Tre persona kanë grabitur një furgon në Krujë.
Ata kanë marrë bananet që transportonte ky furgon dhe më pas e kanë braktisur atë.
Njoftimi i Policisë
Rreth orës 03:45, është paraqitur në ambientet e Policisë shtetasi F. B., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili deklaron se në Thumanë, tre persona ende të paidentifikuar duke e kërcënuar me sende të forta i kanë marrë furgonin e mallrave që transportonte banane.
Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së informacionit kanë orgaizuar punën ku gjatë krehjes së zonës kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit në Kurbin.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Kanë marrë drogën dhe jo bananet.