U bë i njohur në gjithë Europën për kanabisin, Lazarati ndryshe: Synohet të kthehet në fshat turistik

29 Qershor 2021, 10:25Turizëm TEMA

Në Lazarat është mbajtur panairi i parë i biznesit rural që mblodhi disa dhjetëra biznese nga e gjithë bashkia.

Eventi kishte në qendër blegtorët, artizanët, grumbulluesit e bimëve medicinale, prodhuesit e vegjël, dhe synoi evidentimin e potencialit turistik të kësaj zone që shkon krahas ofertës së gjithë luginës.

Ata që po bëjnë përpjekje për të jetuar me punë dhe profesione të traditës lokale folën për nevojën e mbështetjes me subvencione, promovim dhe tregje.

Panairi i pari në llojin e vet, pati një numër të rëndësishëm vizitorësh.

Fshati i njohur në të gjithë Europën për të kaluarën e tij të lidhur me kultivimin e kanabisit ka aktive tani rreth 30 biznese të vegjël dhe të mesëm që po krijojnë një tjetër perspektivë zhvillimi.

1 komente në “U bë i njohur në gjithë Europën për kanabisin, Lazarati ndryshe: Synohet të kthehet në fshat turistik”

  1. Kalec Dega says:

    “Shqiperine do ta bajme si Lazarat”…Motoja e Edi Rames kur morri votat e Shqiptareve 8 vjet me pare….dhe ja arriti qellimit….
    =
    Rama premtoi se edhe” Berishen do ta conte ne pension” te lumtur…edhe kete e arriti si qellim..Prandaj, si konkluzion, jemi ne duar te sigurta….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje