Aktivistja: Metës dhe Berishës, nuk i dua burgun, por konfiskimin e gjithë pasurive që iu kanë vjedhur shqiptarëve në 30 vjet!

17 Qershor 2021, 20:55Politika TEMA

Aktivistja Brizida Gjikondi ishte sot e ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV. Gjikondi komentoi vendimin e DASH-it për të shpallur non-grata në SHBA ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjikondi tha se vetëm një goditje nga Amerika mund t’ia reduktonte pushtetin dhe poshtëronte dinjitetin politik Sali Berishës.

Sipas saj, kjo është një fitore morale për të gjithë njerëzit që mendojnë se Berisha është autori i shtrembërimit të demokracisë në këto 30 vjet. Po ashtu aktivistja tha se dënimi më i madh për Berishën, Ilir Metën dhe të tjerë politikanë e gjyqtarë të korruptuar do të ishte konfiskimi i pasurive, jo burgu.

Brizida Gjikondi: Ndihej në ajër që do të tronditej politika shqiptare. Është për të ardhur mirë në një anë, por edhe për të të ardhur keq, që gjithmonë është faktori ndërkombëtar që na ndihmon ne shqiptarëve. Nuk kemi ne aq vetëreagim, jemi shumë të kapur me fije me njëri-tjetrin për të arritur dhe për të bërë këtë gjë që bëri Amerika. Unë mendoj që vetëm një goditje nga Amerika mund t’ia reduktonte dhe poshtëronte dinjitetin politik Berishës.

Për mua kjo është fitore morale e të gjithë njerëzve që mendojnë që Berisha është autori i shtrembërimit të demokracisë 30-vjeçare shqiptare dhe ky është një ndëshkim mëse i merituar, i vonuar për ne që kemi kaluar 30 vjet të jetës sonë në këtë lloj deformimi dhe në këtë lloj klime vëllavrasëse. Më në fund shkoi haku tek i zoti ose te parimet universale, te parimet e Perëndisë, të moralit që mori atë që meritonte dhe kështu duhet të funksionojë historia e njerëzimit dhe ajo e Shqipërisë që s’duhet të jetë ndryshe nga historia e njerëzimit.

Rudina Xhunga: Po për presidentin Meta?

Brizida Gjikondi: Ilir Meta e ka shkruar vetë historinë e tij. Vendimin për veten, gjithçka çfarë po i ndodh i ka shkruar vetë në kompjuter. Por ndryshe nga shumë shqiptarë unë nuk pretendoj t’i shikoj Metën dhe Berishën pas hekurave, aq sa pretendoj të shikoj të konfiskuara pasuritë gjigante të Ilir Metës, që i ka brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe të Sali Berishës e familjes së tij dhe të politikanëve, gjyqtarëve, prokurorëve që tani shijnë të lirë, pasi gjoja disa kanë dhënë dorëheqje. Për mua dënimi më i madh do të ishte t’i shihja te kazanët e plehrave, aty ku kanë ndenjur shqiptarët, intelektualët shqiptarë, shqiptarët e ndershëm, ata të fshatrave e qyteteve, ata që kanë punuar ndershëm, të përfundojnë aty ku çuan Shqipërinë në këto 30 vjet.

Të përfundojnë te koshat e plehrave, ku të kërkojnë bukën. T’u merret gjithçka që i kanë marrë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Për mua ky është ndëshkimi më i madh, nuk është burgu. T’u konfiskohet çdo lekë që kanë, në Londër, në Amerikë, në Shqipëri, kudo, sepse dihen, nuk është fare e vështirë të zbulohen ku janë pasuritë e klasës politike shqiptare, të klasës së gjyqësorit, prokurorëve, të mjekëve etj. Ka një kriminalizim të shoqërisë dhe dua që ky të jetë vetëm fillimi, dhe ndëshkimi i tyre të mos jetë burgu, por konfiskimi i pasurive që i kanë marrë Shqipërisë, duke i dhënë një shembull moral shqiptarëve, që ka shpresë.

Jo t’i poshtërosh për së gjalli dhe t’i fusësh në burg, por t’u konfiskosh atë që ata kanë më të shtrenjtë. Ata janë qenie materiale, jo shpirtërore. Ajo i vret më shumë se çdo gjë tjetër. Ai e pranon dhe burgun, vetëm pronat mos t’ia marrin. Unë dua që malli t’u hajë kokën këtyre. Kjo do të ishte për mua çuarja në vend e moralit tonë kombëtar dhe e ndëshkimit të tyre. Konfiskimi i pasurive të tyre.

15 komente në “Aktivistja: Metës dhe Berishës, nuk i dua burgun, por konfiskimin e gjithë pasurive që iu kanë vjedhur shqiptarëve në 30 vjet!”

  1. Ladi says:

    Bravo, Bravo,Bravo,Bravo, Bravo,Bravo, Brizida, te lumte, ahh sa do te doja te shihja ne Shqiperi politikane te llojit tend. O shqiptar, mos i ver shkelmin intelektualeve si Brizida, eshte vlere dhe dinjitet. Hiqni dore nga mafiozet dhe persekutoret e juaj te 30 viteve. Mbeshteteni vleren.

  2. Drini says:

    Bravo, Bravo,Bravo,Bravo, Bravo,Bravo, Brizida, te lumte, ahh sa do te doja te shihja ne Shqiperi politikane te llojit tend. O shqiptar, mos i ver shkelmin intelektualeve si Brizida, eshte vlere dhe dinjitet. Hiqni dore nga mafiozet dhe persekutoret e juaj te 30 viteve. Mbeshteteni vleren.
    Tema postoje te lutem.

  3. asd says:

    Patjeter qe ke te drejte. Eshte e provuar qe te gjithe keqberesit e pranojne burgun me lehte sa pranojne konfiskimin. E megjithate keta birbo si Berisha Meta por edhe te tjere (lista eshte shume e gjate) … le ta bejne edhe burgun …pas konfiskimit. Keshtu drejtesia do te shkonte ne vend.

  4. Peqinsi says:

    Nese i duhen sekuestruar pasurite i duhen sekuesteuar kesaj te pares. Vjehrri i kesaj ka qene Hekuran Isai nje njeri sadist ish minister i diktatures, ish anetar i byrose politike ka internuar familje dhe njerez ne burg, duke konsumuar vepren penLe te genocidit veper e cila nuk parashkruhet. Ka te drejte kjo medemek aktiviste se fajin e komunisti Sali qeni qe zbatoi me perpikmeri Katowicen. Dhe ju kellirat e meros publikoje i komentin

    1. Qifi says:

      Ca thu o kellire. E para kur eshte martu kjo Hekri ka qene ne burg. Tjetra kur ka qen Hekri Minister Sigurimi i shtetit ishte i ndare nga Ministria e Brendeshme. Shko o pallavesh mush beeket pastaj na bej si bythqiri i Sales.

    2. Artur Llakatundi says:

      E drejte o shoku, por ska shku akoma haku ke i zoti, sepse psh kjo dhe familjaret e saj apo keta keta ish bllokmene qe qeverisin nuk kane marre denimin universal. Kjo zonje qe dikur ka qene pjese e LSI-se duhet se pari te denoje krimet e lal Hekrit e pastaj te dale ne tv te beje moral. Prandaj ky vend sbehet sepse i parolshmi shet moral, i panderishmi predikon nderin, krimineli predikon drejtesine . O TEMPORA O MORES

      1. Kuçi says:

        O Mira B. O skizofrene boll o boll. Me gjithe histeriken qe ke pjelle

    3. FAKTI says:

      Ti Peqinsi, ruaju se nuk te gacmoi njeri ty, por ti po hyne atje ku nuk te lejohet dhe koka jote do te kthehet ne kungull, bastard. Ajo eshte nje juriste plot dinjitet e drejtesi dhe nuk flet per veten e vet por per shqiptaret qe i ropen bastardet, nga ana tjeter ti bastarde po hyne ne familje dhe po te porosise se nuk ke asnje te drejte dhe liri te çfaredo lloji qe te futesh deri atje. Ne qoftese ti je pjese e atyre qe ajo ka perditesuar per procesin, dil me emrin tend si ka dale ajo, qelbesire, paçavure. Ndryshe do dalesh se teknollogjia ben punen e saj, bastard. Jeni mesuar te fusni hundet atje ku s’u takon , te fshihni dhe kembet, keshtu u duket, palaço. Jeni bere struca te shkretetires.

    4. bastardet r.q. says:

      ti qe tallesh me peqinsit dhe shan hekuran isain kujdes ..
      po brizida gjikondi eshte martu mas komunizmit moor te ….
      do te dale surrrati se kush je mos merzit se do ta shohim se nga i ke keto .. te lash gojen hale kur flet per h.i mor bastard

  5. Jimi says:

    Edhe burgu pas konfiskimit! Ate qe i kane punuar ketij populli keta xhahile, nuk e lane as lumi,. e as deti!

  6. Elbasoni says:

    O peqinso, mos hej burre pak me frena or tej, po cpune ka kjo me vjerrin or tej, e se cka bo ai ne ato vite ku ti paske honger mut njashtu sic po hake ne sot. Ene un sjom dakort me kte gocen ne nje pike, mbas konfiskimit deri ne koqen e lekut te fundit, burg burg vella, atje ti shofim duke u zvarritur, po kom frike se sbije rrufeja ne hale thone. Jo vetem keta, por te gjithe xhahilat, e sic thote dhe komentuesi asd, lista eshte sh e gjate

  7. Niku says:

    BRAVO MOJ NUSJA E ILIR HUNDE DERRIT,DJALIT TE KRIMINELIT HEKURAN ISAIT,PO SIKUR HAROVE CA NGA KRAHU YT MOJ KELYSHE SORROSIT.

    1. denomrati says:

      PER NIKU
      niku si je nga shpijja mire se na duket sikur ju njofim te rr elbasanit jena taku api jo o
      si ma ky ven plehraaaa surrogato qe ja… si me at goj haleeee nik b… ke guxxim shan hekuranin tiii

  8. Deda says:

    Po ke shumë të drejtë. Në qoftë se Enver Hoxha pruri komunizmin më të keq sali Berisha solli demokracinë më të keqe. P. S nuk e di kush ka më shumë pasuri fa. Ilja e Enverit apo ajo e saliut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje