Si e “vrau” Sali Berishën dhe shiti Ilir Metën, Lulzim Basha

18 Qershor 2021, 09:53Politika TEMA

Një nga kosot më të mëdha politike që ka pasur opozita, është marrëveshja e vitit 2017, mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha. Kjo shpesh është kontestuar jo vetëm nga kritikët, por edhe njerëz afër tij, të cilën e kanë cilësuar si një marrëveshje për interesa korruptive, e iniciuar nga George Soros dhe me pasoja të rënda për politikën shqiptare.

Dhe sot, në 2021, askush nuk ka argument që kjo marrëveshje nuk ekziston dhe nuk po funsksionon në mënyrë perfekte.

Le të rendisim faktet dhe ti analizojmë

Në vitin 2017 u bë marrëveshje për zgjedhje të qeta, ndërkohë që opozita ishte në çadër.

Në 2021 sërish u bë marrëveshje për Kodin Zgjedhor, dhe sërish pati zgjedhje të qeta.

Të dyja kanë qënë perfekte ditën e zgjedhjeve.

Në të dyja rastet Rama ka fituar me të njëjtin rezultat, kurse Basha në zgjedhjet e fundit ka shtuar vetëm votat që në 2017 ikën te LSI.

Marrëveshja i ka siguruar Ramës pushtetin, ndërsa Bashës karrigen e kryetarit të PD-së.

Marrëveshja siguroi një proces, numërim dhe rezultat të shpejtë dhe fakti është se është firmosur një humbje e zgjedhjeve në çdo qendër votimi, në çdo grup numërimi, në çdo KZAZ, dhe proçeset e anikimimeve të Bashës kanë qënë thjeshtë formalitet.

Në të dy rastet Basha, pasi ka humbur ka bërë sikur nuk i ka njohur zgjedhjet, në të dy rastet ka shkuar në parlament dhe ka marrë mandatet.

Në të dy rastet ka thënë se tani fillon lufta.

Edhe katërvjecarin e parë edhe të dytin, ndoshta dhe të tretin bizneset e familjes së Bashës vetëm shtohen.

Lulzim Basha është ndoshta i vetmi kryetar opozite në botë që me pushtetin e tjetrit pasurohet, thuajse si të jetë në qeveri.

Në 2017 sulmohen partitë e vogla, edhe Rama edhe Luli me tepsinë, “shushunjat” apo dhe “LSI-në e maskarenjve”.

Në 2021 zhduk identitetin e partive të vogla me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që kishte konsesnusin e plotë të Lulzim Bashës.

Partitë e vogla tashmë janë thuajse të fshira.

Të fundit dhe më të rëndësishmit, janë “vrasja” e Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Në 2017, fushatën Basha e bëri kundër Metës. Në 2021 nuk ka thënë asnjë fjalë në mbrojtje të presidentit, tashmë të shkarkuar nga Parlamenti. Përkundrazi gjatë kohës që ai shkarkohej në Kuvend zgjodhi të bënte zgjedhje të shpejta një parti, të kapte karrigen dhe më pas të bënte një gjoja analizë. Që në fakt do të duhej të kishte ndodhur krejt e kundërta.

Ndoshta Meta e ka kuptuar me vonesë, por Basha e ka shitur te Rama. Dhe ky është fakt, pasi djegia e mandateve jo vetëm e nxori në pritë Metën por edhe ekzekutoi atë politikisht.

“Vrasja” e Ilir Metës e ka emrin Lulzim Basha, pasi nëse nuk do digjte mandatet as ai as LSI, Rama kurrësesi nuk do kishte mazhorancë kushtetuese për të shkarkuar presidentin.

Totalisht pjesë e marrëveshjes së 2017. Këtë tashmë nuk e mohon dot as Ilir Meta apo asnjë aktor politik, analist, gazetar apo kushdo qoftë.

“Vrasja” e Sali Berishës

Në 2017, Luli thoshte se nuk e linte doktori të bënte marrëveshje. Dy vite më vonë, çdo akt politik ia faturoi Berishës, duke e ekspozuar atë te ndërkombëtarët.

Më pas, në mënyrë të rrufeshme në bashkëpunim me Ramën, e “vranë” politikishit, dhe erdhi vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit, ku Berisha shpallej non-grata.

Berisha “trazon ujërat” në PD/ Anëtari i Këshillit Kombëtar paralajmëron surprizaTë gjithë janë të bindur se kjo nuk do kishte ardhur pa një OK, të Lulzim Bashës.

Pra, marrëveshja fillon me pasurimin e familjes, me 16 milionë eurot që mori për pallatin e vjehrrit, të ndërtuar në rërën e detit Jon, në Vlorë. Me pas vazhdon bashkëqeverisja në dy forma, një herë me ministra e një herë pa ministri.

Për të shkuar më tej tek kauzat e tradhëtuara, që nga Rruga e Kombit, Teatri, e gjithçka tjetër.

Të mos harrojmë dhe inceneratorët, për të cilët Lulzim Basha foli disa ditë dhe më pas tufat me para i mbyllin gojën.

Nuk ka nevojë Basha të jetë në qeveri, milionat i merr duke qënë në krye të PD.

“Vrasja” e Metës dhe ekspozimi i Berishës deri tek vendimi i DASH, “vrasja” e partive të vogla dhe qindra fakte dhe argumente të tjera, tregojnë se Lulzim Basha nga 2017 nuk i shërben PD-së dhe opozitës, por interesave të tij klienteliste, pazareve me Ramën.

Dhe me paratë që fiton nga marrëveshja me Ramën, mban drejtimin e PD, shet dhe blen mandate deputetësh, që i përdor për interesat e tij personale.

Marreveshja ekziston dhe skema tashmë është e qartë.

Kush ka dyshime, teatrin do e shohim në shtator. Dhe për çdo “zjarr” mbi Edi Ramën, do shkojë “zjarrfikësi” Lulzim Basha, si shpëtimi i tij.(CAN.al)

7 komente në “Si e “vrau” Sali Berishën dhe shiti Ilir Metën, Lulzim Basha”

  1. Nje loje pa porta ku fiton politika dhe humb qytetari says:

    E gjitha eshte nje loje ku fitojne politikanet dhe humb qytetari e varfur dhe i harruar…d

  2. MEDIA-vegel qorre e regjimit says:

    Ju jeni plehra,cara,nje here thoni pse Luli nuk “vret “ Saliun dhe nuk heq dore nga Meta,pastaj kur ndodhin,thoni pse “vrau “ Berishen e shiti Meten!! Media LESHI:Ju beni sikur jepni lajm,ne bejme sikur jua lexojme!!! Kaq nuk e kuptoni??!! Vegel qorre e regjimit jeni bere!!!

  3. Parti intrigantesh says:

    Nuk mendoj se e ka shitur. Keto jane llafet e grupimit Nishani Harxhi qe ti hypin nervat Saliut.

  4. Shaqo says:

    Interesant llogjika e gazetarit. U be marrveshja e 2017, zgjedhjet ishin te qeta, u be marrveshja 2021; zgjedhjet u bene te qeta. Po o gazetar analist perse behen marrveshjet, ty te pelqeka rremuja; zharri, tymi e vrasjet. Po cfare mut analize ke bere. Jo me kot quheni analiste te kazanit, jeni me plehra se ata qe bejne rremujat e vene zjarre, jeni ndihmesat me te mire per ta. Ptu.. rrace e felluqur.

  5. rexha 10 says:

    JU NUKE U BERI PERSHTYPJE VRASJA E USHTAREVE TE UCK , APO HISTORIA E LULUSHKES ME SHTEPINE E VERDHE NE KUKES KU SHITESHIN ORGANET E FEMIJEVE, JU PASKA HENGER MARAKU SE SI E VRAU BERISHEN ,DHE SHITI METEN.NE KETE RASTE LULI DUHET TE DEKOROHET ,SEPSE KA VRARE PERSONIN QE KISHTE VRARE ME SHUME SHQIPTARE GJATE QEVERISJES SE TIJE SE SA U VRANE GJATE LUFTES .E GJITHE KJO HISTORI PO QE SE ESHTE E VERTETE.

  6. Shinjestra says:

    Kjo do te thot qe Basha te vritet ne seder dhe te filloi protestat e dhunsheme kundra qeverise.Qellimi eshte qe me keto protesta radilale te ulet reputacioni zBashes dhe te urrehet nga te gjithe.. Mund te ndodh se Basha eshte budalla,nuk i kupton dote punet nen rrogoz.

  7. Taulant says:

    Si kuptohet fotoja e me siperme:
    Sali Berisha: – Kush e prishi ajrin nga ju te dy?
    – Ilir Meta, i zene ngushte, nuk kthen pergjigje, por ngre koken qe te tregoje se ai eshte “kokoroç”, dhe se nuk bene te tilla gjera.
    – Lulzim Basha, ul koken poshte dhe qesh si skuth per ti treguar shefit se Iliri eshte fajtor, dhe se ai e ka veten ne “kontroll”
    Ju lutem me falni, por keto gjera me erdhen ne mendje kur leçita keto radhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje