Në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese vendosi të mërkurën në mbrëmje që t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion mbi vlefshmërinë ose jo të zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit të vitit 2019. Vendimi erdhi pas një seance që zgjati mbi 9 orë.
Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje nga një kërkesë e Shoqatës së Bashkive për shpalljen të pavlefshme të atyre zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre. Zgjedhjet u mbajtën në datën e shpallur fillimisht me dekret nga presidenti Ilir Meta, i cili tre javë para zhvillimit të tyre, më 10 Qershor, vendosi anullimin duke firmosur një tjetër dekret për organizimin e zgjedhjeve në muajin tetor.
Zoti Meta e argumentoi vendimin e tij me situatën tejet të tensionuar politike, duke qenë se opozita kishte nisur një seri protestash dhe kishte vendosur bojkotimin e zgjedhjeve vendore. Por dekreti i dytë i zotit Meta nuk u mor në konsideratë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Në seancën e sotme Gjykata Kushtetuese ka dëgjuar argumentat e palëve, që nga ato të vetë Shoqatës deri të argumentat e Qeverisë, Presidencës, parlamentit, apo Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Secila nga këto palë, sipas vendimit të mbrëmshëm, do të ketë të drejtë të formulojë një pyetje për Komisionin e Venecias. Ato do i bashkangjiten dhe pikave për të cilat do të kërkojë sqarime dhe vetë Gjykata. Deri në një përgjigje nga Venecia, çështja në Gjykatën Kushtetuese do të mbetet pezull.
Vendimi për t’iu drejtuar Komisionit të Venecias duket deri diku si një përpjekje e anëtarëve të Gjykatës për t’a mbajtur veten larg një çështjeje, me një ndjeshmëri të lartë politike, për më tepër që Venecia e ka trajtuar këtë temë në opinionin e saj të Tetorit të vitit 2019, duke vlerësuar ndër të tjera se “anulllimi i zgjedhjeve vendore mund të bëhet vetëm në kushtet e një situate emergjente, e madje dhe në një situatë të tillë nevojitet një bazë specifike ligjore”.
Anëtarët e Komisionit të Venecias kanë interpretuar jo vetëm dekretet e presidentit Meta, por dhe faktin se bojkoti i zgjedhjeve nga cilado forcë politike nuk mund të jetë argument për mosmbajtjen e tyre. “Bojkoti i zgjedhjeve nga partitë politike, edhe në qoftë se ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektoratit nuk mund të pengojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta. Për ndryshe, këto parti do të merrnin fuqinë për të penguar plotësisht çdo palë zgjedhje”, vërehet në përfundimet e opinionit të Komisionit të Venecias.(VOA)
Gjyqtare pa bythe. C’pret kur ato karrige i marrin duke i sherbyer politikes
Vete menyra se si i zgjodhi Meta ,ka konflikt interesi, po tregon me se mire se duhet ndryshuar ligji mbi menyren e zgjwdhjes se antareve te kesaj gjykate! Kjo tregon se ata nuk jane te pavarur ne vendimet e tyre! Dashnorja e Alibeajt dhe simpatizantja e Likes?!
Po qe se GjK e Shqiperise pret opinion nga Venecia perse i duhet Republikes se Shqiperise ky institucion? Mundet kush te ma shpegoje se elbete pe fshati jemi dhe si kuptojme aq mire ca gjera!
Pse na duhen keta ne, kur nuk jane ne gjendje te japin nje vendim te rendesishem? Une nuk besoj iç fare qe eshte ne forme hile,thjesht nuk jane ne gjendje,per mua,ne thheshtesine e mendimit tim,nuk jane aq te afte sa te bejne ligjin,nuk jane ne gjendje te ndajne shapin nga sheqeri.Nuk e di,thjesht nje ide utopike,por do ishte me mire qe te pajtojme Komisionin e Venecias per ndonje shekull ne menyre te vazhdushme,e ti paguajme kot edhe ata te kushtetueses,sepse per ta anulluar kushtetuesen,nuk mundet, ne fund te fundit,pa ate te Venecias nuk vendoset gje ne Shqiperi.
VITORE fushameta e xhaferkarrialibeiagai
vari qillot
Duhet ti paguani ryshfet Gjykatës Kushtetuese , se vetëm ashtu janë mësuar.
Nje gjykate kushtetuese e cila perbehet nga 7 antare , nga te cilet njera pret te largohet dhe thote pse ta prish me te medhenjte, nje tjeter eshte notere ,por edhe kjo jashte rregullave ligjore per te qene pjese e Gjykates Kushtetuese,por brenda rregullave miqesoore te presidentit. E treta eshtte emruar po miqesishte nga presidenti, dhe aq me keq duke shkelur rregullat e perzgjdhjeve .Presidenti emron nje nga tre te parat ne liste,por trimi yne presidet ,i cili mbron kushtetuten zfgodhi te katerten ,sepse burri i saj ( bashke jetuese ) eshte i opozites dhe mik i Saliut . Ja pra kjo eshte gjykata kushtetuese. Ajo qe mori pike me shume u la jashte gjykates ,sepse keshtu e do meritokracia presidenciale.
Vitore Tusha ka qene gjithmone ne krahun e PD. Mos gabohem i shoqi ka qene nje funksiinar i larte i Policise (apo e ngateroj me njeri tjeter)ne kohet e arta per ta kur Berisha sundonte ne vend?? Po keta do e nxjerin koken diku dhe do digjen pergjithemon duke u shkarkuar apo hyre ne burg sepse po luajne keq.
Te dhjefsha gjykaten kushtetuse!
Normalisht do te duhej ti nxjerfin ne pension keta antare. Pergjigja e Venecias eshte dhene dhe nuk besoj se do angazhohet per te zgjidhur pa aftesine e gjykates shqiptare
Per mendimin tim keta bythemuter te gjykates kushtetuese duhen zevendesuar me gjyqtare te huaj derisa te krijohet nje brez i ri gjyqtaresh ne Shqiperi. Keta nuk marin dot vendime te rendesishme se jane rahur qe kelyshe.
Na u mblodhen ato dite, qershorit 1996 ,demokratet e nje institucioni ne nje qytet te vogel per te festuar fitoren e zgjedhjeve ( nenkuptoni vjedhjen ) Nje punonjese e ketij institucioni kishte mar me vete bashkeshortin dhe djalin 7-8 vjecar. Ne kulmin e gezimit,kur rakia e vera kishin arritur kulmin, na u kujtuan qe edhe djali i vogel te recitonte nje vjershe. E djali ia filloi:
Na ka dale nje kenge ere
P…….ë e sëmës ,moj lule
Per këtë demokraci te re
P…….ë e sëms ,moj lule…..
Me duket se kjo shkon edhe per gjykaten kushtetuese
Na u formua GJK e re.
P…….ë e sëmës moj lule.
Më mirë që s’ kishim
se sa këtë të re,
P…….ë e sëmës moj lule.
Te pagujmë K. e Vencies ,
këjo s’qënkan për ne
P…….ë sëmës ,moj lule.
Kështu do vazhdohet
gjithmonë tek ne
në të sëmës moj lule.
Kur nuk janë në gjendje të shqyrtojnë dhe të marrin një vendim për një çështje të caktuar, ç’na duhen këta gjykatës, apo për të mbushur portofolet me taksat e popullit.
Kjo tregon se gjykata me larte (kushtetuese) eshte e perbere nga dordolece frikacake dhe te paafte, ky veprim duhet te mos kaloje kollaj nga presidenti dhe parlamenti i ardheshem po te jete nevoja te behet nderhyrja e nevojshme deri ne rinovim…..
Kjo gjykate nuk ka per te funksionuar per disa arsye.Kjo gjykate eshte ne kundershtim me qellimet e Reformes ne Drejtesi qe synon te kemi nje drejtesi te depolitizuar dhe gjyqetar te paster dhe me integritet.
Vitore Tusha moralisht nuk mund te gjykoj sepse ka 3 vjet qe i ka mbaruar mandati (Dvorani u shkarkua disa skonda pas mbarimit te mandatit).
Dy emerimet e tjera jane militante ekstreme dhe jo te fushes, duke perfshire edhe propozuesin, presidentin qe vertetoj se eshte i politizuar .
Gjithesesi kjo palo gjykate me mosmarjen e vendimit vertetoj se zgjedhjet e 30 qershorit kan qen te rregullta se po te gjente sado pak hapsire do i kishte zhber keto zgjedhje.
Perse duhet mendimi i Venecias kur Venezia eshte shprehur me pare per kete ceshtje.
Kjo gjykate duhet te shkrihet.
Asnje nga anetaret e Gjykates Kushtetuese nuk e meriton te jete aty, jane te paafte e te korruptuar. Jane pa integritet. Rrofte miku.
Pse cfare pandehet ju? Kjo dihej. Eshte qesharake te presesh qe ata te marrin vendime profesionale dhe te pandikuara. Nese ka ndonje gje qe do ta meritonte te jepej me koncesion, eshte ajo gjykate.
nuk e dija qe paska kaq shume juriste mes komwntuesve te QeMeros!
Pse ku e kuptove ti qe komentuesit jan juriste?Ketu nuk po jepet mend juridik nga komentuesit,por gati te gjithe jane te nje mendimi,deshire mese e dtejte qe GjK te jete ne gjendje te beje ligjin,sepse per ate pune eshte,e nuk duhet te jesh jurist per te kerkuar nje gje te tille,mjafton te mos rrish me goje hapur si humbameno,o tia fusesh ij kau peles.
nuk e dija qe paska kaq shume juriste mes komwntuesve te QeMeros!!
nuk e dija qe paska kaq shume juriste mes komwntuesve te QeMeros!!!
Veprimi kesaj Gjykate tregon dy probleme: 1-Paaftesi ne profesion (te meta ne interpretimin e ligjit),2-Frike nga rruga (politika,krimi e.t.j)
Per te dyja tregon se ku jemi katandisur si shtet.Kjo nuk jep shprese per te ecur perpara.