Shkrimtarja trondit publikun: Babis nuk e planifikoi vrasjen e të shoqes, ishte i rënduar psikologjikisht. Ajo ishte e ndikuar nga rrjetet sociale

24 Qershor 2021, 17:07Rajoni TEMA

Vrasja e studentes britanike Caroline nga bashkëshorti i saj në Greqi ka shkaktuar tronditje në opinionin publik. Pas zbulimit të së vërtetës, arrestimit të bashkëshortit dhe gjyqi për ta dënuar, një shkrimtare greke ka trazuar sërish situatën.

Mediat greke shkruajnë se përmes një postimi në rrjete sociale, shkrimtarja Chrysiida Dimoulidou ka tentuar të legjitimojë krimin e 32-vjeçarit Babis Anagnostopoulos dhe ka viktimizuar 20-vjeçaren.

“Nuk besoj se Babis e kishte planifikuar vrasjen. Mendoj se gjithçka ndodhi në moment tensioni, lodhje dhe frike të krijuar në kokën e 32-vjeçarit, sidomos pas kërcënimeve që e reja i bënte atij se do merrte fëmijën dhe do largohej” –thotë shkrimtarja.

Për Caroline, ajo shkruan se 20-vjeçarja është ndikuar shumë nga rrjetet sociale.

“Caroline ishte martuar në moshën 18-vjeçare. Kur bashkëshorti i saj dilte dhe vajzën e vendoste në gjumë, e reja hynte në rrjete sociale ose në internet duke parë jetën e bashkëmoshatareve të saj që shkonin nëpër udhëtime të ndryshme duke bërë qejf” – vijon më tej shkrimtarja.

Duke analizuar kështu martesën mes çiftit, ajo vijon më tej duke shpjeguar dhe shkaqet e vrasjes.

“Babis ia mori frymën me jastëk. Është një krim që ndodhi në një moment kur Babis ishte i rënduar psikologjikisht, të gjitha tensionet që ka kaluar i janë kthyer në strese dhe i kanë bllokuar mendjen” – shkruan Dimoulidou.

Postimi i shkrimtares në rrjete sociale ka ngjallur një reagim të ashpër ndaj saj. Shumica e ndjekësve të saj e kanë kritikuar duke i thënë se rëndesa psikologjike nuk e legjitimon vrasjen e 20-vjeçares.

7 komente në “Shkrimtarja trondit publikun: Babis nuk e planifikoi vrasjen e të shoqes, ishte i rënduar psikologjikisht. Ajo ishte e ndikuar nga rrjetet sociale”

  1. Nik says:

    Si puna e albanezeve qe thone “e provokoi ajo” kur diskutohet per raste perdhunimi apo ngacmimi seksual nga dikush me pushtet. Lloj-lloj justifikimesh per ate qe ben zullumin, ndersa per viktimen, e ka viktima fajin se tjetri/tjetra ishte rob Zoti.

    1. AlbNY says:

      O Nik, ma kap per koke njecik. Po ti mor skorrje, nuk je albanez?! Apo te eshte mbarsur moma me ndonje gabel egjypti?
      Sa per kete shkrimKaren, uroj qe ne nje moment tensioni, burri saj ti bjere me hanxhar e ti caje kafken… pastaj do jete vone te kuptoje cfare brockullash flet rruspija shkrimKare.

      1. Thanas says:

        Po ca na plasi trapi ne me per kete ngjarje. U morr vesh autori, ne pidh te semes te shkoje, plumbin ballit meriton greku.
        Kaq, pike boll.
        Ka plot halle te tjera ketu shume me me rendesi sesa ky.

  2. Edlira says:

    O zot cfare llogjike…??‍♀️
    Jam e renduar psikologjikisht,keshtu qe sipas shkrimtares greke,me siguri me lejohet te vras dike…fajin e ka viktima e ardhshme! ??‍♀️

  3. demokrati says:

    Te pakten Shqiperia nuk meriton te helmohet me tej me kete akt barbar. Greket si greket, pasi nuk gjeten dot “shqiptarin” vrases do tja hedhin fajin viktimes…. Filipineze.

  4. Realisti says:

    Shkrimtarja greke ka thene tamam c’fare mendon ajo se ka cuar ne kete vrasje por jo se ajo legjitimiton vrasjen. C’fare llogjike kane njerezit eshte shume per tu cuditur. Jane shume prova qe Babis nuk e ka planifikur vrasjen dhe duket qarte se ai u mundua te fsheh prova pas vrasjes dhe jo te ishte i pregatitur per vrasjen. Kjo duket shume e qarte por njerezit kur hapin gojen tani nxjerrin lloj lloj fyerjesh dhe halmarrja u ze syte te shikojne te verteten. Ai vrau gruan dhe mori me qafe te gjithe familjaret e tij dhe te gruas por e verteta eshte e vertete dhe ai te denohet per c’fare beri.

  5. Manatia says:

    Çfarë lidhje mund të ketë ky populli Grek me perëndimin! kur kto dimostrojnë pa pik turpi se Jan ma injoranta se talebant

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje