Meksika do të lejojë përdorimin e kanabisit

30 Qershor 2021, 09:26Bota TEMA

Gjykata e Lartë e Meksikës ka marrë vendim për të lejuar përdorimin e kanabisit nga të rriturit, duke e quajtur ndalimin aktual jokushtetues.

Në një vendim gjykata vendosi që kjo grupmoshë është në gjendje të aplikoje për të kultivuar dhe konsumuar kanabisin e tyre. Por pirja e saj në publik dhe para fëmijëve do ndalohet. Vendimi erdhi pasi një projekt-ligj i legalizimit ngeci në Kongres.

Dhoma e ulët e Meksikës miratoi një projektligj që legalizon përdorimin rekreativ të kanabisit në Mars, por ai ende ka nevojë për aprovim përfundimtar nga Senati. Legjislacioni do t’i lejonte përdoruesit me leje të mbanin deri në 28 g dhe të rritnin deri në tetë bimë në shtëpi për përdorim personal. Aktualisht, është e paligjshme të mbash më shumë se pesë gram.

Mbështetësit e legalizimit shpresojnë se kjo mund të zvogëlojë dhunën që lidhet me tregtinë e paligjshme të drogës, e cila u merr jetën mijëra njerëzve në vend çdo vit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje