E mbante të fshehtë, Putin tregon çfarë vaksine mori kundër koronavirusit

30 Qershor 2021, 13:53Bota TEMA

Prej kohësh e mbante të fshehtë, por presidenti Putin më së fundi tregoi se çfarë vaksine mori kundër pandemisë së koronavirusit.

Përpara gazetarëve, kreu i Kremlinit u shpreh se ishte vaksinuar me vaksinën ruse Sputnik V.

68-vjeçari e mori dozën e parë të vaksinës në mars, ndërsa të dytën në prill, por prej asaj kohe nuk e kishte treguar llojin e vaksinës, për të mos ndikuar te qytetarët.

Ai përsëriti edhe njëherë qëndrimin gjatë intervistës se ishte kundër një vaksinimi të detyrueshëm, megjithatë disa zona në Rusi kanë aplikuar detyrimin e vaksinimit për kategori të caktuara të qytetarëve.

1 komente në “E mbante të fshehtë, Putin tregon çfarë vaksine mori kundër koronavirusit”

  1. ?????? says:

    Hahaha sikur nuk e dishim neve ket po ajo u dite o gazetar..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje