Përplasja qeveri-Presidencë për mosdekretimin e Gent Cakajt, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin

18 Qershor 2021, 17:24Politika TEMA

Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin që lidhet me mosdekretimin e Gent Cakaj në krye të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme. Vendimi në fjalë lidhet me mosmarreveshjen institucionale mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Kushtetuesja ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e kryeministrit, ndërsa ka pushuar gjykimin për kërkimin mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet kryeministrit dhe presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Në vendim, Gjykata thekson se kompetencat për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tre organeve, kryeministrit, presidentit dhe Kuvendit.

Sipas GJK, të tre këto institucione kanë kompetenca në procesin e emërimit dhe të shkarkimit të ministrave, por duke respektuar afatet dhe balancën mes pushteteve (check and balance).

“Pranimin e pjesshëm të kërkesës. Pushimin e gjykimit për kërkimin mbi zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Interpretimin përfundimtar të nenit 98 të Kushtetutës, për sa vijon: Në procedurën e emërimit dhe të shkarkimit të ministrit, Kryeministri, Presidenti dhe Kuvendi udhëhiqen nga  parimi i luajalitetit kushtetues dhe ai i ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Kompetenca për emërimin dhe shkarkimin e ministrit ndahet ndërmjet tri organeve të mësipërme.

Procesi i emërimit të ministrit duhet të garantojë përmbushjen e  kritereve  dhe cilësive kushtetuese  për këtë funksion. Vlerësimi dhe verifikimi i kandidatit për ministër bëhet nga të tria organet e përfshira në proces, secili sipas rolit dhe kompetencave të tij kushtetuese,  brenda afateve kushtetuese, në përputhje me arsyetimin e këtij vendimi”, thuhet në vendim.

Ndërkaq theksohet se kryeministri ka rol parësor në formimin e qeverisë në fillim të mandatit qeverisës dhe ka përgjegjësi politike kundrejt Kuvendit, dhe ky rol i tij mbështetet edhe nga jurisprudenca e Gjykatës.

“Kryeministri ka rol parësor në formimin e qeverisë në fillim të mandatit qeverisës dhe ka përgjegjësi politike kundrejt Kuvendit, përgjegjësi e cila është e lidhur ngushtë me veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Ky rol i rëndësishëm i Kryeministrit mbështetet edhe nga jurisprudenca e Gjykatës, e cila, në vështrim të neneve 95, 96, 97, 100 dhe 102 të Kushtetutës, ka pohuar se Kryeministri i emëruar nga Presidenti ka detyrimin që brenda 10 ditëve të paraqesë për miratim programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij.

Programi politik dhe përbërja e Këshillit të Ministrave, përfshirë edhe Kryeministrin, i nënshtrohen kontrollit parlamentar, si kusht për dhënien e besimit politik (shih vendimin nr. 28, datë 21.02.2002 të Gjykatës Kushtetuese)”, thuhet më tej.

Vendimi i plote: vend_26_21

22 komente në “Përplasja qeveri-Presidencë për mosdekretimin e Gent Cakajt, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin”

  1. Prap politika fitoj ,Dhe humbi qytetari i mjere says:

    Prap Meta jua futi,jo ore jo prap politka fitoj dhe qytetari humbi

    1. K says:

      As mish as peshk! Qeveria eshte pune e K/ministrit,vetem ne rastet kur njeriu i propozuar ka kryer nje krim ose eshte i paafte menderisht! Mendo qe GJykata ka mbaruar misionin e saj, ka rilindur ne gjendje kome! Mjere Shqiperia!

    2. Kalec Dega says:

      aLBANIAstan, hej, hej…..
      Gazetari, “Po pse ikin te rinjte nga shqiperia”?
      Kryeministri Rama,”Po pse mbahen ata”. …..! lol

  2. Zysha says:

    Gjykate leshi…..le ti leme te shijne….

  3. Vranakonti says:

    Duket qe GJK eshte nen thundren e Metes dhe te Berishes.Ata njerez qe perbejne sot GJK jane ata qe ka emruar Meta dhe keta persona nuk mund t’ua hedhin poshte nderin qe i ka bere Meta.Keshtu qe “fajtor” eshte Rama.

  4. Valbona says:

    Po pse cfare prisni ju nga grate e Andi Bejtes dhe Alibeut,simbas kesaj mender gjykate zgjedhjet behen kot,kryeministri qe ka fituar besimin e popullit ne krijimin e qeverise qenka i barabart me presidentin e zgjedhur me 71 vota te parlamentit.Pra qeveria e zgjedhir nga populli qenka e kushtezuar nga humori i presidentit. Jepi Xhaferr-llar dhe Enkelejd Alibeu!

  5. Samiu says:

    AS MISH E AS PESHK. KETU BEHET FJALE KUR NUKKA LUAJALITET MES TYRE… NESER PRESIDENTI NUK MIRATON QEVERINE APO DISA MINISTRA SE “nuk ia mbushin mendjen”…

  6. emigranti says:

    e kam thene ne shqiperi nuk organe gjyqesore duhet te ne nga jashte fbi ose gjermania

  7. Mal Cori says:

    Po dihen vendimet e GJK tash e mbrapa.
    Ne favor te Likes . Sepse ua mori GJK socialisteve trima dhe syleshe
    Sa te jete plaka Vitore dhe kurva e Alubeajt presidenti nuk e rruan fare…

    1. Leks1 says:

      Dhe noterja bunder qe ka per gru Andi Bejtja

  8. Lanabregesi says:

    Gjykata e Andi Bejtes dhe Enkelejd Albeut,qe kryesohet nga Vitore Tusha e Ilir Metes,vendos qe mandati i kryeministrit dhene nga shqiptaret qenka i barazvlefshem me presidentin honorifik me 71 vota te parlamentit.Kryeministri nuk mund te shkarkoj dhe emeroj asnje minister pa miratimin e presidentit,pra verdikti I popullit u varka nga humori I presidentit.

  9. Rrumpalla says:

    Po prisni bre djema, se dardha e ka bishtin prapa. Dhe në mos duan ato I qeth Ameroka, pa merak dhe pak nga pak, seose xhaferkari se ka kaluar vetingun ata. Vitore leshi ikën nga tre të rinjtë e gjykatës, kështu që precedenti I ka bërë hesapet pa anxhinë.

  10. Cudira albanistane says:

    Ku ishim asgjekundi.Sipas kesaj llogjike idiote mjafton nje nga keto re organet(ne kete rast presidenti) ta kundershtoj dhe krijohet ngerc,per rrjedhoje nuk dekretohen anetaret e kabinetit.Ketu o ka nevoje per rregullim te ligjit,o interpretimi eshte i pasakte.

  11. Ndroqi says:

    Deri tani gjykata kushtetuese eshte e Metes,mos shpresoni qe Xhaferrllari e Alibeut dhe gruaja e Andi Bejtexhiut te japin drejtesi, kurse Vitore Tusha me mandat te mbaruar dihet qe eshte marionet e Ilir Meters.Reforma ne drejtesi deri tani me gjykaten kushtetuese ka bere nje vere ne uje.

  12. fakti says:

    Interpretimi teorik qe i eshte bere kushtetutes, eshte vetem per te kaluar kohen dhe per te marre parate antaret e gjykates kushtetuese. Nje bllof i rendomte ne kushtetushmerine shqiptare, gje qe tregon se nuk vlen ajo gjykate kushtetuese. Jam dakort me pushimin e çeshtjes se nuk ka asnje vlere me, por kategorikisht kundra me interpretimin e ligjit qe NUK ESHTE BERE ASNJE INTERPRETIM, por jane talluar. Po citoj “…kompetencat per emerimin dhe shkarkimin e ministrit ndahen nepermjet organeve te mesiperme: -Procesi emerimit te ministrit duhet et garantoje permbushjen e kritereve dhe cilesive kushtetuese per kete funksion. Cilat jane kriteret se neser prape keshtu do argumentohet?! -Vleresimi dhe verifikimi i kandidatit per minister behet nga tri organet e perfshira ne proces, seicili sipas rolit dhe kompetencave te tij kushtetuese, brenda afateve kushtetuese, ne perputhje me aresyetimin e ketij vendimi. Tani porosi jep gjykata kushtetuese apo interpreton dhe vendos konkretisht?! Dhe ne fund-Ky vendim eshte perfundimtar dhe hyne ne fuqi diten e botimit ne fletoren zyrtare. KU ESHTE VENDIMI SE NUK PASHE GJE?, Eshte turp me ate gjykate kushtetuese, sado qe ishin te korruptuar ata te paret ne vendime ishin me te pergjegjshem e korrekt kur diskutohesh kushtetuta. Gjykoj vendimin per dhenien e detit Greqise nga Sali Berisha me nje interpretim edhe shkencor ne specialitetin detar! Per mua duhet te behet referendum popullor per kushtetuten dhe kjo lloj gjykate eshte kot fare. Turp per reformen ne drejtesi dhe ata qe ka,ne zgjedhe keta gjyqtare. Kisha nje pyetje qe te me zgjohet shpresa: si mund te shkarkohen keta gjyqtare apo te presim te vdesim pastaj? Turp !

  13. Haka Tekizoti says:

    Gjykatës idiotë. A mund të na thotë kjo mender gjykatë se a është e drejtë dhe se ç’do të ndodhte e si do të zgjidhej bllokimi i qëllimshëm nëse presidenti i “verifikon” si të papërshtatshëm të gjithë ministrat që propozon kryeministri, dhe sidomos nëse këtë e bën edhe për listën e dytë, të tretë e me radhë të emrave që propozon kryeministri se ashtu i teket t’i “verifikojë” presidenti? Mbi të gjitha Gjykata Kushtetuese, me arsyetimin idiotesk që ka bërë i ka hequr Kuvendit të drejtën për të thënë fjalën e fundit. Pra gjykata duhej të ishte shprehur që Presidenti për emrat që refuzon duhet të paraqesë në Kuvend dekret refuzimi dhe Kuvendi shqyrton dekretin nëse është i drejtë apo i padrejtë dhe vendos përfundimisht. A nuk ka të drejtë Kuvendi të shqyrtojë si instancë e fundit vërtetësinë e verifikimeve të presidentit? Si do ta ushtrojë këtë të drejtë Kuvendi nëse presidenti nuk paraqet një dekret refuzimi? Ja, kjo është drejtësia që do të kemi këtej e tutje edhe në shkallën më të lartë të saj. Turp.

  14. Vendim idiot,po per cfare qenka kryeminstri,po jemi republike parlamentare ore.

  15. TROPOJA says:

    Vitore Tusha nuk e meriton te jete aty. Vetingu duhej te mos e kishte konfirmuar ne detyre, pasi korrupsioni e ka kapur per sysh. Rrofte F. Xhafa qe udhehoqi reformen ne drejtesi. Ajo duhet zevendesuar urgjentisht. Ja pra kush eshte P.S qe votohet, nuk eshte e zonja te veproje ligjerisht. Juruste shume te dobet ka rreth saj. I pafshi hajrin.

  16. Jimi says:

    Ore! Duhet nje gjykate per te gjykuar vendimet e kesa “Gjykate Kushtetuse” !

  17. Nafia says:

    Gjykate putanash…!

  18. Tomori USA says:

    Bobo, Bo, cfar prisnin shqiptaret brenda vendit dhe jasht neper bote nga drejtesia e re, sot jemi zhgenjyer teresisht nga vendimi i GJukates se Lart, ku smuarm vesh as juridikisht dhe as politikisht nga ky vendim, qe esht ; as mish , as peshk. Vitore Tusha, bashkjetusja e Alibejt dhe gruaja e Andi Bejtaes, per te cilat ilr Meta beri te pamunduren dri sa i emeroi ne ato detyra dhe keto , sot e nxuaren koken per tja shperblyer Ilir metes, me vendimin as mish as peshk, duke haruar se Shqiperia esht Republik Parlamentare , ku presidenti ka rol onorifik. dhe presidenti vecse firmos cdo propozim te qeveris apo ligj te parlamentit.

  19. fisniku says:

    Gjykate e mbushur me prostituta politime….
    Vendim : AS MISH, AS PESHK…
    Keta gjyqetare paguhen me taksat e popullit mjeran..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje