E vërteta brenda ditarit të Caroline: Misteri i ri që bën “lëmsh” hetuesit, çfarë ndodhi në Kretë?

24 Qershor 2021, 09:36Rajoni TEMA

Ekzistenca e një bashkëpunëtori në vrasjen e 20-vjeçares britanike në Greqi nuk është përjashtuar nga autoritetet e vendit fqinj.

Një parim themelor për policinë dhe autoritetet gjyqësore kur hetojnë një krim është që të gjithë janë të dyshuar derisa të provohet e kundërta” tha një ish-zyrtar grek.

Si informacioni për pilotin, ashtu edhe ai për të kaluarën e marrëdhënies së tij me Caroline ngre shumë pikëpyetje, të cilat për momentin mbeten pa përgjigje.

Mund të ketë një autor moral pas vrasjes së Caroline” tha ish-zyrtari i policisë greke Thanassis Katerinopulos.

Ajo që ai po përpiqet të bëjë është të bindë se ky është një krim i kryer në gjaknxehtësi” shtoi ai.

Pyetja është, a po i bën të gjitha këto për të fshehur diçka tjetër? A ka frikë ai për veten e tij, çfarë do të ndodhë nëse zbulohet diçka tjetër?

Njëri nga të dy – ky është informacion i pakonfirmuar – kishte udhëtuar në Kretë prillin e kaluar dhe kishte gjetur një shtëpi me qira në Souda, për çfarë arsye?

Kjo është diçka, unë besoj se autoritetet do të kërkojnë. Ky është një informacion shumë i mirë.

Vlerësimi im është se persona të tjerë janë të përfshirë në çështje, të cilët e çuan pilotin drejt vrasjes. Megjithatë, kjo duhet të hetohet” shpjegoi ai.

Ndërkohë një tjetër pyetje që ngrenë mediat britanike është se përse është ndaluar publikimi i ditarit të plotë të Caroline, teksa pak ditë më parë dolën vetëm disa fragmente. Dyshimet janë se 20-vjeçarja ka shkruar gjithçka në ditar lidhur me konfliktet.

Por sipas prokurorit Vassilis Pliotis, publikimi i ditarit mund të ndikojë në uljen e dënimit ndaj pilotit. Aktualisht Anagnostopoulos rrezikon dënim të përjetshëm për akuzat për vrasje, abuzim me kafshët, dëshmi të rreme dhe kallëzim të rremë në polici për grabitjen e pretenduar, raporton ABC.

“Publikimi i ditarit jo vetëm ofendon kujtimin e viktimës, por mund të kontribuojë në krijimin e një klime të favorshme për të pandehurin”, tha thënë Vassilis Pilotis.

2 komente në “E vërteta brenda ditarit të Caroline: Misteri i ri që bën “lëmsh” hetuesit, çfarë ndodhi në Kretë?”

  1. Viola says:

    Viktima nuk eshte greke dhe si gjithmone drejtesia greke vepron me dy standarte kur behet fjale per te huaj qofte ajo edhe angleze.Cdo gje eshte beree parendim. Nuk kemi degjuar deri me sot te jete denuar dikush qe ka vrare shqiptar.

  2. Atdhetari says:

    Ju gazetarucët e leshit, ju maskarenjtë ANTISHQIPTARË që kërkoni nëpër internet për lajme KU NJOLLOSET SHQIPTARI, PËRSE NUK NXIRRNI LAJMIN QË NË GREQI PAKISTANEZËT ,AFGANËT ETJ, PO PËRDHUNOJNË POTHUAJSE ÇDO DITË VAJZAN NGA MOSHA 12 VJEÇ DHE DERI ATO SHTATËZËNA , APO I KENI MBUSHUR XHEPAT ME LEKË TË QELBURA NGA SHALËGJATI PËR MOS NJOLLOSUR “EMIGRANTËT E VUAJTUR” QË RAMË SHALGJATI KËRKON TË MBUSHË SHQIPËRINË ???
    ZAGARË !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje