Partitë e vogla rezultuan humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve.
Krahas ekzistencës së tyre me ndryshimin e ligjit zgjedhor të vegjlit iu pakësohen edhe të ardhurat që mund të përfitojnë nga shteti.
Për këtë arsye, 5 aleatë të Lulzim Bashës, Fatmir Mediu, Agron Duka, Vangjel Dule, Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese me qëllim shfuqizimin e nenit 88 të Kodit Elektoral, i cili parashikon mënyrën se si përllogariten votat brenda koalicionit.
Por më shumë sesa hallin e peshës elektorale, të vegjlit duket se kanë hallin e parave, pasi ligji parashikon se partitë pjesëmarrëse në koalicion i përllogaritet numri i votave në bazë të numrit të mandateve dhe kandidatët që nuk thyen herësin, nuk iu llogariten votat e marra dhe si i tillë përjashtohen edhe nga mbështetja financiare.
Juristi Dardan Mustafaj, i cili mbrojti interesat e te vegjëlve ne gjykatë kërkoi që partitë politike te financohen ne bazë të numrit ne total të votave që marrin ne zgjedhje edhe nëse ato nuk kanë prodhuar asnjë mandat deputeti.
“Votat që një parti ka marrë në një zonë zgjedhore ku nuk ka prodhuar deputetë nuk përkthehet në mbështetje financiare. Kjo shkelje e barazisë para ligjit është shkelje kushtetuese. Ai subjekt që siguron vota duhet të marrë financimin përkatës”, tha ai.
Nuk u ngopen keta duke vjedhur popullin?Po te kishin dale me vehte asnjeri nga keta sot nuk do ishte deputet.PLEHRA
Edhe me ha edhe me djege !?
Akoma duan te han keta nga parate e popullit? Jashte barkderrat
O po prit pak ta kuptoj une … dmth keta duan qe nese une ne zgjedhjet e ardheshme krijoj nje parti, kndidohem vete per dupetut dhe marr votat e fisit tim, atehere qeveria duhet te me paguaj me leket e taksave te shqiptareve?
Jane ne terezi keta apo jo?