Soreca në Sarandë: BE jep 40 milion euro për turizmin

28 Maj 2021, 15:27Turizëm TEMA

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, në kuadër të javëve europiane u ndal sot në qytetin e Sarandës.

Turizmi ishte në fokus të takimit të tij me kryetarin e Bashkisë, Adrian Gurma dhe operatorët turistikë.

Ambasadori bëri me dije se 40 milion euro do të jetë financimi i BE-së për turizmin përmes projektit Albanian Destination Managment ( DMO Albania).

Soreca u shpreh se Shqipëria dhe Saranda kanë potencial të madh por ajo që mungon është koordinimi i të gjithë aktorëve të turizmit të një të vetëm.

Me herët ambasadori u prit në Bashkinë e Sarandës ku u prezantua me qytetin.

1 komente në “Soreca në Sarandë: BE jep 40 milion euro për turizmin”

  1. sek says:

    si i jep se spo kuptojme gje, i marim borxh do thuash, normal ed ramen per at pun e kemi, esht botxhliu me i madh ne gjithe historine e shqiperise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje