“Lungomare” e Green Coast Resort & Residences, destinacioni magjik i verës 2021

24 Maj 2021, 11:19Turizëm TEMA

Destinacioni i verës 2021 duket se do të jetë “Lungomare” e Green Coast Resort & Residences. Një kilometër e gjatë, shëtitorja elegante e Green Coast Resort & Residences, është vlerësuar me çmim ndërkombëtar që prej inaugurimit të saj 4 vite më parë. Revista prestigjioze e arkitekturës ndërkombëtare “The Plan” ka vlerësuar me çmimin e parë projektin e Lungomares së “Green Coast Resort & Residences” në ceremoninë solemne të mbajtur në Lido, Venecia, në datën 18 Maj 2017. Shëtitorja është e projektuar si shoqëruese e “Plazhit të Çezarit”, ndaj Monedha e Çezarit, e vendosur në fillim të saj është monumenti artistik që e simbolizon më mirë.

Që prej hyrjes në resort, shëtitorja fton për çlodhje njësoj sa bregu i Palasës me guralecë të bardhë. Në të dyja krahët e shëtitores janë pozicionuar njësi të ndryshme shërbimi për të gjitha nevojat e vizitorëve të Green Coast Resort & Residences. Shëtitja përgjatë restoranteve dhe bareve, është si ecejakja në një panair ku ke mundësi të ndalesh, të admirosh, të shijosh dhe përzgjedhësh. Së pari në të majtë, ndeshesh menjëherë me një “sports-bar” që ofron sporte të ajrit dhe ujit, që të tërheq vëmendjen menjëherë me ngjyrat e tavolinave të sërfit, kanoeve, parashutave dhe kamerdareve të lojërave të ujit.

Sytë e vizitorëve dashurohen menjëherë me “Nazar”, Beach – Bari që tashmë prej disa vitesh shquhet për stilin luksoz dhe të rafinuar. Në Nazar, plazhi është çdo ditë një aventurë dhe çdo natë një festë! Delikatesa e kuzhinierit italian Giuseppe Muscia bashkon shijen e detit me përbërësit organikë dhe produktet e freskëta të zonës duke i servirur me artin e dizajnit mbi pjatë. Nazar do të ofrojë ekskluzivisht një paketë shërbimesh premium si Bamboo SPA, masazh dhe trajtime, por edhe këndin e “accessories shop” për këdo që kujdeset të shtojë elegancë në paraqitje.

Ulliri Restaurant është eksperienca më e re e gastronomisë në bregdetin e jugut. Tek Ulliri menuja ka në qendër mishin. Servirur midis pastave me delikatesë italiane dhe garniturës plot fantazi, mishi i Black Angus-it amerikan, Angus-it francez apo Limusin francez, do t’ju mbetet gjatë në mend.

Beach-Baret në krah të shëtitores janë të shumëllojshme dhe unike, jo vetëm për stilet e veçantë të arkitekturës, por edhe për kujdesin e shtuar në mikpritjen dhe trajtimin e çdo pushuesi. ELITE Bar – Chill & Relaks; Bohemian Bar – Elegancë & karakter; Calme Bar – Socializim & njohje të reja; Capri Bar – La bella Vita.

Satbere Hoxha, drejtore e aseteve dhe shërbimeve pranë Balfin Real Estate & Hospitality, shprehet se: “Shëtitorja është ndër asetet më të vyera të Green Coast. Është pikëtakimi i banorëve, pushuesve, sipërmarrësve dhe vizitorëve. Vitin e kaluar, shëtitorja dhe bizneset përgjatë saj kanë mikpritur rreth 70 mijë vizitorë, një destinacion masiv që këtë vit pritet të rritet me 45%. Ftesa kryesore e Green Coast Resort & Residences është për të gjithë ata që dëshirojnë një eksperiencë të plotë për këtë sezon veror dhe pikërisht këtu i gjejnë të gjitha.”

Në shëtitore, banorët rezidentë të Green Coast, pushuesit dhe vizitorët, do të gjejnë edhe shumë njësi utilitare të përditshmërisë si FarmaNet – Farmaci, Enjoy – Fine Cigars & Sprits, SPAR – supermarket, apo ATM 24 orë. Shëtitorja, qendra e socializimit, është plotësuar tashmë me shërbime për banorët rezidentë, të cilët gjejnë gjithçka u nevojitet për jetesë komode në vilat e tyre në të katërta stinët. Bizneset e shumta, të reja dhe të konsoliduara, mirëpresin çdo vizitor e veçanërisht rezidentët, banorët e përhershëm të Green Coast, me produkte dhe shërbime që synojnë drejt shumëllojshmërisë dhe ekselencës. Rezidentët do të kenë mundësi të çlodhen edhe me libra të një këndi biblioteke apo këndin e lodrave për fëmijët.

Këtë vit, plazhi ekskluziv i banorëve rezidentë, “Caesar’s Beach”, do të ofrojë një gamë të plotë lehtësirash dhe shërbimesh sikurse dhe mirëmbajtje dhe kujdes rigoroz për pastërti,  në respektim të plotë të rregullave të pandemisë që po kalojmë. Çadra me shezlonet mund të prenotohet nëpërmjet recepsionit të resortit, i cili është në gatishmëri 24 orë. Perimetri i sigurisë së plazhit është i garantuar si në zonën e pushimit ashtu edhe në det me shërbimin profesional ‘Baywatch’. Parkingu i rezidentëve është në dispozicion të tyre.

I gjithë resorti dhe stafi do të ofrojë mikpritje të plotë, me cilësi dhe finesë për të gjithë rezidentët, vizitorët dhe miqtë e Green Coast Resort & Residences. Tashmë një katalog krenarie për bregdetin shqiptar, Green Coast bën një ftesë të hapur për pushuesit vendas dhe të huaj për eksperiencë mesdhetare të pakrahasueshme. Me evente të panumërta që do të mbahen përgjatë gjithë sezonit, shëtitorja e Green Coast, do të jetë edhe këtë vit një destinacion për kënaqësinë dhe çlodhjen e të gjithëve.

 

9 komente në ““Lungomare” e Green Coast Resort & Residences, destinacioni magjik i verës 2021”

  1. Lida Al says:

    Oh Zot! Per cilin vend flitet keshtu?! Per Ameriken, Kanadane, Australine, Zelanden e RE, Italine a per diku gjetke? Apo per Shqiperine?! Nuk e marrim vesh. Vetem mbasi lexova tere artikullin kuptova qe flitej per Palasen tone. Nuk ka nje restorant, bar, lokal, hotel, rruge, rrugice, shetitore etj. te emertuar shqip. Si ka mundesi?! Kaq e pavlefshme eshte gjuha jone, gjuha shqipe ne emertimet e gjithckaje ne Palase? Ne Shqiperi?! Tmerr! E dhimbshme! Ku po shkojme ?

    1. Afrim says:

      Po moj Lida, Po kujt ja thua? Rama I pari qe ja ve emrin Lungomare dhe jo shetitore , bregu detit ose dicka shqip.
      E mjerueshme

  2. Lida Al says:

    Oh Zot! Per cilin vend flitet keshtu?! Per Ameriken, Kanadane, Australine, Zelanden e RE, Italine a per diku gjetke? Apo per Shqiperine?! Nuk e marrim vesh. Vetem mbasi lexova tere artikullin kuptova qe flitej per Palasen tone. Nuk ka nje restorant, bar, lokal, hotel, rruge, rrugice, shetitore etj. te emertuar shqip. Si ka mundesi?! Kaq e pavlefshme eshte gjuha jone, gjuha shqipe ne emertimet e gjithckaje ne Palase? Ne Shqiperi?! Tmerr! E dhimbshme! Ku po shkojme ? Ju lutem moderatoreve te mos e censurojne.

  3. Ergys says:

    Eshte bere per te huajt e pasur qe kane vjedhur ne vendet e tyre,por dhe per shqiptaret qe kane vjedhur me ane te pushtetit ketu te ne.Keto lloj kategorish nuk kane Atdhe.

  4. Sketerre 2021 says:

    Korrupsion me parate e vjedhura,,,Saimir Aman,Ere ……….eshte thjesht nje kukull,pas tij fshihen parate e vjedhura dhe te bere me piselliqe nga politika,,Ky Saimiri gjoja e filloi bisnezin duke shitur tv te perdorur ne austri,,une nuk njof ndonje Austriak apo zvicerrian te blej tv te perdorur nga nje emigrant nga ballkani,,,,te vjen per te vjelle,,,ketu jane djersa dhe gjaku i 97 dhe piramidave…hani Bar dhe krekosuni si na Brazil me Favellat,se Shqiptar te paguaj nje nate ketu nuk ka me rrogat e xhaxhi pelevrekut me Adidas..ketu jane parate e vjedhura nga sali qeni…

    1. ..... says:

      Sa pra droge jan pastruar atyyy uuuuuu u

  5. Pse e shkateroni bregun e palases says:

    O kafsha me fytyr njeriu.

  6. E gjitha eshte nji skandal .
    Kabina parafbrikate pa pik shije per nji Resors Turistike ,
    por duket si baraka Betoni dhe c’eshte me komikja se nji nga kto banesa ka nji Kosto Reale ndertimi jo me shume se 30 .000 €ur,
    dhe Saimor barkderri ,i shet 200.000 €uro heeeeeeeej – Cmenduri Pa Freno !!!!!!!!!!!!!!!!
    Pra dihet qarte se aty mundet te blej vetem Politikani ose Trafikanti qe paret si ka fitu ne rruge te nderershme .
    Per qytetarin shqiptare as qe behet fjale .
    Kto ndertime ne Palase jane analoge me ato te Lalzit per nga sensi , Toka eshte e Shqiptareve e Palasjoteve etj ,
    dhe ne Pronesi e kan marre Oligarket e lidhur me Korrupsionin me Politiken ,qe dal nga dal po pretendojne gjithe Bregdetin Shqiptare ,
    per vehten e vet dhe kjo eshte Alarmante !
    Duket sikur kto Resorese jane ndertuar jo per popullin shqiptare por edhe per te Huajt qe kan shperthyer e blejne kudo e gjithcka
    gjithe Shqiperise nga xhambazet paAtdhe , sepse Shteti eshte inelzistent e Ligji eshte ne duart e Krimit te Organizuar .
    Do vij nii dite me kte ritem sdo jet e larget dita ,kur Shqiperine ta blejn te gjithe te Huajt . Jam kurjoze sa Greke kan bler Kabina aty ne Palase ?
    Eshte e pabesushme se cfar Politikash po shkaterrojne ate vend .
    Shteti duhet te ndal shitjen e Banesave ne Bregdete te te Huajve menjiher ,po pushtohet vendi nga te Huaj e kjo eshte Antikombetare

  7. Nji pyetje kam un si qytetare shqiptare , Mbrojtes i Ambjentit dhe Natyres se vendit tim nga ndotja e cdo natyre (fekale ,plastike ,mbeturina )
    pa hyre shume ne Detaje mbi kte Resort sepse disa jan permbendur qarte me lart .
    Pra pyetja ime eshte per Pronarin e ktij Resorsi ; (dhe pres nji pergjigje nqs kemi te bejme me Njerez Serioze e jo Mafioze )
    Ku dekantojne Ujrat e zeza te dala nga kto ndertesa (Resors) ktu , pra me thjeshte derdhen ne Dete ???
    Nqs jo ,ku derdhen dhe a kemi ndotje nga kjo derdhje ?
    ————
    Normalishte nji Resors ose cdo ndertese jovetm ato afer Detit , deklarohet te Hapura ,vihen nen perdorim vetem atehere ,
    kur jane te paisura me Impiantin e pastrimit te ujit ,perpara se ai te derdhet ne Dete ,duke pasur aty te gjitha Vlerat e duhura
    qe nuk demton Faunen e Floren e Detit !
    (Un kam qen personalishte aty ,ne Palase ke Resorsi dhe kam vizituar gjithcka dhe nuk kam pare asnji lloj Impjanti Filtrimi urjash te zeza e cila eshte Norm EU )
    Ju kujtojm se, ne qytetin e Vlores ke Lungo Mare derdhen te Dete ujrat e zeza te cilat qelbin njelloj si ujrat e zeza nga Hotelet Greke ,
    ne Korfuze ,dhe kjo
    eshte Papergjegjesi totale .Shteterore – Ministrise Turizmit – Te Ambjentit – te Kryetarit te Bashkise e cila nuk duhet te lejohet
    ne asnji menyre ,sepse Turisti e qytetari shqiptare lahet ne dete ,per qejf ,pushime relax jo te marri Semundje Kanceroze .
    Kjo eshte nji teme shume serioze qe duhet te gjej hapsire ne TV -kryesore Shqiptare ,nqs duam te jetojme si njerez ne kte vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje