Rusia shënon 619 viktima nga koronavirusi në vetëm 24 orë

26 Qershor 2021, 17:54Bota TEMA

Rusia ka regjistruar të shtunën 619 viktima me koronavirus, njëherësh ditën më vdekjeprurëse këtë vit.

Numri i të infektuarve po ashtu është dyfishuar, në krahasim me fillimin e muajit, pasi autoritetet kanë raportuar për 21,665 raste të reja brenda një dite.

Më 25 qershor, numri i viktimave ka qenë më i larti nga 24 dhjetori.

Hezitimi i rusëve për t’u vaksinuar, ka shtuar frikën se qëndron mbrapa shpërthimit të ri të virusit.

Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë në një takim me ligjvënësit rusë, më 12 qershor, se “fatkeqësisht kërcënimi nga koronavirusi, nuk ka kaluar ende. Në disa rajone, situata është përkeqësuar”.

Zyrtarët në Moskë kanë thënë se një e treta e rasteve të reja raportohen në kryeqytetin rus.

Kryetari i Moskës Sergei Sobyanin, ka thënë javën e kaluar se vaksinimi kundër koronavirusit do të jetë i detyrueshëm për 60 për qind të punëtorëve në sektorin publik.

Rreth 17 rajone tjera do të marrin vendime të ngjashme.

Moska dhe rajone tjera, po ashtu kanë rritur kufizimet në lëvizje.

Prej javës së kaluar, banorët e Moskës, mund të marrin shërbime në restorante dhe bare, vetëm nëse kanë dëshmi të vaksinimit, test negativ për koronavirus, apo certifikatë se kanë kaluar sëmundjen COVID-19, që shkakton ky virus, në gjashtë muajt e fundit.

1 komente në “Rusia shënon 619 viktima nga koronavirusi në vetëm 24 orë”

  1. Saktesonı mıre shıfrat Kur ja futnı per Rusıne qe ka 4 vaksına te prollımıt te saj Po vendet e tjera qe nuk e kane vaksınen Sa do te jete numurı ı te vdekurve, E kenı kapur me rusıne sı Bushatı me Ramen, Vetem per te folur keq, Lerenı Rusıne ne vendın e vet,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje