Në botimin e ditës së hënë datë 27 Qershor 1938, e përjavshmja e kohës “Java”, në seksionin e lajmeve do përshkruante lajme nga plazhi i Durrësit.
Kjo ishte periudha kur plazhi i Durrësit kishte filluar të merrte jetë duke u urbanizuar në mënyrë korrekte.
Gjithashtu shkruhet për fillesën shërbimeve nga bashkia e qyteti dhe operatorët privatë duke e bërë kështu “banjën e Durrësit” të shfrytëzueshme për turistët e huaj dhe vendas.
Lajme nga plazha
Plazha e Durrsit sivjet është m’e këndëshme. Ka një zhvillim dhe përparim të dukëshëm.
Dhomat dhe kafe-restauranti, të përmirësuar mjaftë dhe shkëlqejnë.
Po edhe plazha shkëlqen nga pastërtia.
Bashkia e Durrësit, tregon një kujdes të admiruarshëm për këtë gjë. Bashkia ka bërë edhe një motoskafë, e cila siguron komunikacjonin Plazhë Durrës.
Dhe sa e bukur është ! Një kukllëz me gjithë kuptimin e fjalë duket. Sidomos natën kur ndez edhe dritat. Përveç motoskafës, Bashkia e Durrsit, ka blerë edhe një autobuz për nevojat e komunikasjonit Durrës-Plazhë. Po Bashkia u interesua që t’u sigurohet banorëve të Plazhës çdo lehtësi.
Një tregëtarë gjanash ushqimi krejtësisht e kompletuar, një furr, tregëtarë pemësh dhe barishtësh, Kinema, orqestë etj. Familjet po filluan të vijnë në Plazhë, natyrisht ato e kanë “vaktin”. Por edhe vizitorët tiranas dhe durrsakë kanë filluar.
Nga Durrësi lajmërohet se për së shpejtë do të lëshohet një … barkë, nga kantjerët “Kalabota” t’atij, qyteti. Armator i kësaj është një ish gazetar dhe tashti… shahist me famë.
Barka do të jetë jashtëzakonisht e madhe – do të mund të nxëjë 5 veta veç barkaxhiut – dhe do të jetë në dispozicjon të kujdo që do të paguajë një frang në orë.
Në rranishtë sivjet nuk ka të hedhura kuta sardelash dhe as në det gozhda. Kështu është frikë që Banjat Popullore të … humbasin origjiualitetin e tyre.
Që të gjithë pyesin në se do të qërohet plazha edhe nga disa ferra dhe gjëmba që ka dhe presin me interesim një përgjegje nga zoti Rustem Ymeri.
Në Plazhë sivjet ka edhe “pensjon”, por ky nuk është për llauzin për arësye të çmimëve. Vetëm një gjë nuk ka tash për tash në Plazhë: subjekte për të mbushur këtë shtyllë.
Vetem nje foto eshte marr nga plazhi(dhe ajo ne sfond tregon Durresin),,gjithe te tjerat jane pamje nga porti dhe qyteti i Durresit,,,Titulli dhe shkrimi nuk ka te beje fare me plazhin e Durresit.Kur doni te tregoni historine me foto ,te pakten merrni mundimin dhe verifikoni fotot me ndonji vendali ose historian..dhe mos ja fusni kot.
Meson dicka edhe nga keto foto. Durresi si ka qene nuk behet me kurre. Kurse keshtu sic eshte sot behet edhe me keq.
Saktë si me ma lexuar mendimin tim por do ksha shtuar këtë se ca fotografi përsëriten.
Pushohej qete. Nuk kishte vrasje, zhurme naten, sejcili ne qejfin e vet. Cdo gje shkonte vaj. Cmimet ishin normal dhe cdo gje bio. Njerezit nuk trembeshin se mund te ndodhte ndonje gje e frikeshme. Kontrollohej cdo pellembe e bregdetit nga rojet bregdetare. Nostalgji.
Kush shqiptar benin plazh mer aman se po na çudisni , mjaft kerkoni ti thurni lavdi azgjes , nje kohe kur ishim mesjetar , ku kishte femer qe dilte me brek ne at koh , kur Durrsi Kavaja e Tirana grat i kishin te veshura me perçe si ne kabul deri ne vitin 67 kur u ndalua feja nga PPSHja , kush lahej ne plazh , deri ne vitin 1967 qe u mbyll feja vetem grat e te huajve laheshin ne det mos na tregoni prralla , vetem zogu me motrat dhe gruja zogut laheshin ne det , shqiptaret ne 39 nuk kishin brek jo me rroba banjo qe nuk i njifte kerkush , plazhin me rer e pisha vetem ne kohen e PPSHs e provuam ne shqiptaret , fill mas emancipimit filluan te mbusheshin plazhet plot , ne ishim ushtar ne vitin 1979 dhe mblidhej gjith kompania per te xhveshur Sabri Dallashin se nuk dilte me brek me e vra se kishin turp , ju thoni per vitin 39 t kur grave ne durres e kavaj i shikoje vetem syt as mojen e kpuces jo , mjaft me kohen e hamut zogut se esht koha turpit koha mesjetes ku te rrifte mushkonja me grushta ne mes te rruges se ishte sa nje luan , se kudo kishte vetem kenta , atehere ishte koha dumbabes dilnin grat me tanga ah mer gazetar “inteligjent “na kenoqe .
Saktë… po kujt ia thua aman.
O kokrra e injorantit! Vilat ku rrinte ne behar udheheqesi yt shpirteror Enver krimineli me ministrat e tij, kane qene ndertuar qe ne kohen e atij, qe i deformon emrin ti. Por e kuptoj mire se ti dhe ata paraardhesit tuaj, qe zbriten nga malet ku flenin me bagtite, dhe qe nuk njihnit jeten, keshtu i keni perceptuar keto histori.
Sakte.
Gjyshja ime kur degjonte Enverin apo udheheqes te tjere te komunizmit ne radio dhe me vone kur ne televizor, me thoshte si neper dhembe:
“Rane malet, biri nenes, e u ngriten halet”.
ju lutem.mos ju drejtoni ketyre te tema si gazetare se nuk jane….po qellimin e arriten ,nderveprimin dhe klikimet …keshtu ka vajtur puna tani ,shkruaj cdo gje qe te klikojne njerezit dhe pastaj tema nepermjet google analytics tjua tregoje kompanive qe te mund te bejne reklama tek tema,pra eshte biznes jo gazetari ….si sju ha mortja …injorante bashke me meron
Sakt miko. Po kta kan 1 problem t’modh. Me i sha ose kritiku qeverin harroje se ta postojn komentin
Ku e keni plllazhen e gazekaret e ymer bazos. Po pyllin? Sa per tju hequr injorancen pishat jane mbjellur ne vitet 50 ne kohen e komunizmit. Shkrimi nuk ka lidhje me fotot.
Sakte “tironci “…..
Shqiperine e kan shkaterruar te banziturit te poshtrit mashtrusat te degjeneruarit politika e 30.viteve ka shkaterruar cdo gje .nuk eshte me ajo shqiperi si ka.qen…tani eshte si pakistani bagladeshi india skandal
Ti tironci nuk po flasim per kohen e Zogut por per periudhen nga 60- 93. Ti tironci paske lindur pas viteve 90 e ske si ta njohesh periudhen e lavdishme. Ju gjasme tironcit shkonit me nallane me trenin e zhavorit pa bilete vetem te djelat.K urr nuk keni pas kulture e rregull familjar. Ju nuk keni bere asnjehere dhe as beni pjese ne eliten kulturale te vendit. Naqeta Mono.
Ironsi ka të drejtë. Unë kam jetuar në një shtëpi një katshe tek plazhi në vitin 1945. Ishin shume pak veta që bënin plazh por asnjë vendas. Tung
Xha Malo
500-vjet nen Turqi ,qe s’te la as me ndertu mo shkolla e jo me zhvillim e ekonomi .
Shqiptaart e shkret e shikonin detin me frik dhe kujtonin prrallen me balozin e zi .
Dhe yxhyyym i rrinin sa me larg detit ,ne kodra e male me bagetin .
Sapo na rrasen Demokracine batheve ,
u zhendosen Tapite – extremisht afer Detit ,mbasi i rrokullisen nga kodrat dhe malet ,ku kishin jetu 500-vjet .
Hajt pra shnet.
Vetem plazhe dhe pushues nuk pashe ketu une, as pisha..lolll
Ajo foto me 4 burrat shume e cuditeshme
1 me rroba banje trupore grash vitet 60
Tjetri me pishama si i arratisur nga çmendin
I treti si boksier ne filmat e Çaplinit
I 4 si çun beu alla pede
Ke harruar të pestin, në sfond: qerosin me fustan!
Ne vitet 20-30 ne Evrope vetem ne Gjermani kishte plazhist me rroba banje.
Mbas lufte se 2-te boterore filloi plazhi si kulture masash.
Taulant ,
me sa me kujtohet mue ,
Bikinit e Para ne Bote jane shpikur ne Itali apo France !
Sigurishte qe Gjermania ishte nji vend i zhvilluar per kohen ,por ama edhe ne Itali e France .
Mos gjyko ato qe kane Jetuar dje, gjyko veten qe jeto sot. Cdo kohe ka njerzit e vete
Ajo foto me 4 burrat shume e cuditeshme
1 me rroba banje trupore grash vitet 60
Tjetri me pishama si i arratisur nga çmendin
I treti si boksier ne filmat e Çaplinit
I 4 si çun beu alla pede
Mos gjyko ato qe jetuan dje, gjyko ato qe jetojne sot . Cdo kohe ka njeriun e vete.
Ky qe ka shkru me emrin TIRONCI qeka RRK komplet, qeka nga ata Tironc me shpi me qerpic, me nje hurme ne oborr dhe me nje budall ne shpi…