I nxehti ekstrem përfshin Europën

22 Qershor 2021, 19:20Bota TEMA

Një valë e nxehtësisë ka përfshirë një pjesë të madhe të Europës. Pjesa perëndimore e Francës regjistroi temperatura të larta, ndërsa në Paris termometri shënoi 34 gradë Celsius.

Ndërkaq për herë të parë pas 120 vjetësh Moska ka rregjistruar temperaturën më të lartë për këtë muaj. Termometri shënoi 34.7 gradë celcius, duke bërë që qytetarët të dyndeshin drejt liqeneve, pishinave e shatërvanëve për t’u freskuar.

Mbi 30 gradë Celsius u shënuan temperaturat edhe në Poloni, Çeki, Gjermani e Austri. I nxehti ekstrem pritet të arrijë edhe në jugun e Italisë. Temperaturat ekstreme pritet të jenë përgjatë 48 orshit të radhës, të cilat priten të arrijnë në 42 gradë.

Ekspertët thonë se temperatura të tilla, zakonisht arrihen gjatë Korrikut, por kjo rritje e parakohshme i atribuohet ngrohjes globale.

1 komente në “I nxehti ekstrem përfshin Europën”

  1. Cfare gazetar Jep kohen per nje pjese te mıre te Europes por vendın e vet Shqıperıne e lene mbrapa lıste,Cdo gje te jete me hamendje,Po eshte ngohte eshte ngrohte dhe popullı nuk trembet Per Tıranen lalı Erı ı ka marre te gjıtha masat qe popullı te mos e ndjeje shume keto temperatura K shatervane vende te tjera freskımı,BRRAVOLALI ERI JE njesh per recıtıme Per pune pak,Ty te rroje Rama qe tı laron mızat,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje