Shqipëria do të prodhojë energji elektrike edhe nga era përmes ndërtimit të parqeve eolike, duke vijuar kështu me diversifikimin e burimeve të energjisë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në prani edhe të kryeministrit Edi Rama, ambasadorit zviceran në Tiranë, Adrian Maître, si dhe përfaqësues të BERZH, njoftoi hapjen e ankandeve duke ftuar investitorët për t’u bërë pjesë e garës.
Ministrja Balluku, në fjalën e saj, bëri të ditur detaje sa i takon këtij ankandi, teksa sqaroi se ashtu sikundër edhe në rastin e ankandeve fotovoltaike, edhe për ato eolike procesi do të jetë i ndarë në dy faza, ku faza e parë do të jetë vlerësimi dhe verifikimi i kompanive të cilat do të marrin pjesë në garë duke nisur nga eksperienca teknike apo burimet financiare, për të vijuar më tej me fazën e dytë, e cila është vlerësimi i ofertave që do të paraqiten.
“Ankandi t’i japë mundësinë ofertuesve të propozojnë projekte të cilat kanë kapacitet minimal 10 megavat dhe kapacitet maksimal 75 megavat. Në total çmimi i parafiksuar, përsa i përket këtij ankandi, do të drejtohet për 100 megavat në total të cilat do të blihen nga Republika e Shqipërisë për konsum dhe normalisht ky çmim do të jetë 75 euro tavani për megavat dhe ashtu siç kemi bërë edhe në ankandet e mëparshme ne i japim mundësi të gjitha kompanive konkurruese që të ofertojnë çmimin më të ulët. Por, sigurisht përveç çmimit më të ulët ne do të kemi dy faza përsa i përket vlerësimit të këtij ankandi”, sqaroi Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi gjithashtu se i gjithë procesi është hartuar në bashkëpunim të ngushtë me SECO, duke falënderuar për mbështetjen e dhënë ambasadorin zviceran në vendin tonë, si dhe BERZH.
“Ne kemi zhvilluar një studim të mirëfilltë, i cili sot do të vendoset në dispozicion të të gjitha kompanive të cilat do të duan të investojnë në sektorin e energjisë eolike dhe do të marrin pjesë në këtë ankand. Ky studim jep në mënyrë të qartë të gjitha zonat e mbrojtura në të cilat nuk mund të ndërtohen parqet eolike. Jep zonat të cilat kanë fizibilitetin më të lartë për prodhimin eolik në vend, dhe dua të theksoj që këto zona janë mbi 20% e territorit shqiptar, duke i dhënë kështu mundësi përzgjedhje në të gjitha rajonet e vendit tonë, qofshin këto në veri, apo në jug dhe sigurisht ato nisin nga një lartësi mbi 150 metra mbi nivelin e detit”, u shpreh Balluku.
Fakti që ky ankand mbështetet mbi një studim të mirëfilltë dhe fakti që të gjithë investitorët të kenë mundësi t’i zgjedhin dhe t’i përzgjedhin këto zonat, shtoi Balluku, do t’ju jap atyre indicie se ku ky investim do të ishte më i favorshëm, si për ta edhe për çmimin që do të ofrojnë.
Turp qe kjo ministre nuk ve ne dukje punen TITANIKE qe ka bere Prof.DR. Robert Naci per evidentimin e te gjitha zonave Me ERE ne Shqiperi qysh para 35 vjetesh dhe qe cfrytezohet sot…KY punim i Robert Nacit u be ne Kohen kur ekzistonte Instituti Hidrometeorologjik qe u zhduk pa gjurme nga qeveria e Sali Berishes dhe nuk u restaurua kurre edhe nga qeverite e tjera…
Ehhhh Belah, Belah, Bela ? e Ramës.
U ça me tendera, konçensione dhe PPP thua se është vetë Rama pas kësaj dhe kjo zëdhënësja.
Ankand thotë….
Dmth ai qeka malin e tij ku fryn erë.
Nuk nderton dot as nuk ja jep dot dikujt.
Se Belaja si kuçedra nuk ka mbyll erën jo, por liçensat…
Dhe do t’ja ofroj ato “prurësit më të parë”
Dmth “Lekut më të madh”
Se sa për ankandet kjo i qan,
Anullon, dhe i bën sa herë do jo për klietelizem jo.
Por për paralelizëm të rrugëve për pare…
Mendoni ju se i rruhet Belës për pas jo me shumë se 4 vjetesh.
Hajt të bojme ca lekë apo jo Edi,
Keshtu nuk ju thoje njerezve kur doje te merrje PS.
PO MOJ BALLUK ,AEROPORTI I VLORES PA TE CILIN NUK BEJME DOT AS DHE NJE HAP ,AI DO NA JAP ME HENGER ME BOLLEK ETJ.TANI NA DEL DHE PARKU I ENERGJIS ,SHUME MIRE E KENI POPULLI DHE BREZI DO TE VUAJ SE JU KA HYPUR QE TE BENI NDERTIME.NE SE KY KATER VJECARE PARTIA SOCIALISTE NUK DO TE RRIS RROGAT DHE PENSIONET JU SI PS DO SHKERMOQENI ASHTU SI LSI MADJE DHE ME KEQ.POPULLI SDO DALE FARE NE VOTIME SE JU JU KANE DAL MENTE CIPER KOKES DHE NUK SHIHNI QE KUR JU THONE SE SHQIPRIA ESHTE VENDI ME I VARFER NE EUROP JU KUJTONI SE AEROPORTET DO HAHEN ETJ.THIRRINI MENDJES O TE NGOPUR SE PO VAZHDUAT KESHTU DHE KETE KATER VJECARE GJITHE SOCIALISTET DO JU DALIN NE PROTESTA.MJAFTE ME SAKRIFICA 30 VJET .AI I PARI KISHTE TE DR3EJTE QE POPULLI SAKRIFIKOI PO JU POLITIQEN E SHKATRRUAT KREJTE INDUSTRIN E BUJQESIN.NUK ESHIKONI RAPORTIN IMPORT EKSPORT QE E KENI NEGATIV APO JU ME QE NGOPENI PER VEHTE DHE KESHTU ESHTE I TER POPULLI.PS MOS E ZHGENJENI POPULLIN BOLL ME NDERTIME DHE ZBANKIME DHERASH..KAPITALIZMI KERKON QE INVESTIMI TE NXJERRI TE ARDHURAT QE NE VITIN E TRET DHE DERI NE VITIN E PEST TE KET NXJERR PARAT E INVESTIMIT .INVESTIMET E JUAJA NUK NXJERRIN VEHTEN AS PER 30 VJET. NUK JU VJEN TURP QE SJEMI AS NE NIVELIN E KOSOVES PALE TE SHTETEVE TE TJERA QE NA SHOHIN QE NGA LARTE. BARDI