Vaksinat e Covid-19 tani po administrohen për të gjithë ata që janë mbi moshën 18 vjeç në të gjithë botën. Vaksinat që janë në dispozicion në treg thuhet se shkaktojnë efekte anësore të lehta deri në mesatare pas vaksinimit. Një nga simptomat më të zakonshme të vaksinimit është dhimbja e trupit. Por, a duhet të merrni qetësues të dhimbjeve për të ulur dhimbjen? Jo.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se nuk këshillohet marrja e ilaçeve kundër dhimbjes para se të merrni vaksinën për të parandaluar efektet anësore të mundshme, pasi ajo mund të ndikojë në efikasitetin e vaksinave. Atëherë çfarë duhet të bëni nëse vuani nga ethet apo dhimbja e trupi?
OBSH thotë se dikush mund të marrë paracetamol ose qetësues të tjerë për të kontrolluar efektet anësore të tilla si dhimbja, ethet, dhimbja e kokës ose dhimbjet e muskujve pas vaksinimit, por jo para se të bëhet vaksina.
‘Nuk rekomandohet marrja e ilaçeve kundër dhimbjeve’
OBSH-ja e tha këtë pasi disa postime të rreme në mediat sociale flisnin për nevojën për marrjen e antihistamineve dhe ilaçeve të tjera të dhimbjes, përpara se të merrnin vaksinën e Covid-it për të ndihmuar në lehtësimin e efekteve anësore të mundshme të vaksinës.
“Nuk rekomandohet të merrni qetësues të dhimbjeve të tilla si paracetamol para se të merrni vaksinën Covid-19 për të parandaluar efektet anësore. Kjo sepse nuk dihet se si ilaçet kundër dhimbjes mund të ndikojnë në funksionimin e vaksinës. Sidoqoftë, mund të merrni paracetamol ose qetësues të tjerë nëse shfaqni efekte anësore të tilla si dhimbje, ethe, dhimbje koke ose dhimbje të muskujve pas vaksinimit”, ka thënë një zëdhënës i OBSH-së.
Ilaçet kundër dhimbjeve mund të kufizojnë efikasitetin e vaksinës, thotë OBSH.
Efektet anësore të zakonshme të vaksinës, të tilla si dhimbja e krahut, dhimbje koke, ose lodhje, janë të vogla në shumicën e rasteve, shtoi OBSH. Por ndërsa antihistaminat mund të zbusin disa reaksione alergjike, ato nuk janë krijuar për t’i parandaluar ato.
Profesor Luke O’Neill, Kryetar i Biokimisë në Kolegji Trinity Dublin është shprehur: “Nuk ka asnjë arsye për të marrë ilaçe kundër dhimbjes përpara vaksinës, ato mund të kufizojnë efikasitetin e vaksinës”.
1= Po , eshte plotesisht e vertete edhe per te gjitha rastet e vaksinimeve ky kendveshtrim shkencor : vaksine –> medikamente antiinflamatore (antihistaminike) dhe efektit per antitrupa qe duhet te prodhohen nepermjet mekanizmit te imunitetit tek trupi jone , pra eshte e kuptushme udhezimi i OBSH se antihistaminiku “mund te kufizojne efikasitetin e vaksines” .
2= Por tek ky udhezim lexohet se “antihistaminat mund te zbusin disa reaksione alergjike” , pra kjo gje vetekuptohet si efekt kundrejt clirimit te histamines .
POR CFARE DUHET TE DEGJOJME ME TEJ NGA OBSH :
3= A mund te jape OBSH nje pergjigje te llogjikeshme per kendveshtrimin shkencor : virus (pra person i infektuar) –> medikament antihistaminik , (por gjithnje sipas kritereve egzakte te standarteve farmakologjike) , per te mos ndikuar negativisht tek mekanizmi i organizmit tone dhe qe “mund te kufizojne efikasitetin” pathologjik prej virusit infektues , pra qe “mund te zbusin DISA reaksione ” nga clirimi i histamines si pasoje nga hyrja –> shumezimi –> perhapja e ketij virusi pergjithesisht ne te gjitha organet tona ?
===============
Faleminderit per mirekuptimin shkencor : Gjella do kripe , por kripa duhet aq sa duhet !
Dy Nobeliste qe nuk jetojne me , ne dy studime te vecanta , i kane dhene pergjigje pyetjes se mesiperme , por cila do te jete tani pergjigja nga OBSH !!!
===============
Faleminderit per mirekuptimin shkencor : Gjella do kripe , por kriper duhet aq sa duhet , se sigurisht qe te demton !
Nga ish mjeku , VaDa , i diplomuar qe me 1982
===============
Edhe nje here ju faleminderit per mirekuptimin .