nga Ismailet,Sulejmanet,Hamzate,Abdullahet,Qemalet,Mahmutet qe luftuan per Osmanet dhe “historianet” e famshem Xhufi,Kocakis,Marin Mema,Dalipi etj qe Greket kane Emra “Skiptare”?
    Emri Greko Ilyre Alex-Andros shqip do te thote Mbrojtes i Burrave.
    Alex-Isferos shqip do te thote Mbrojtes i Plumbit.
    Alex-Iptotos greq do te thote Mbrojtes i Renies nga ajri italisht Parashut.
    Salih Proto-Papas emer turk Mbiemer Greke.
    Emri Greko Ilyre Evangelos vjen nga Evangelia italisht Saint Librairie (Libra te Shenjta).
    Dhimitraq eshte Emer i Perendise Greko Ilyre e Pjellorise Dhimitra nga vjen dhe fjala Mitra e Nenes qe pjell apo prodhon.
    Fjala Mitera ne gjuhen GrekoIlyre eshte Nena nga Arnautet e Albanistanit nga vjen dhe fjala angl Mother.
    Emri GrekoIlyre Niko-laos “shqip” Fitore e popullit (Viktore popolare” ital).
    Nike eshte Perendia Greko Ilyre e Fitores nga vjen dhe Emri i motres se Aleksandros Thesalo-Nika qe do te thote Fitore e Thesalise.
    Emri i Kol Idromenos eshte Niko-Laos Idhromenos (I djersitur shqip).
    Andro-Nika Emri GrekoIlyre i gruas se Jeorgios Kastriotis dhe jo Donika,Arnautshe do te thote Fitore e Burrave.
    Kurse Emri Greko Ilyre i gruas se Hektorit Andromaqi shqip do te thote Beteje Burrash (Bataglia ital).
    Fjala Greko Ilyre Marathono-Mahu shqip do te thote Beteje ne Maratone.
    Megjithese shqip Beteje vjen nga Bataglia ital apo Battle angl.
    Emri Greko Ilyre Filipos i Ati i Megas Aleksandros do te thote Mik i Kalit Filos tou Ipou.
    Ipo-Potamos greq Kali i Lumit.
    Kurse Arnautet kane fjalen Mik nga Amico ital,armik.
    Emri Greko Ilyre Timo-Theo Fllokos (Timo Flloko) do te thote Nderoj Zotin.
    Kurse Mbiemri Fllokos jane fijet e gjata te Qylimit te Pinelopit te Odhiseas ne Avlemend nga vjen dhe fjala Floket e Kokes (Capo ital).
    Ky shtet (State) i quajture Albania eshte peng i nje Identiteti (Identity) Artificial apo Fals.
    Topo-Onomatos (Toponimet) e ndryshuara,Gluha (Glosa) e vjeter Ilyre ne Italisht dhe Urrejtja e Arnauteve kunder (contra ital) Vorio Epiroteve te Kastriotit eshte Krimi (Crime) me i Madh qe i eshte bere dhe po i behet ketij Kombi te Lashte Greko Ilyre.
    Arnautet e vetequajture “Skiptare” nuk duan te clirohen nga Turqia dhe veglat e tyre ne emer te nje Identiteti qe nuk ka lidhje me historine,nderin,dygnitetin.

    1. Moisi Golemi says:

      Ik merr ilaçet o [email protected]!!!

  9. Sukniqi says:

    Ore Kamunist,Enver Hoxha eshte hero i jugosllavise jo A Kondo,nuk i beri gje te keqe njeriu ,vdiq i rri,Po edhe juve vrate plot,nuk i puthte njeri serbet,Po urrente rregjimin e xhaxhi enverit,qe jetonit ne lluks me3 milione skllever..komunistet jane njerezit me te pabese dhe me sadista,kane henger femijet e tyre,ti me siguri do ta pushkatoje Po te mundeshe,Po koha juaj ka perenduar,mblidhuni pas saliut dhe edvinit se mos hani ndonje kocke si anti komuniste.

    1. Moisi Golemi says:

      Sukniq, o serb m¥ti. Mëso të shkruash shqip.

  10. Komunisti i papenduar says:

    Enveri e ka me fakte me figure dhe me ze sa shume i “donte” serbet . I priste 12.7 qe ne klon .

  11. Muç Xhepa Hans Klosi i Elbasanit says:

    @Llazi, shoku i Hajros
    Aman o Llazi se na kenaqe me Muç Xhepen, karin te te madh te Elbasanit
    A e di ti o Llazi se mu9 kari ka qene si Hans Klosi qe donte me hedh ne ere oxhakun e uzines 12???
    Por kur Muç kari i kallte daten sekretareve te pare?
    Ah mer Llazi mer Llazi , Mu9 kari nuk flet me xhajen e vet , Xhemalin per nje cope gardh
    E hu ta dish ti sa anti komunist asht Muç Kari
    Shkoni dhe lejeni karit nje mesazh ne fb
    Do ju pergjigjet: faleminderit per komentin e arte
    E ke pa si e ka gushen???
    Dy gusha ka , si lafsha gjeli , plot me kolesterol, ngihet si trap i lales ne fotografi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje