Serbët kërkojnë Shqipërinë për pushime: Rritet interesimi për bregdetin shqiptar

19 Qershor 2021, 16:44Turizëm TEMA

Hezitojnë të vizitojnë brendetin shqiptar për herë të parë, por ata që e kanë vizituar nuk mendojnë dy herë për të kaluar sërish pushimet verore në Shqipëri.

Interesimi i serbëve të veriut të Kosovës por edhe të Serbisë është i madh për të kaluar pushimet verore në këtë bregdet. Nenad Stojkoviç, është menaxher i agjencisë së udhëtimit Holiday në veri të Mitrovicës. Ai tha se çdo vit po rritet interesimi i serbëve për bregdetin shqiptar.

“Ne kemi pasur 800 qytetarë vitin e kaluar që kanë vizituar Shqipërinë, kryesisht kemi kerkesa për 3 destinacione, Durrës, Ksamil dhe Sarandë. Vitin e kaluar nuk kemi pasur këtë vit jemi duke bërë përpjekje që ta kemi në listë edhe Vlorën. Eshtë befasuese edhe për mua që edhe këtu në veri kemi interesim dhe të gjithë ata që kanë qenë njëherë janë kthyer me përshtypje pozitive. Kam pasur klient jo vetem nga Mitrovica, por edhe nga Beogradi e vendet tjera”.

Interesimi më i madh i serbëve të Kosovës dhe Serbisë për të vizituar Shqipërinë ishte vitin e kaluar kur edhe u mbyllën kufijtë në shumë vende për shkak të pandemisë. Kjo ka bërë që ata të kërkojnë sërish brendetin shqiptar për shkak të përshtypjeve të mira që kanë fituar gjatë pushimeve vitin e kaluar.

Madje në rrjetet sociale serbët kanë krijuar grupe të ndryshme të quajtura Albanian Live, Pushimet në Shqipëri etj., ku edhe tregojnë përshtypjet e tyre dhe i sugjerojnë njëri-tjetrit për bregdetin shqiptar. Megjithatë, Stojkoviç ka synim që turistët serbë të vizitojnë Shqipërinë gjatë gjithë vitit duke lavdëruar infrastrukturën.

“Rrugët janë shumë të mira dhe komforte. Qytetarët duan të vizitojnë Shqipërinë edhe për plazhet fantastike. Për mua Durrësi është destinacioni më i mirë, ky është opinioni im. E bëj këtë punë që nga 1986-ta”.

Gjithashtu ka shumë turistë nga Serbia të cilët preferojnë të vizitojnë Shqipërinë duke rezervuar direkt hotelet, ndërsa vitin e shkuar kanë kaluar shumë vetura përmes Kosovës.

14 komente në “Serbët kërkojnë Shqipërinë për pushime: Rritet interesimi për bregdetin shqiptar”

  1. Pargali says:

    Servet jane armiqte me te medhenj te Shqiptareve ne Ballkan.

    Keta bastard qe quhen serve qe kane 140 vite qe bejne propagande anti Shqiptare dhe qe i.kane shkaktuar kaq shume deme Shqiptareve ne shekullin e 20 nuk duhen lejuar fare te vijne ne Shqiperi.

    Te vijne qe te bejne propagande anti Shqiptareve, pervecse nje pjese e madhe mund te jene edhe anti Shqiptare demagogjike?

    0 mardhenie me kafshet serve

    1. Demokracia says:

      Mos ngaterro serbet e thjeshte me politiken serbe, se nuk jane te njejtat gjera. Turisti eshte gjithkund i mirepritur, ti vecse perfiton nga vizita e tij.

      1. AXI ARBNOR says:

        DEMOKRACIA,
        Ka edhe politikanë edhe njerëz të zakonshëm të ndërgjegjshëm, humanistë, realistë, miqësor.
        Se kush janë serbët shovenistë, sa janë shovenistë të tërbuar, shiko e ndiq portalet e tyre dhe priti se të vijnë në shtëpi e të akuzojnë se ua ke rrëmbyer atyre.
        Se kush janë serbët shovenistë, lexo këngën “Murimi i Shkodrës” versioni serb dhe lexo interpretimet e tyre shoveniste, do mësosh se ata, me telekomandë nga tajgat, e paskëshan ndëruar kalanë – Shkodrën.
        Unë personalisht kam shokë e shoqe serbe, por kam edhe “shokë” që dinë të zgërdhihen dhe të të nxjerrin sytë, me kënaqësi.
        Votat nuk sigurohen nga politikanët, por nga masa milionëshe. Kujdes, kali i trojës.

    2. Mirel says:

      O idiot rrot k Edhe gjermania nuk duhet te kete.mardhenie.me izraelin sipas llogjikes tate turistat shkojne atje ku i do qejfi o debil bota ecen para

  2. stark says:

    Gëzim i madh për Mero Baze! Urra.. tash ekonomia shqiptare do lulëzojë

  3. Liku says:

    Mire se te vijne, besoj eshte mire pasi dhe tensionet ndermjet njerezve ulen. Po te lejme politiken menjane do zbulojme se kemi me shume ngjashmeri se sa ndryshime me njeri tjetrin. Edhe francezet, gjermanet dhe britaniket jane copetuar me njeri tjetrin por i kane tejkaluar. Urrejtja kushton me shume se mirekuptimi.

    1. RKS says:

      Eh more Liku.Sa te urte duken.Si ke provuar!

  4. Roberto says:

    Per dy komentuesit e pare Pargali & Stark ! Me vjen keq qe keni mbetur shume prapa dhe nuk dini se c’flisni. Problemet i krijon politika dhe jo populli. Ne Serbi si kudo ka njerez te poshter qe kane bere krime monstruoze ndja Shqiptarve dhe ketu faji eshte i politikes ashtu sic eshte faji i politikes edhe ne Greqi ku jane torturuar,vrare apo zhdukur me qindra persona vetem e vetem se jane Shqiptare. Rasti me i fundit ishte akuza qe ngriten mediat per vrasjen e vajzes 20 vjecare nga bashkeshorti pilot i cili beri deklarim te rreme sikur vrasesit ishin edhe Shqiptare. Ne Itali gjithashtu,France,Angli,Gjermani etj etj etj. Gezim i madh Mero Baze thote STARK. Ma gjeni ju lidhjen se c’hyn Mero ketu. Gezim madh patjeter sepse rritet turizmi dhe ekonomia bashke o TUNXH. Po te sillesh verdalle dhe te presesh me sy nga qielli pergjigje si puna jote do japesh pa llogjike. Tek popujt e botes ka dhe te mire dhe te keqinj ku tek ta hyjne edhe Serbet,Kosovaret,Shqiptaret,Greket,Italianet,Gjermanet etj etj etj.prandaj lereni popullin te shijoje pushimet rehat sepse neser do jete me mire per te gjithe perfshire edhe ty Stark & Pargali.

    1. RKS says:

      Po ai popull qe thua ti qe ska faj por politika,e zgjodhi me shumicè absolute ne zgjedhje demokratike milosheviqin kryetar edhe pse e dinte qe ne prigramin e tij e kishte dhunen ndaj shiptareve.
      Ju garantoj qe ata turista qe ju vijne,e qe jan mbi moshen 45 vjeqare ,me probabiliteti te madh qe i kan duart me gjak shqiptaresh,boshnjakesh apo kroatesh sepse kan qene te gjithe te mobilizuar

      1. Luka says:

        Kame punuar nje kohe te gjate me serbe ne zvicer,me shume prej tyre .Nuk e gjene nje serbe dhe maqedon mos i urreje shqiptaret me shume se ke do tjeter ne bote.

  5. Mireseardhshin,kemu nevoje per njohje reciproje qe pak nga pak te leme pas reminishencat e se kaluares te imponuar nga nacionaliste te dale boje.

  6. shqiptari says:

    Shqiptaret vazhdojne te jetojne ne naivitet te plote duke harruar te kaluaren e dhimbshme.Mendoj se shqiptareve nuk iu duhen “turistat serbe” sepse kemi boll agjente te UDB-se verdalle.Mendoj se urrejtja qe kane ata per shqiptaret nuk duhet te harrohet dhe te anashkalohet.Mund te kete edhe serbe te mire por jane pakice prandaj me shume vlere ka te kujtohet e kaluara qe te mos perseritet se te vazhdojme te shitemi per nje grusht eurosh.Fatkeqsisht “biznesmenet” dhe politikanet shqiptare jane ne sherbim te Serbise dhe te interesave te tyre prandaj ne si popull duhet te reagojme qe serbet te kuptojne qe nuk jane te mirepritur ketu.

  7. Sybiu says:

    RKS dhe LUKA jam shume dakort me ju. Kam qene para 6 vjetesh ne Oher, me pushime, bashke me gruan ( e huaj) dhe 2 femijet, thjesht kurioziteti.
    Sepse asnjehere nuk me ngjalin kuriozitet shtetet si Serbia apo Greqia per ti vizituar.
    Le te kthehemi tek vizita ne Oher, une kam pasaporte te huaj, kur u rregjistruam ne hotel nuk thane gje, por kur flillova te flisja shqip ne telefon, ata u terbuan , sa edhe gruas i ra ne sy, dhe po me thoshte cfare jane keta primitive.
    Ishin gati te rrihnin shoferin e taksise, qe ishte Maqedonas vetem pse qeshte ,dhe fliste, me mua, ato 3 dite te qendrimit tim atje. Situatata ishte teper e tensinuar, qendrova vetem 3 dite dhe u largova per te mos u kthyer me kurre ne WC Ballkanike.

    1. ARBëNORIA says:

      Mësim që i mungon një rrethi të gjerë shqiptarësh të Shqipërisë së kulturës politike lenveriste. Sllavët e FYROM-it, në përqindjel janë më shovenistë se servët.
      Falë servëve humanistë, mësojmë dhe kemi mundësi të njohom më mirë shovenizmin e tyre antishqiptar. Në sytë e tyre, ne shqiptarët jemi armiqtë më të urryer të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje