Ka baba... kriminel!

26 Qershor 2021, 10:14Politika TEMA

Nga Shpëtim Luku

Një nga biznesmenët më të suksesshëm të Shqipërisë, nga ato që ka çdo gjë, karrierën e dikurshme profesionale, të tashmen e ndritur dhe trashëgiminë nga një familje intelektuale tiranase më tregonte një ditë për një “konflikt” me vajzën e tij studente  në Boconi.

“Desha ti blej një makinë modeste, me çmim rreth 20 mijë euro që ta kishte, ndërsa bënte studimet. Për të vajtur në shkollë, për tu kthyer në shtëpi, për të shkuar diku për ndonjë fundjavë.

Mirëpo sa ia thashë gocës këtë ide refuzoi në mënyrë kategorike”- tha biznesmeni. Dhe dy kishin qenë arsyet, sipas vajzës së tij, që e bënin dhuratën e padëshiruar. E para, ishte transporti publik italian shumë i zhvilluar, që plotësonte shërbimin e transportit në çdo cep të Milanos apo Italisë.

Dhe e dyta, e më e rëndësishmja, ishte mentaliteti i shokëve e shoqeve të studentes shqiptare, me të cilin do ti duhej të ballafaqohej, “mirë makinën ta bleu babi, po ti vetë, çfarë do blesh me forcat e tua”?!

Niveli i transportit publik në Shqipëri është ky që e dimë e përjetojmë të gjithë, megjithë përmirësimet, ndaj nuk ka pse të zgjatemi shumë në këtë aspekt.

Dallimi mes kulturave, mentaliteteve, mënyrës së edukimit, kjo po, meriton një ndalesë. Për çfarë punon një njeri i zakonshëm me një karrierë normale? Cili është produkti final, bilanci përfundimtar i jetës produktive të tij?

Me përjashtim të atyre që janë të suksesshëm në biznes, të tjerët që e kalojnë jetë e tyre si rrogëtarë të zakonshëm,  nëse arrijnë të kenë një makinë të mirë dhe një shtëpi të tyren, me të drejtë mund të quhen të suksesshëm. Edhe llogaritjet e konfirmojnë këtë.

Nëse merr një makinë të re me kredi kohëzgjatja e shlyerjes së saj është 5 vite. Nëse merr një shtëpi të re me kredi, kohëzgjatja e shlyerjes së saj është 25-30 vite. Afërsisht aq sa është edhe periudha efektive në punë. Mirëpo çndodh me shumë prindër shqiptarë biznesmenë e zyrtarë të korruptuar?!

Të paaftë për të edukuar fëmijët sikurse duhet, me ndjenjën e përulësisë, modestisë, korrektesës, mirësjelljes shoqërore bëjnë të kundërtën e saj. Kthejnë kokën pas bëjnë retrospektiva të vuajtjeve e defiçiteve të tyre materiale dhe si kompensim “ngopin” fëmijët me to.

Pra i edukojnë keq, duke i bombarduar me të mira materiale. Iu blejnë makina të shtrenjta, aparate celularë të fundit, apartamente të mëdhenj e komodë, aksesorë të ndryshëm që dëshmojnë jetë luksoze etj etj. I çojnë me pushime në çdo vend të botës, iu japin karta krediti pa limit.

Duke vepruar në këtë mënyrë, fëmijët e tyre janë të dhënë pas jetës vanitoze e të demotivuar me të drejtë. Sepse refuzimi, duke i thënë babait ” faleminderit , por nuk mund ta pranoj dhuratën tënde” është një shprehje që dëgjohet rrallë, shumë rrallë, dhe kjo varet pra nga edukimi familjar, nga trashëgimia familjare.

Kurse po të thuash “ka baba çun” dhe turresh ti plotësosh çdo dëshirë është e sigurtë që një ditë do të të duhet të thuash “ka baba… kriminel”.

26 komente në “Ka baba… kriminel!”

  1. qytetar says:

    Fjalia e fundit thote gjithcka..

    1. Dani says:

      Problemi se ne Shqiprie dhe si do Mose ate që jetone në Shqiprie dhe nuk kane jetuare Kurre në Perdime kane komplet mentaliteti Otomane Turke.. Dhe shumica e biznesmenve jane kriminela ose jane hajdute që kane punuare në Shtete dhe kane vjedhur Lek e Shqiptarve.. Prandaj nuk rrespektone jeten e njeriut fare. Veq done me u duke se jane të forte

      1. faleminderit says:

        po edhe Edi Rama ka jetuar ne perendim ( biles edhe eshte martuar me perendimore ) dhe akoma ka mentalitet otoman.
        Mund te ma shpjegosh kete shoqerisht ?

        1. Po Edi Rama…… says:

          Ska te bej fare me temen qe diskitohet
          Nqs nuk jep dot nje argument llogjik me mire mos thuaj gje
          Edhe ne gjume ju del Edi Rama
          Edhe kur te hani bakllava do te thoni: po Edi Rama …

      2. Shpellari says:

        Turkut ti rush sumen ti, shpellar je vet, turqia eshte shume me e civilizuar dhe e kulturuar se shqipot. Te keqen e kemi ne gen se edhe serbet, edhe greket deri tek hungarezet kane qene nen sundimin otoman dhe nuk kane asnje lidhje me shpellarizmin, pale me turqine. Thjesht jemi shpellare dhe qe ndryshojme duhet si fillim ta pranojme.

    2. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

      Nje carcaf me pordhe me rigone.
      Dy fjale dhe cdo gje e qartesuar:
      Pune korrakesh!
      Sunitet nuk behen njerez……lloji i kafshes.

      1. qefliu says:

        Doli dhe Mutofagosiiiiii!
        Qirie Mutofagos, po andej nga artikujt per Babis-in, qe vrau te shoqen, kur do na lesh ndonje koment, apo tani nuk te vjen me zeri dhe nuk degjon me nga ai vesh?
        Nje gje e ke shkruar gjithmone drej kur thua “pune korrakesh”.
        Nje pietje kisha qirie Mutofagos-kete shprehje e ke gjetur vete, apo ta kane thene te tjeret?
        Jo per gje, por duke e ditur se “lloji i kafshes” se ciles i perket zotrote, ka tru me pak se veshgjati, them se disa gjera duhet ti kesh me te degjuar.

    3. shtjefen palushi says:

      Tka ba baba… KRIMINEL…. do ish me interesant titulli

  2. Asd says:

    Ha ha ha. Nuk eshte tamam keshtu. Po te kesh qejf shkollen nuk ben krime, pavaresisht nga pasuria. Po te jesh i edukuar dhe te jesh mirenjohes per fatin qe je i pasur, nuk ben krime. Krimi nuk eshte i lidhur me te qenurit i pasur por me trurin e poshter qe te kane trasheguar. Kur truri eshte i semure, je ne cdo moment potencial per krim. Mjafton vetem … “pjekja” e nje apo dy kushteve dhe krimi do te ndodhe patjeter. Djali 20 vjecar qe kreu krimin e djeshem do ta kishte sjelle patjeter situaten per nje krim ne mos dje, sot ose… neser.

    1. ILIRET says:

      Ju flisni sikur kriminelet, hajdutet, idjotet, budallenjte nuk martohen dhe nuk shtohen.
      Dhia, kec pjell. Nga ferra nuk mbin trendafil.
      Ndersa e kunderta edhe ndodh qe trendafili behet ferre.
      Cfare pret nga kriminelet qe u pasuruan apo u bene biznesmene?
      Cfare pret nga martesa e tyre.
      Ata nuk harxhojne asnje minute kohe per edukimin e femijeve te tyre.
      E kunderta mund te ndodhe. Femija mund te perpiqet te edukoje prindrin.
      Pastaj televizinet dhe kurvat e tyre. Cfare jete reklamojne?
      Ate te te pasuruarit me bythe.
      Dhe sigurisht te gjitha gjerat do te ecin me bythe.

  3. aqifi says:

    Degjo ti Luku, problemi eshte se atje merr gjoben makina jo shoferi. Nje shtet normal me 2-3 gabime te heq patenten dhe duhet te shkosh te psikologu qe te vertetosh nese je i afte menderisht, pervecse kursin nga e para.
    Shto pastaj monitorimin e trafikut me kamera dhe gjoba automatike… dhe jo police qe dalin nga ferrat… Shpejtesia nuk vret, as baba ska cben kur gjoba del nga kompjuteri e te vjen ne shpi , shteti te vret

  4. Kamerat radare duhet ti shembin ne gjoba shkelesit e normave te shpejtesise si ne qytet edhe ne rruge nacionale says:

    Me ligj moshave te reja, apo shofereve te rinj duhet tu ndalohet drejtimi i makinave me fuqi dhe shpejtesi te madhe.

  5. 19 says:

    I kane fëmijët te gjithe injorante dhe te pa edukate .komplet pa përjashtim. Hiq vetem qytetaret kurse pjesa tjeter jane kafshe ose derra qe kan vetem nje gje me shume nga njeriu qe flasin lëshojnë tinguj kaq e thjeshte .

  6. Ka rene parja ne dore te ınjorantıt ı cılıne menyre prımıtıve ka bere leke dhe nuk dın sı te komandaren Perrrıtjen e nıvelıt te jeteses apo te lluksıt,Kjo e fundıt per tu dukur ,Keto nuk duhet te harrojne prejardhjen etyre Ku kane qene dhe ku jane,Rrugen qe ka pershkruar,Pune apo hajnı, Nje fjale e vjeter dukur thoshte ,Se nuk eshte zor te besh pare,por eshte e veshtıre qe tı komandosh ato Per te mıre apo per du dukur se kushje,

  7. Dauti says:

    Do kontrolluar pasuria e babait, lidhjet me klanin famekeq te familjes kriminale Berisha dhe te pjelles bastarde maloke

  8. Sokrati says:

    Hajdutet e bizneseve dhe biznesmenet hajdute nuk njohin dhe nuk kane norma morali, natyrisht ata nuk kane se si te edukjone femijet e tyre.
    Para pak ditesh djali i breçaneve me super makine aksidentoi nje kalimtare, duke ecur ne rrugen e saj dhe e la ate me nje këmbe, djali i madaneve aksidentoi me vdekje nje familje te re me 4 anetare.
    Thone se prinderit biznesmene jane nga Tropoja.
    Une them se jo keta birbot, por shteti i ka bere keto krime! Presidenti, parlamenti, kryeministri dhe ministri i brendshem jane tmerresisht indiferente!
    Ligjet per personat me leje drejtimi per automjetet duhet te jene aq te sakte, te ashper dhe te kuptueshëm, saqë kushdo qe ulet ne timon, duhet t’i vere gishtin kokes dhe t’i dridhen muskujt e kembeve, kur niset drejt automjetit…
    Po merren jete te pafajshme njerezish, sikur te jemi ne kohë lufte.
    Vendi po vdes, kur vdekja nuk ka aresye te ndodhe!
    Kur edukimin nuk mund ta bejne hajdutet dhe te babeziturit per pasuri e makina luksi, eshte shteti, qe me forcen detyruese te ligjit, norma dhe akte nenligjore edukon shtetasit dhe mbron jetet e tyre.
    Ku eshte shteti?!
    Faleminderit Gazetes Tema dhe zotit Shpetim Luku per shkrimin e mesiperm edukativ.

  9. E kuptoni ju se ku ka qen interesi i atyre qe kan dretjuar Policine e ktij vendi
    te pakten kto 8-vitet e fundit sepse Kafshet e PD-Lsi i kaloni te gjitha Miljonat e Buxhetit ne Kontot e tyre .
    Pra interesi kan qen thjeshte Tenderat e Policise me fitu Miljonat Drejtuesit e saja ,
    pa par aspak ne ate kendveshtrimin e Sigurise e krijimit te nji Sistemi Kontrolli e Ligji ,
    te Sigurise ne Rruget e Shqiperise .
    Policet e Shqiperise na rreklamohen vetem tu bo Parada Lluksi me Makinat e Reja me Uniforma sexi ,
    nderrkohe qe nuk afrojne asnji lloj Sigurie rrugeve te vendit.
    Mjerishte ky eshte Realiteti qe i qit bythen jashte Policise Dallkaukeve barkederrave nen Uniforme .

  10. Al says:

    Cfare lidhje ka kjo qe shkruan.mentalitet bolshevik dhe idiotësi.cdo njeri ne bote meriton te mirat materiale dhe komoditet.mos u merni me nje rast qe makina ishte e shtenjte.aksidentin mund ta bej dhe nje person i varfer dhe me makina rrangalle
    dhe shume makina rrangalle qe per fat te keq ka sa te duash ne Shqipëri.
    Ky lloj shkrimi nuk ja vlen te botohet fare.

  11. Labi says:

    Dikush flet per polivine,tjetri per politiken,nje tjeter per baballatet e pasur,perfundimi keta jemi ne qe kur ndodh nje aksident i permasave te tilla fillojme dhe japim mend. Jo me larg se sot kaloja semaforit dhe pa pare majtas djathtas futet nje djale rreth 30 ne rruge kur te drejten e kishin makinat,faji nuk eshte i nje adoleshenti te llastuar eshte faji i mentalitetit fshatar te shumices,mjafton nje shetitje rrugeve te Tiranes dhe do shikoni qe nje shumise nuk njeh asgje rreth rregullave te qarkullimit.

    1. Tetovari2 says:

      Nëse nik i njohin regullat e trafikut,atëherë si
      e morën patentën e vozitjes?

  12. Piro says:

    Nje francez i mencur, dikur ka thene:” Njeriun e ben vujtja”. Perkedheljet jo, nuk te bejne as burre. Prandaj edukimi vlen shume. Prandaj nje nga frashellinje mencur shkruante:” Po do te investosh per nje vit, mbill miser e grure. Po do te investosh per tere jeten, mbill kulture”.

  13. Ceni says:

    Sokrat, behu qytetar e pastaj shkruaj.

  14. DV 2020 says:

    Faleminderit autorit. Kisha kohe qe nuk kisha lexuar nje artikull te shkurter dhe kaq real.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje