Vuçiç raporton për dialogun me Kosovën në Parlament: Albin Kurti rrezikon paqen, i papërgjegjshëm

22 Qershor 2021, 19:55Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, raportoi në parlament për dialogun me Kosovën në një seancë të jashtëzakonshme.

Ai tha se nuk është koha për pritshmëri të larta nga negociatat, ndërsa u shpreh kundër një konflikti të ngrirë mes Prishtinës dhe Beogradit.

Vuçiç nënvizoi se diçka e tillë dëmton serbët që jetojnë në Kosovë. Presidenti serb shtoi se në takimin e fundit në Bruksel, pa në anën tjetër të tryezës “njerëz të papërgjegjshëm, që mund të rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Gjithashtu theksoi se qeveria e Albin Kurtit nuk është e interesuar të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara nga paraardhësit e tij. Ndër të tjera nënvizoi se nuk e di saktësisht çfarë kompromisi mund të arrihet mes palëve, por tha se duhet punuar sëbashku për ta arritur atë.

1 komente në “Vuçiç raporton për dialogun me Kosovën në Parlament: Albin Kurti rrezikon paqen, i papërgjegjshëm”

  1. pjeter says:

    E kur e thote kete zedhensi i Millosheviçit,natyrisht bota duhet ta besoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje