Rusët kalojnë Bosforin me anije, nëndetëse dhe avionë, “Mbretëresha” i pret në Mesdhe

25 Qershor 2021, 12:13Bota TEMA
Rusët kalojnë Bosforin me anije, nëndetëse dhe avionë,

Tensioni mbetet i lartë mes Perëndimit dhe Rusisë pas incidentit të disa ditëve më parë në brigjet e Krimesë.

Së fundmi, media shtetërore ruse ka publikuar pamje të zbritjes në bazën ajrore të Humeimit në Siri të disa avionëve ushtarakë si një kundërpërgjigje ndaj prezencës së forcave të NATO-s në brigjet përballë.

Mësohet se në Siri u dërguan disa avinë Mig-31 si edhe IL-38. Më herët Rusia kishte dërguar në Siri edhe disa avionë bombardues Tu-22M3.

Krahas kësaj, mediat turke raportojnë se në ngushticën e Bosforit kanë kaluar disa anije dhe nëndetëse ruse, të cilat kanë zbritur në Mesdhe ku ndodhet edhe flota britanike me në krye aeroplanmbajtësen “HMS Queen Elisabeth”.

Nga ajo kanë fluturuar gjatë këtyre ditëve avionët amerikanë F-35, gjë e cila ndodh pas rreth 80 vitesh.

2 komente në “Rusët kalojnë Bosforin me anije, nëndetëse dhe avionë, “Mbretëresha” i pret në Mesdhe”

  1. Agron says:

    …. “qe ndodh pas rreth 80 vjetesh”? Vete ky avion eshte me I ri. Avionet reaktive ne pergjithjesi Jane me te rink.

  2. janullatos arxidoglyftis says:

    dergojuni ndonje predhe si ja bene turqit ne kufi me sirine avionit rus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje