Mbyti në gjumë gruan e tij: Babis Anagostopoluos dërgohet në burgun e grave

22 Qershor 2021, 20:50Rajoni TEMA

Babis Anagostopoluos është dërguar në burgun e grave në Koridhalosë për arsye sigurie.

Vendimi për 33-vjeçarin erdhi pas rënies dakord të hetuesit dhe prokurorit të çështjes, pas deponimit prej gati 5 orësh që ka dhënë autori i vrasjes së gruas së tij ,20-vjeçares Caroline.

Përsëri me masa të rrepta sigurie, nën fokusin e kamerave të mediave vendase dhe të huaja ,ai është shoqëruar mëngjesin e së martës në zyrën e hetuesit, ndërkohë që të pranishëm para gjykatës thërrisnin “monster” dhe “të kalbesh në burg”.

Edhe pse është përpjekur të provojë se çdo gjë  ndodhi në një moment dobësie shpirtërore, se historia e gënjeshtërt që thuri për 37 ditë duke u hedhur fajin “hajdutëve gjeorgjianë apo shqiptarë”, u bë që të përfitonte kohë për të menduar se çfarë do bënte me vajzën e tij, ai ka dëgjuar masën e paraburgimit deri në zhvillimin e gjyqit.

“Shkatërrova jetën time, shkatërrova jetën e familjes sime,” thuhet se ka deklaruar 33 vjeçari  që ka  mbytur në gjumë gruan e tij në prani të foshnjës 11 muajshe.

Ndërkohë në media, qarqet juridike dhe politike ka rifilluar debati për ashpërsimin e ligjeve për krimet e rënda, pasi për rastin në fjalë nëse njihen masa lehtesuese, vrasësi mund të dënohet nga 6-9 vjet, ndërsa burgimi i perjetshëm do ta mbajë atë pas hekurave deri në 16-18 vjet, sipas legjislacionit grek.

Pjesë e kritikës nga shtypi i majtë është fakti se policia ka marrë për analizë telefonin e tij vetëm 20 ditë pas krimit.

Gjithashtu “Gazeta e Redaktorëve” publikon deklaratat  e një gjeorgjiani në një televizion të huaj , i cili pohon se pas arrestimit të tij në kufi me Turqinë, është rrahur nga policia, i është bërë presion të pranojë vrasjen në fjalë, ndërsa mbahet ende në burg.

Në artikull bëhet fjalë edhe për reagimin e komunitetit shqiptar, ndërsa shumë juristë dhe gazetarë  dënojnë taktikën e policisë greke që ka lëshuar informacione duke fajësuar të huajt për krimin në fjalë në mënyrë që të manipulonte vetë vrasësin, por edhe mediat që përçojnë këto informacione.

Njëkohësisht prokuroria ka filluar një hetim për të gjetur se si ditari i Caroline që ishte në duart e policisë ju dha disa gazetarëve të cilët më pas publikuan pjesë të tij në kundërshtim me parimet e deontologjisë gazetareske.

5 komente në “Mbyti në gjumë gruan e tij: Babis Anagostopoluos dërgohet në burgun e grave”

  1. Sul Koburja says:

    Shoqeria green e prapambetur ne maredheniet shoqerore qe nderton mes vedi dhe te huajt.

  2. 123 says:

    E kujt i plasi raki-a mo me kete. Mbarun hallet ne Allvani.

  3. anticensurë says:

    prapë ka dyshime në këto thënje të këtij tipit!!
    të pranosh kaq kollaj,të lë përshtypjen se ka pasur një bashkpuntor!!
    prishja e kamerës/ve,një orë para,fshirja totale e gjurmëve,nuk tregon thjeshtë paramendim për krimin por dhe,ka humë mundësi që të jetë dhe për të mbuluar personin që e ka ndihmuar!!
    “vetlidhja” si pretendon,ky tipi,duhet të studiohet!sepse është e vështirë të lidhësh vetveten në mënyrë të tillë që të duket sikur të kanë lidhur të tjerët!!duke ditur se ky nuk është zgjidhur vetë,por e ka zgjidhur policia!!
    ky ka pasur një bashkpuntor,dhe ai po gjezdis i lirë!!
    ky po merr përsipër gjithçka e me lehtësi vetëm për të mbuluar tjetrin/tjetrën!

  4. Bujar Kanapari says:

    Nuk ka asnje dyshim.
    Meqe martesa deshtoi dhe ajo po i kerkonte divorcin, e vrau per te fituar trashegimine financiare te Carolines duke marre kujdestarine e vajzes.
    Nese Caroline nuk do te kishte trashegimine, do te pranonte divorcin ose do ta shtynte me te here mire here keq.
    Ka patur bashkepunetor. Ai nuk mund te lidhte vetveten.

    1. anticensurë says:

      bujar
      ka mënyra se si mund t lidhësh vetveten,por janë të njohura!!
      pra ky duhet ta bëjë në sy të hetuesit,plus ka,ndoshta dhe fotot se si ka qënë i lidhur!!
      ka shumë faktorë që mund të vlersohen!
      shpejtësia e lidhjes,e krahasuar me kohën e vrasjes,thirrjen në telefon dhe mbritjen e policisë!
      mënyra e lidhjes,vetlidhjes,e bërë nga një tjetër,ndryshon nga ajo e bërë nga personi vetë,pavarsisht se mund të hyjë tek vetlidhjet!!
      një hetues i mirë di si ti gjejë dhe vërtetojë faktet!ai ka shumë kohë!
      krimineli jo!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

Blog Tema