Uellsi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme kundër Turqisë me rezultatin e pastër 2-0 në ndeshjen e dytë të fazës grupore të ‘Euro 2020’ që u zhvillua në Baku të Azerbajxhanit.
Aaron Ramsey ishte protagonist i pjesës së parë, pasi kishte tre raste vetëm me portierin dhe arriti të ishte i saktë vetë, në njërin prej tyre.
Gareth Bale tregoi klasin e tij duke e gjetur në zonë ‘numrin 10’, i cili e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 43-të.
Në pjesën e dytë, Bale shpërdoroi një rastë të artë nga pika e bardhë e 11 metërshit duke e dërguar topin mbi kuadrat.
Uellsianët realizuan golin e dytë në minutën e 96-të anë të Connor Roberts.
Kjo është fitorja e parë e Uellsit në Grupin A, që merr kryesimin me katër pikë të grumbulluara.
Turqia cope cope.Ekipi me i dobet i kampionatit