Nga Altin Ketro
Në opinionin publik ka bërë përshtypje një konflikt midis kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut socialist të Vlorës, zotit Dritan Leli. Në fakt, ky konflikti midis tyre nuk ka nisur në prag zgjedhjeve të 25 prillit 2021, kur zoti Leli refuzoi kërkesën e kryetari të Partisë Socialiste që ai të bëhej pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.
Siç dihet, zoti Leli e refuzoi dorëheqjen si kryebashkiak për t’u angazhuar si përfaqësues i popullit në Kuvendin e Shqipërisë. Konspiracionistët aluduan se kjo ishte një taktikë e kryeministrit që ta zhvendoste zotin Leli nga bashkia duke e kandiduar në pjesën jo fituese të listës. Kjo edhe mund të jetë edhe mund të mos jetë e vërtetë.
Duhet që zoti Leli të jepte dorëheqjen dhe pastaj ne të kishim mundësinë ta vërtetonim se në cilin vend të renditjes do të ishte. Po edhe sikur të ishte i fundit i listës, këto zgjedhje ishin një mundësi e mirë për të parë vetveten, se sa i dobishëm ke qenë për qytetin. Votimi nominal për çdo kandidat, të jepte mundësinë që po të kesh lënë gjurmë të forta me punën tënde, e thyhen herësin dhe bëhesh deputet.
Megjithatë, përtej kësaj, duhet të kuptojmë një gjë shumë thelbësore. Zoti Leli është aty si përfaqësues i Partisë Socialiste, në bazë dhe në qendër. Për të marrë atë detyrë është angazhuar personalisht si kryeministri Rama, ashtu edhe çdo anëtar i PS-së në Vlorë që ka punuar derë më derë për të bindur zgjedhësit ta votojnë. Pra, qenia e një individi me profil politik si titullar i një institucioni publik, nuk mund të shkëputet asnjëherë nga marrëdhënia e tij me partinë që e ka kandiduar dhe mbështetur.
Siç thashë edhe më lart, konflikti i zotit Rama me zotin Leli ka nisur më herët, qysh në qershor 2020, ku kryeministri Rama pati një debat me kryebashkiakun e Vlorës gjatë një mbledhje që u zhvillua në Zvërnec.
Dukej që atëherë se kryeministri nuk ishte shumë i kënaqur me punën e zotit Leli gjatë mandatit të tij të dytë. Duke qenë edhe deputet i Vlorës, kryeministrit i përcillen lloj- lloj shqetësimesh të qytetarëve, të cilat ai nuk mund t’i anashkalojë.
Kryeministri e di që cilësia e punëve të pushtetit vendor ndikon për mirë ose për keq edhe në perceptimin e publikut për qeverisjen në tërësi. Pra, kur një kryebashkiak socialist nuk është në lartësinë e detyrës, është Partia Socialiste që merr më pas kosto politike në zgjedhje. Të humbësh një bashki në zgjedhje vendore nuk përbën ndonjë problem kombëtar, por kur ajo bashki ka ndikim në zgjedhjet parlamentare, kjo sigurisht që ka të bëjë me të ardhmen e vendit në tërësi. Dhe zgjedhjet mund t’i humbësh edhe për një deputet më pak.
Që qeveria “Rama” ka investuar, po investon dhe do të investojë në Vlorë, kjo ka 8 vite që shihet. Ai qytet ndryshoi fytyrë që me ardhjen në pushtet të qeverisë “Rama” dhe padyshim meritë të padiskutueshme ka kryeministri. Pa ato investime nga buxheti i shtetit, bashkia e Vlorës s’do mundej kurrë që t’i realizonte me fondet e veta.
Nga ana tjetër, s’mund të hidhet poshtë edhe puna e kryebashkiakut Leli, por nuk mund të flas shumë konkretisht nëse ka punuar mirë apo keq në të gjitha dimensionet e punëve që ai duhet të kryejë, përderisa nuk jam qytetar i Vlorës dhe t’i prek çdo ditë problematikat e atij qyteti.
Por kjo nuk më pengon që për një rast konkret, ku isha vetë dëshmitar, të mos ndjej zhgënjim për punën e bashkisë Vlorë, pse jo, edhe të titullarit Leli, i cili duket që nuk ka kërkesë të fortë llogarie për vartësit e vetë.
Në fillim të majit isha në Vlorë. Ndalesën e parë e bëra tek sheshi i Flamurit dhe konkretisht tek shatërvani i ndërtuar në vitin 1934, tek i cili ndodhen edhe 4 sferat që simbolizojnë 4 ish-vilajetet e Shqipërisë.
Pamja që gjeta tek shatërvani ishte e trishtuar. Mirë që ujë nuk hidhte përpjetë (është pjesë e një projekti të ri), po dhe uji i atyshëm ishte i qelbur. Mbi të notonin qese, ambalazhe, shishe plastikë e gjithfarë mbeturinash rreth e qark. Ishte mesditë dhe dukej që ato mbetje nuk ishin bërë atë ditë.
Për një çast imagjinova sikur të isha me ndonjë turist të huaj dhe ta shoqëroja për t’i treguar historinë e shatërvanit, se sa me turp do të ndjehesha përballë tij nga ajo pamje e shëmtuar që ndesha aty.
Një ambient që nuk pastrohet, padyshim që fton edhe të tjerë qytetarë të pandërgjegjshëm që ta ndotin atë. Ishte e pafalshme që në sheshin qendror të qytetit, njëri prej monumenteve të tij të ishte në atë pisllëk.
Kryetari bashkisë Vlorë duhet të angazhohet më shumë për ta pasur nën kontroll situatën në të gjitha drejtimet. Çdo neglizhencë e tij përkthehet në kosto politike për PS-në. Ai vërtetë ka humbur besimin e kryeministrit Rama, të deputetëve të partisë atje, por kjo nuk do të thotë që ai të punojë si një i “pavarur” politikisht dhe të mos ndjejë peshën e asaj partie që e ka kandiduar.
Edhe sfidat që i bën grupit të këshilltarëve të Këshillit Bashkiak, janë pa kuptim. T’i japësh Lulzim Bashës më datë 28 maj 2021 sallën e teatrit “Petro Marko” për ta mbushur plot me anëtarë të PD-së në kuadër të fushatës elektorale për kryetar partie dhe të njëjtën sallë t’ua kyçësh më datë 15 qershor 2021 një grupi këshilltarësh socialistë, kjo është e pafalshme nga pikëpamja politike.
Zoti Leli duhet të tregojë lidership dhe të ballafaqohet me ta, sepse të dy palët janë të zgjedhur me votë nga populli. Të tregohesh refraktar me partinë që të besoi detyrën e të parit të qytetit, nuk është ndonjë trimëri e madhe. Do shpresoja në një reflektim pozitiv nga zoti Leli, duke mos i parë si armiq bashkëpunëtorët e tij të dikurshëm, të cilët unë besoj se duan më të mirën për qytetin e Vlorës.
Po i mbyll këto radhë duke cituar një personazh negativ të politikës shqiptare, një gojështhurur, i cili i trajton njerëzit sipas interesave politike të ditës. Një prej tyre është edhe Dritan Leli, për të cilin, ky personazh, po tregon kohët e fundit “dhembshuri”.
Sali Berisha, 4 mars 2019: “Narkokryetari i bashkisë, Leli merret peng! Ai është anëtar i bandave kriminale!” … vijojnë akuzat e rënda ndaj Dritan Lelit.
Sali Berisha, 14 qershor 2021: “Narkoshteti i linçimit! Proces publik nesër në Vlorë kundër Lelit.” … vijon mbrojtja për Dritan Lelin.
Artikullshkrues, mund te sqarosh te lutem perse pikerisht Dritan Leli u propozua per deputet duke qene kryetar bashkie i zgjedhur dhe ne mes te mandatit? Perse nuk eshte perdorur e njejta logjike fjala vjen per Gjicin e Kukesit apo per Veliajn e Tiranes?
Përshëndetje Qamush.
Në qoftë se do ishe më shumë i informuar, duhet ta dije që kryebashkiaku socialist i Dibrës dha dorëheqjen nga detyra dhe kandidoi i treti në listën e PS-së për qarkun Dibër. Besoj se ju sqarova rreth pyetjes që më drejtuat.
I nderuar artikull shkrues!
Ne se e konsideron veten vertet nje vezhgues gjakftohte,atehere me lejoni t’u rekomandoj te beni nje investigim ne Tirane,per punet e Bashkise!
1-Rreth sheshit “Skenderbej: jane disa siperfaqe te gjelberuara,qe ndonese quhen lulishte,nuk kane asnje lule qe te jep kenaqesi,por ca ferrishte!
Mbi te gjitha keto ferrishte ,ndonese firma Fusha merr rreth 1 milion euro ne vit per t’u sherbyer atyre,ato jane thare se nuk i ka vaditur njeri pervec shiut!
Kryebashkiaku Veliaj i ka 50-100 metra larg keto te ashtuquajturat lulishte,por kurre nuk ka guxuar t’i kontrolloje se pse jane thare,ndonese ekzistojne qindra metra tuba plastike per kete qellim!
Mos valle papergjegjshmeria e Lelit per shatervanin ne Vlore eshte me e pa pranueshme se sa e Veliajt?
Per mua gjendja skandaloze e atyre qe quhen lulishte ne qender te kryeqytetit eshte nje TURP i madh,shenje kjo e pa aftesise kontrolluese te bashkise,mbase edhe pasoje e korrupsionit!
2-Ne Tirane vihet re se ne aksin Rinas-Liqeni artificial,ku kalojne turistet,ambasadoret,gazetaret e huaj etj cdo gje duket perfekte,ndersa ne lagjet periferike te Tiranes,si Astir,Yzberisht,Fresku etj ku banojne shumica e banoreve te Tiranes jetohet si ne GETO!
Bashkia merr miliona leke me taksa vendore nga banoret,por nuk ka ndertuar asnje cerdhe,kopesht,biblioteke,nuk ka mbjelle peme,lulishte,mplehrat mbulojne mjedisin,rrugicat midis pallateve jane te pashtruara,kosha mbeturinash nuk ka,kabina te stacioneve te autobuzeve urbane nuk ekzistojne,trotuaret dhe lulishtet ua kane dhene me qewra kafeneve etj dhe femijet apo rinia nuk kane asnje element jetij per nje komunitet!~
A e di Veliaj se ku e kalojne kohen,ku argetohen,luajne,edukohen etj femijet dhe rinia e ketyre lagjeve?
Nuk do qe ta dije,por do bente mire qe ta dinte,se nga keto lagje ku shteti dhe bashkia i ka diskriminuar,neser do lulezojne kriminelet e ardhgshem,prostitutat,hajdutet etj,qe nuk ka polici,qe t’u beje derman!
A i ke pare z.gazetar se Veliaj i ka zaptuar gati te gjitha sheshet midis pallateve,ish fushat sportive,ish lulishtet etj duke i betonizuar?
Ka edhe shume vte tjera,por me kaq sa shkruajta gjykoj se Veliaj jo vetem duhej shkarkuar,por edhe cuar para drejtesise!
Qamush! Mendoj se prpozimi i Rames per t’a futur ne listen per deputet do te jete nje vleresim per zotit Leli. Pra tregon se ai do te ngrihej me larte dhe do behej deputet.Por Leli,me sa duket nuk e ka vleresuar kete dhe i ka dale kundra kryeministrit Rama.
Po ik o debil me kete analize, aman o si i jepni hapesire mediatike ketyre sahanlepirese. Po iku leli, damjani dhe afrimi do ngulin kullat ne mes te vlores te pastrojne parate.
Zoti Altin Kreko!
Ne se jeni kaq gjakftohte dhe po aq i guximshem te demaskosh korrupsionin gjigand te denoncuar hapur nga portali Pamfleti,kohe me pare,ku askush nga te akuzuarit nuk reagoi,provoje dhe trajtoi ne nje shkrim keto te dhenat kriminale qe rreshtoj me poshte,sipas Pamfletit!
Heshtja jote,verteton se do jesh militant frikacak dhe i paguar!
Provoje gjakftohtesine tende para ketyre shifrave katastrifike!
Kush ia ka dhene fuqine drejtorit te madh te Bashkise se Tiranes,Taulant Tusha te beje kaq shume korrupsion?
Këtë fuqi e liri veprimi, ia ka dhënë Erjon Veliaj, me postin Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve e Punëve-Publike, të cilin e ka patur shef finance në grupimin “Mjaft” e partinë “G-99”; e deri në korrik 2015, Drejtor të Shërbime-Investime-Tenderëve në Ministrinë e Punës.
Të 28 ndërmarrjet dhe shërbimet në Bashkinë e Tiranës, kanë nga 1 drejtor të diplomuar në Unversitetin “MJAFT-G 99”; por të gjitha komandohen nga Drejtori i Përgjithshëm, Taulant Tusha, që pretendon se ka kryer studimet “shkëlqyer” në SHBA, për “Master menaxhim qendrash ekonomike-urbane”.
Para 2 muajve, redaksia “Pamfleti”, publikoi një raport të krimit ekonomik-financiar; sipas të cilit, biznese dhe zyrtarë të Bashkisë Tiranë, kanë bërë 27 denoncime faktike për vjedhjet e fondeve, që inskenon e realizon krye-drejtori Taulant Tusha; me bizneset klienteliste dhe drejtorët e 28 ndërmarrjeve që ka vartësi.
Mjafton të kujtojmë, vetëm 720 milionë lekë tendera fiktivë, dhënë firmës “ADVANCED Sh.p.k” (ADVANCED SECURITY SYSTEMS); ish-biznes i tij deri më 8 maj 2008 kur iu zbulua një trafik ndërkombëtar; dhe e shiti tek e motra Edlira Hoxha (Tusha) e 3 “miqtë” e saj ortakë maqedonas Viktor Mitrevski e Teodor Begov dhe greku Stefano Papazios.
Tashmë, me urdhër të Erjon Veliajt, kryedrejtori “përbindësh” korrupsioni Taulant Tusha, komandon 28 ndërmarrjet e bashkisë Tiarnë, kur qarkullojnë 32.6 milionë Euro fonde buxhet shteti në vit, por dhe 62 milionë Euro të ardhura nga taksat, faturat, qiratë, gjobat, sekuestrot, shitjet e trojeve, lejet e ndërtim-shfrytëzimit e deri tek shërbimi funeral.
Sipas një raporti konfidencial të Auditit të Brendshëm të Bashkisë Tiranë, këto 28 ndërrmarrje, kanë nga një “listë të zezë” korrupsioni, me fondet limit të tenderëve që ka sajuar e urdhëruar kryedrejtori Taulant Tushe; me vlera 80%-350% mbi kostot reale të investimeve, blerjeve e shërbimeve.
Ja faktet, sipas auditeve të Bashkisë Tiranë, për vitet 2016-2019 dhe sipas raportit të KLSH
1. Drejtoria Nr. 1 e Punëtorëve të Qytetit: Ka 1.1 milionë Euro korrupsion me tenderët.
2. Drejtoria e Konvikte-Shkollave të Mesme: Ka 900 mijë Euro korrupsion me tenderët.
3. Drejtoria e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik: Ka 16 milionë Euro korrupsion me tenderët.
4. Drejtoria Nr. 3 e Punëtorëve të Qytetit: Ka 2.8 milionë Euro korrupsion me tenderët.
5. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit: Ka 3.3 milionë Euro korrupsion me tenderët.
6. Agjensia për Mbrojtjen e Konsumatorit: Ka 700 mijë Euro korrupsion me tenderët.
7. Tirana Parking: 2.2 milionë Euro korrupsion me tenderët.
8. Drejtoria e Çerdhe-Kopshteve: Ka 10.8 milionë Euro korrupsion me tenderët.
9. Drejtoria e përgjithshme e Taksa-Tarifave Vendore: Ka 12 milionë Euro taksa-tarifa të zhdukura dhe 1.7 milionë Euro, korrupsion me tendera
10. Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit: Ka 850 mijë Euro gjoba të zhdukura dhe 450 mijë Euro korrupsion me tenderët.
11. Qendra Kulturore Tirana: Ka 550 mijë Euro, aktivitete fiktive.
12. Policia Bashkiake: Ka 1.4 milionë Euro korrupsion me tendera fiktiv dhe mallrat të sekuestruar, të zhdukur.
13. Klubi Sportiv Tirana: Ka 600 mijë Euro aktivitete fiktive.
14. Qendra Sociale Multidisiplinare: Ka 870 mijë Euro blerje, shërbime e aktivitete fiktive.
15. Qendra “Të qëndrojmë së bashku”: Ka 340 mijë Euro korrupsion me pajisje, detergjente e ushqime catering
16. Qendra Komunitare “Gonxhe Bojaxhiu”: ka 280 mijë Euro korrupsion me pajisje, detergjente e ushqime catering
17. Qendra Komunitare Shkozë: 420 mijë Euro korrupsion me pajisje, detergjente e ushqime catering
18. Agjensia e Shërbimit Funeral: ka 1.1 milion Euro korrupsion me lëndë ndërtimi, gjelbërime, punime e blerje arkivolë.
19. Agjensia e Administrimit të Tregjeve: Ka 700 mijë Euro korrupsion me mirëmbajtje strukturash, blerje maknash e pajisje zyrash.
20. Qendra Rinore-Kulturore “TEN”: Ka 500 mijë Euro aktivitete dhe blerje shërbiemsh (foni reklama e pajisje fictive).
21. Shërbimi Mbrojtjes nga zjarri dhe emergjencat: Ka 650 mijë Euro korrupsion uniforma, automjete, pajisje dhe raporte shpenzime shërbimesh false në terren.
22. Ndërmarrja Metalike Tirana SH.A: Ka 360 mijë Euro qira të zhdukura dhe blerje fiktive materialesh zyre e mirëmbajtje objektesh
23. Uzina Mekanike Tiranë SH.A: Ka zero lekë nga qiratë, 210 mijë Euro korrupsion me blerje materialesh.
24. Uzina Pjesët e Ndërrimit A (ish-Autotraktorët): Ka zero lekë nga qiratë, 200 mijë Euro korrupsion me blerje materiale.
25. Oficina e Automjeteve SH.A: Ka zero lekë nga qiratë, 300 mijë Euro korupsion me blerje materiale e rikostruksione.
26. Qendra Rekreative e Kulturës SH.A: Ka 300 mijë Euro aktivitete e shërbime fiktive.
27. Qendra Sportive-Tirana SH.A: Pa bilanc.
28. Ndërmarrja e Dekorit A: Ka 6.7 milionë Euro korruopsion me prodhime, shërbime të brendshme për bahskinë e klientë me porosi.
SHËNIM: Këto të dhëna korrupsioni, i diponojnë vetëm kryetari Erjon Veliaj, kryedrejtori Taulant Tusha dhe drejtorja e Buxhet-financës, Jonida Halili, gruaja e Besos së Tajvanit; të cilët i përdorin si presion ndaj drejtorëve vartës, që kanë formosur me urdhër.
NË VIJIM/ Do publikojmë batërdinë, që është bërë në Ujësjellës-Kanalizime-Tiranë, me urdhërat dhe firmat e kryedrejtorit Taulant Tusha; i cili në UKT është është Kryetar i Bordit të Administrimit të të ardhurave, fondeve e tenderëve; ndërsa N/kryetar është një “mik” i tij, ish-zyrtar i Gjykatës së Lartë, të cilit 6 vite më parë iu bë atentat për afera korrupsion./Pamfleti
Nxirr emrin te te besoj Kroger! Transparenca nuk behet duke u fshehur pas murrizeve. Kjo menyre hyne ne katalogun e çpifjeve dhe thashethemeve dhe s’pi uje fare. Pse ke frike apo mos te pushon nga puna Edi Rama, si listat e antareve te PD? Protokolli yt me 28 pika hyne tek BABALJA dhe i del detyre prokurorise dhe gjykates te ndermarre veprime kontrete sepse keta njerez hyjne ne kategorin Sali Berisha. Ai ka protokolle te tilla qe perpilon.
Fakti,i shkrete!
Keto te dhena nuk i kam botuar une,por portali Pamfleti ne you tube dhe i kane lexuar te gjithe!
Ne se Pamflet-i ka shpifur,atehere te akuzuarit duhet t’a kishin hedhur ne gjyq Pamflet-in,por heshten!
Heshtja eshte PRANIM,apo jo o fakt pa fakt?
Nuk ke nevoje per emrin tim,se po te jap burimin nga kush e kam marre!
Se edhe mua me ka VJEDHUR ky Tusha,bile edhe mijra qytetare te tjere te Tiranes,qe kane kerkuar te mbyllin kontraten me UKT,per shkak te largimit me banim e pune jashte Shqiperise,por qe nuk ua ka mbyllur ,se ka dashur t’i vjedhe me taksat vendore te pa drejta,,por e ka mbrojtur Veliaj!
Habitem:Si nuk te ka bere pershtypje ty dhe te tjereve si ty,kur Pamfleti e botoi kete denoncim ne you tube?
Keta qe katapultohen nga hici si ky dr lelaj dhe bimbash luli,vjeliin e vjedhin ne emer te partise dhe ju duket vetja si te pa zevendesushem.
Thelbi i diskutimit : Kush eshte Leli? ? ? Vlora eshte e piste dhe vlonjatet e dine…qe Leli eshte qofte pa forme dhe pa ide,edhe kete e dine….analiza shume e sakte qofte edhe per nje lloj korrektesie qe duhet te kishte Leli ndaj PS……nga ana tjeter te shfrytezosh Lelin (qe deri die e ke bere lecke) ,per te sumuar Ramen, vetem te semuret patologjike, militante e bejne (Berishen ska nevoje ta permend se ai vetediskreditohet,karte e djegur tashme)
Me shuem se konkret dhe i drejte ky shkrim . Kur Dritan Leli vuri per here te pare kandidaturen per kryetar bashkie Vlore, une e kam pershendetur dhe uruar nga larg me shpresen se do te bente diçka ndryshe nga Shpetim Gjika dhe do te ishte i pergjegjshem para qytetareve te tij por dhe fshatareve kuçiote qe te mos ti turperonte si ndonje andej nga Tirana qe u eshte bere koka si qen stani. Mirepo Dritan Leli nuk ishte i zoti per ate pune. Kur shkova para 4 viteve ne Vlore, tek pallatet e naftes ne Çole ne mes te rruges ishte çare nje tubo uji dhe rridhte pa pushim. E pyes te afermim tim qe çfare beni, pse nuk i flisni kryetarit te Bashkise? Aha, me tha , dergojne nja dy puntore ketu, i vend nje cope manikote llastiku dhe brenda dy diteve ajo çahet prape. Furnizimi ishte nga Uji Ftohet, jo nga Novosela, per ata qe dine çeshtjen e furnizimit ne Vlore qe ne kone e “qepes”. Shkoj vitin tjeter e njejta gje dhe po ashtu dhe para dy vjetesh, uji rridhte. Dmth vetem te pellcaesh se s’ke rruge tjeter ose te rrembeshe nje tubo nga ato dhe te shkoshe te ja futesh ne koke Dritan Lelit. Po ashtu Lugo mare filloi te prishej. Njeri me pa pergjegjesi dhe idiot nuk do kishte. Respekt per Halil Lelin, por i biri flinte ne bythe. Shpetimi e shkaterroi me pallate qe ja jepte Lulezim baqshes, Dritani e qelbi e filloi te binte era Vlora. Pse nuk e shkarkon , zoti Kryeminister! Po te kishe qene nje kryetar tjeter bashkie, me ato para qe i ka dhene qeveria Vlores, do ishte Dubai sot. Plehrat e Vlores, mbrojne Dritanin?! Ka dhe nje fatkeqesi qe demokracia ja solli Vlores; vlonjatet jane struktur, “emigrantet” bejne ligjin si ne Bathore. Dhe e vetmja gje qe duhet eshte: ligji nje per te gjithe dhe kryetari bashkise kur s’ben detyren te shkarkohet; me duket sikur eshte kompetence e kryeministrit kjo. ka dhe hunde Dritan leli se u be pasha ne Vlore!
O gazetar ose hyje problemit me themel,qe te ndihmosh ne zgjidhje nqs se ke pak pergjegjesi per ate qe shkruan,ose mos u be qerrata shume i madh ,po shko ne cdo qytet po deshe edhe ne cdo qender qyteti dhe do gjesh te shkruash negativish po do dhe do gjesh te shkruash pozitivisht po do,varet nga syzet qe ke.mendon se leli eshte i paafte tani mandatin e dyte apo leli prishi disa orekse.pyet kryetarin e keshillit apo keshilltaret reaguan apo jo kuru emerua afrimi nenkryetar bashkie nga tirana.me siguri kishte eksperiencen e astirit per ta percjelle ne vlore o gazetar .
O “Dukati” dhe komentues tjere.
PS-ja qe e boni kryetar bashkie Tan Lelin, ka qejf qe Leli të boje tani nji detyre tjeter.
Pa PS-ne ai osht kurrkushi. Nuk osht kryebashkiak si pavarur, por i varur tek PS-ja.
Kjo e fundit mund ta ketë gabim, por vendimet dhe kostot i merr ajo.
Leli sillet pa piken e etikes, sikur te ishte analfabet.
Me sa duket keta “doktoret” qe nga Sala, Tritan Prasi, Tit Vasili deri tek Tan Leli jane te nji prerjeje: arroogante, mendjemedhej, me prirje per t’u bo kriminele.
Ç’o keshtu, mor jahu: jep sallen per aktivitet partie te opozites dhe ua mbyll keshilltareve!
KM duhet ta kape prej leckash kete njeri te paskrupullt. Osht turpi i Shqipnise, Vlones dhe i PS-se.
Per sallen duhet te vihet para pergjegjesise edhe drejtori aktual; jane nje tufe drejtorash si puna e ketij qe vegjetojne me vite ne ato poste, marrin rrogen e shtetit kot, sepse jane te paafte dhe zvarranike ….Eshte qarte, si eshte kryetari, ashtu jane dhe drejtorat e caktuar prej tij.
Po po “Leko” ,ashtu eshte, Leli ka mbrojtur Vloren me shpate ne dore nga shkaterrimi, prandaj po e heqin,…. po ku jeton o vella? Leli qe pengon Gjiknurin, dmth mos te ishte Leli Vlora do ishte shkaterruar…..perralle e bukur
Lelin as nuk e njihja fare! Ne politike ishte nje anonim, nje nga ata qe sajoi Rama, bashke me cuplinat e tij qe i bejne fresk, por qe skane asnje valence politike dhe intelektuale publike.
Nuk e di cfare mund ta bente Lelin nje administrator te madh politik, ne krye te nje qyteti si Vlora! Nga e kishte provuar Rama? Askund.
Rama si te gjithe politikanet e ketyre viteve, inkompetent, diletant, delirant dhe siperfaqsor.
Ne fund u perpoq ta trajtonte si zar, por u zhgenjye. Tani i ka versulur partine dhe egersirat, njesoj si jashteqitja e Vicidolit me Brojken ne Tirane.
Te gjithe Haxhiqamilistet shqiptare, fryhen shume, deri sa plasin si fuci muti, duke lerosur historine e Shqiperise.
Sme dukesh dhe shume gjakftohte, o sahanlepires!
Po ju vete e vute,pse mos eshte me i mire Gjikhajduti?
Pse iu be kurth qe te delegonte per deputet kur si kryetar e ka zgjedhur populli?
Gjikhajduti eshte absolut per te vjedhur.
Leli mos u dorezo hic ketyre bejlereve .
I nderuar Artikullshkrues, nese edhe Ju do ishit me shume i informuar, duhet ta dinit se kush donte ta privatizonte shkollen e marines ne Vlore
O mesjetare vlore ,
o kopan me lesh ,
sot funksionon Llogjika dhe arsyeja jo dhuna e nastradinlleku mesjetare .
Kur do ndahet njiher kji shoqeri nga ky mut Mentalitet mer Zote
se kudo te hapesh dritaret shikon vetem cuba mesjetare dhe kopane vlore
E kupton ky nastradin se Vlora nuk mundet te mbahet Peng e kapricove te Kopanit ?
Nuk te duan populli ,jep doreheqe o nastradin .Nuk mundet te mbashe Peng zhvillimet e qytetit edhe ne
kte periudhe delikate ,me forcen e kopanit .
Cfar mut njerez jane kta mor aman ,nga i gjejne dhe i japin ato Poste
Per mendimin tim dobesi ne pune kane te gjithe kryebashkiaket. Duke u krahasuar me boten e qyteteruar, padyshim qe kerkesat dhe pritshmeria jane me te medha nga mundesite.
Konflikti i Rames me Lelin ben buje per faktin se asnjehere nuk u zbuluan shkaqet qe e shtyne Ramen t’i kerkonte Lelit te ikte “me lezet” duke e bere deputet. Alibia e “mos mbajtjes se ritmit” eshte nje trukim jo inteligjent i thelbit.
A ka te meta Kryetari i Bashkise se Vlores ? – Patjeter qe ka. Po ai i ka patur gjithe kohen, jo dy jave perpara zgjedhjeve.
A eshte kryetari i Bashkise se Vlores me i keq se te tjeret Kryetare Bashkish ? – Padyshim qe JO. Te pakten une si vlonjat veshtire qe ta pertyp.
Ku qendron problemi qe Leli te denigrohej me urgjence kaq te madhe ? Ku u prish lidhja ?
Kete duhet te na zbulosh ti gazetar, si “vezhgues gjakftohte”.
Zera thone se Leli eshte bere pengese per te pershpejtuar nje tender te parregullt qe qeveria kerkonte ta bente me urgjence perpara zgjedhjeve. Behet fjale per tenderin e kanalizimit te ujrave te pallateve ne krahe te Lungomares…
SIpas “gojeve te liga”. ketu hyn ne skene Afrimi me Damianin, qe si “mjeshtra” tenderash qe jane, e anashkaluan Lelin, me bekimin dhe shantazhin e Rames. Me ikjen e Saimir Tahirit, PS-ja humbi nje burim te ardhurash per zgjedhjet vendore dhe % e tenderit duheshin per fushaten e zgjedhjeve.
– Kush e fitoi tenderin dhe a ishte i ligjshem dokumentacioni ?
– A moren pjese ne tender disa kompani reale, apo nje reale dhe dy te trukuara?
– Sa ishte vlera fillestare e tenderit dhe sa u modifikua gjate procesit ?
Kete duhet te na zbulosh ti gazetar , si “vezhgues gjakftohte”.
Dhe e fundit…Si e gjykon ti gazetar “lukunine” qe i versulet Lelit, me apo pa urdher nga “i madhi” ?
A jane dhe ata ndopak pergjegjes per situaten ku ndodhet niveli i pastrimit te qytetit ?
A nuk ishte Vlora e piset edhe dy muaj perpara zgjedhjeve, kur Leli e Rama ishin ne “muaj mjalti” ?
Tani qe u prishen ata u flliq Vlora ?
Qe te kuptohemi: I shkruaj keto fjale, jo per te mbrojtuar Lelin, por per te gjetur te verteten. Pavaresisht reagimit: pro Lelit apo kunder Lelit, asnje vlonjat nuk e pertyp arsyen e denigrimit nen parrullen “nuk ruan dot ritmin”, e cila na u servir nga Edi Rama.
Nen kete parrulle, une mund ta shkarkoj Ramen qe sot…
P.sh. kur thote : Per nje vit do te rregullojme furnizimin e zonave urbane me uje”
Kjo me jep te kuptoj qe furnizimi me uje qenka shume e lehte te behet (perderisa Rama do e beje per nje vit).
Lind pyetja : – Pse nuk eshte bere kjo pune ne keto 8 vjet qeverisje te PS-se, po lihen njerzit ne kushte mizerabel pa uje ne shtepi ? kur qenka kaq e thjeshte dhe u beka per nje vit? Turpi i zotit. Shqiperia me gjithe keto rezerva ujore, nuk ka uje!!!! Duam te futemi ne Europe, po jemi “prane dietit te palare” si 100 vjet me pare …
Atehere , per mua edhe Rama nuk e ruan dot ritmin” qe kerkon Shqiperia – Te shkarkohet !
Dhe po te vazhdoj…. mund ta shkarkoj me se 30 here per arsye “ritmi”
Nejse. Hsitoria nuk mbaroi, ajo sapo fillon. ME siguri do shikojme zhvillime…
O “Dukati” dhe komentues tjere.
PS-ja qe e boni kryetar bashkie Tan Lelin, ka qejf qe Leli të boje tani nji detyre tjeter.
Pa PS-ne ai osht kurrkushi. Nuk osht kryebashkiak si pavarur, por i varur tek PS-ja.
Kjo e fundit mund ta ketë gabim, por vendimet dhe kostot i merr ajo.
Leli sillet pa piken e etikes, sikur te ishte analfabet.
Me sa duket keta “doktoret” qe nga Sala, Tritan Prasi, Tit Vasili deri tek Tan Leli jane te nji prerjeje: arroogante, mendjemedhej, me prirje per t’u bo kriminele.
Ç’o keshtu, mor jahu: jep sallen per aktivitet partie te opozites dhe ua mbyll keshilltareve!
KM duhet ta kape prej leckash kete njeri te paskrupullt. Osht turpi i Shqipnise, Vlones dhe i PS-se.
Qejfi behet dyshe, durrsak.
Ka qejf PS-ja (dmth Rama) po ka qejf dhe individi (dmth Leli)
A e kupto? Qejfi behet ne cift, perndryshe duhet me u masturbu individualisht, me i llaf, me i ra me dore…
I nderuar Altin Ketro shume modestisht dua edhe une te ndaj disa mendime per rastin e Dritan Lelit.
1. Duhet te ndalojme kete praktiken e importimit te mjekeve ne Administrim. Jane yje ne ate pune qe bejne por per Administrim me vjen keq por nuk bejne. Gabimi i pare i Rames
2.Leli nuk ka bere gje ne Vlore as ne mandatin e pare. Perse e rikandidoi Rama?
3.Nuk mund ti thuash te largohet ne mes te mandatit se ashtu i do qejfi Rames.
4.Keta halabaket qe deri dje i puthnin bythen Lelit(ai bythe eshte nga koka deri tek kembet per ate pune) i bejne karshilleqe shume te ulta.
5. Dhe e fundit, e turpshme ajo qe ben Rama, e turpshme ajo qe ben Leli, e turpshme ajo qe bejne servilet e Rames.
Leli deri ne fund do perfundoj me keq sesa Gjika.
Gjika u be per spital por kur i pagoi Rames gjoben 15 milion euro ceshtjen gjyqesore ju bllokuan.
Ndersa Leli nuk ka bere aq leke sa Gjika.
Gjika ndertoi mbi 300 pallate ne Vlore te cilen e shkaterroi fare.
Per cdo pallat 15% te vleres pra 300* 300mije euro fotioi te pakten 90 milion euro.
Plus tenderat ne per pastrim rrugesh etj ne 12 vjete kryetar bashkie.
Pra Gjika beri mbi 100 milion euro pasuri.
Gjoba e Rames 15 milion euro eshte gje e vogel.
Ndersa Leli nuk ka dhen mbi 50 leje pallatesh … i ka bere apo jo 10-15 milion euro.
Por Rama do ti marr nja 5 milion dhe ne fund do rrihet si Niko Leshi ne kryeministri.
Mua me duket se kjo pune kercet pak. PS-ja e zgjodhi Lelin per dy mandate Kryetar bashkie. Logjika te thote se Leli ka punuar shume mire , mire ose mbi mesataren. Po PS-ja (Kryetari) e propozon per Deputet. Prap te thote mendja se Leli ka punuar shume mire, mire ose mbi mesataren. Po te kishte pranuar Leli ndoshta do kishim Deputet sot, ndoshta dhe jo. Tani qe Leli nuk pranoj na u shpall burre i keq, Vlora nuk na u pastroka, pra shkurt Leli eshte burre i keq. Tani lind pyetja: kush e tall bythen me ne Leli apo Edi?
O Dritan mos e vri mendjen nga nje funderrine si Ketro. Ai eshte kone e njeshit dhe me histori te dyshimte korrupsioni.