Për shkarkimin me 'qetësi' të presidentit në Shqipëri dhe një ‘princ’ i ‘zgjedhur’ nga SHBA

1 Korrik 2021, 17:10Politika TEMA

Nga Aranit Muraçi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë njohur ndonjë mbretëri, në historinë e tyre.

Amerikanët vetëm në përralla i dëgjojnë dhe kur rriten i mësojnë nga historia e pasur e Europës, ose në udhëtimet jashtë, fjalët “mbret”, “mbretëreshë”, “princ” dhe “princeshë”.

Disa vende të Europës pas Revolucionit Francez i kanë ruajtur mbretëritë më tepër si “relike”. Ato e shohin të tepërt emërimin e një Presidenti nga Parlamenti. Për të funksionuar demokracia pa ndonjë përplasje institucionale dhe të panevojshme, mjafton që Kuvendi të formojë me shumicën e tij qeverinë, prandaj ndoshta vende si Britania, Holanda, Belgjika, Spanja, Suedia etj, kanë preferuar që të mbajnë këtë lloj qeverisjeje, pa president, në demokracitë e tyre.

Më e njohura ndër mbretëritë evropiane është ajo e Britanisë. Mbretëresha kryen thuajse funksionet e Presidentit në vendet që kushtetuta i njeh si Republika Parlamentare, si në Shqipëri.

Franca përmes Revolucionit të famshëm u nda me shumë dhimbje nga mbretëritë. Ajo është sot Republikë Presidenciale. Demokracitë në Gjermani, Itali, Greqi, Kroaci, dhe në shumicën e vendeve të tjera të Europës, përshi edhe Shqipërinë e Kosovën, janë Republika Parlamentare. Parlamenti është organi më i lartë, pasi, përmes shumicës formon qeverinë dhe emëron presidentin. Sipas Kushtetutës, Parlamenti në Republikat Parlamentare, ka fuqinë edhe t’i shkarkojë ata.

Në Francë dhe çdo vend tjetër të Europës do të ishte fyese nëse sot, një zyrtar i huaj do të takohej me Presidentin, kryetarin e opozitës dhe do të anashkalonte kryeministrin, për të takuar në vend të tij ndonjë trashëgimtar të familjes mbretërore.

Edhe në Gjermani do të ndodhte e njëjta gjë, nëse një zyrtar i huaj do të takohej me kancelaren dhe kryetarin e opozitës dhe do të shmangte Presidentin. Por nga ana tjetër, nëse zyrtari i një vendi të huaj gjen kohën e duhur për të vizituar në shtëpi ndonjë trashëgimtar të familjes mbretërore, kjo do të çudiste edhe vetë trashëgimtarin e familjes mbretërore.

Pyetja që shtrohet është: A njeh sot SHBA institucionin e presidentit të Republikës së Shqipërisë?

Ndihmës-sekretari i shtetit në detyrë për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip T. Reeker, i shoqëruar nga ambasadorja e Shteteve te Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, pas takimit me kryeministrin Edi Rama dhe me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, gjatë qëndrimit në Shqipëri, kreu një vizitë edhe në shtëpinë e Leka Zogut, trashëgimtari i Mbretit Zog. Zyrtari i lartë amerikan u prit nga Leka dhe bashkëshortja e tij, Elia.

A është vizita te “princi” një mesazh i qartë politik se në Shqipëri, para se te merret vendimi i  Gjykatës Kushtetuese, presidentin e ka ‘shkarkuar’ SHBA-ja?

Vetë Leka ka kohë që e quan veten “Princ”. E thërrasin thuajse të gjithë, edhe mediat. Por Kushtetuta e Shqipërisë, që pas Luftës së II Botërore, nuk njeh as “Mbretëri” dhe as “Principatë” në Shqipëri. Në jetën e përditshme fjalët “mbret”, “princ” “mbretëreshë, “president” i has kudo dhe i përdor si të duash. Për shembull “princi” i Libofshës, “presidenti” i Tërbunit, “mbretëresha” e Instagramit, “mbreti” i muzikës ‘Rock’, “presidenti” i Peshëngritjes, “princesha” e babit etj.

Por si mund të ngatërrohet “Princi” i një monarkie që nuk ekziston në kushtetutë me Presidentin në një Republikë të pastër Parlamentare, siç është Shqipëria?

Pavarësisht se të gjithë e thërrasin si “Princ”, Leka në fakt, ndryshe nga princërit dhe princeshat e tjera të Europës nuk përfiton asgjë, nuk merr asnjë privilegj nga shteti. Sepse nuk e njeh kushtetuta si të tillë.

“Princi” Leka, nipi i Ahmet Zogut, prej 70 vitesh pas rrëzimit të monarkisë në Shqipëri po bën përpjekjet e tij politike, ndonëse të zbehta, për të realizuar qëllimin e të atit dhe gjyshit; rikthimin e monarkisë në Shqipëri. Megjithatë kishte një kontradiktë të madhe, kur Leka u punësua pak kohë më parë këshilltar i Presidentit të Republikës , kur në drejtim të presidencës ishte Bujar Nishani.

Nuk është e qartë se çfarë punë bën aktualisht Leka, ndërsa ka zëra që thonë se i është afruar edhe një post i rëndësishëm në Ministrinë e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Elia Zaharia Zogu, bashkëshortja e tij aktore, pas martesës me Lekën, është shkëputur nga aktrimi.

Pasardhësi i vetëm i familjes mbretërore megjithatë nuk është e qartë se edhe për sa kohë mund të jetojë pa punuar dhe sa është pasuria që iu la trashëgimi mbreti Zog, ndërsa kanë edhe një fëmijë.

Ndërsa arritja më e madhe politike e trashëgimtarit të mbretit Zog është vizita surprizë e një zyrtari të lartë amerikan, në shtëpinë e tij. Përpjekja dhe origjinaliteti i Lekës për t’a kthyer Shqipërinë në një monarki Kushtetuese, siç funksionojnë sot shumë nga demokracitë  e zhvilluara të Europës, ka marrë vlerësimin e parë të rëndësishëm nga Amerika. Ose, siç politika amerikane flet “me qetësi”, SHBA mbase ka dashur t’i thotë përmes “princit” të vet Shqipërisë, se ajo sot ka mbetur pa president!

36 komente në “Për shkarkimin me ‘qetësi’ të presidentit në Shqipëri dhe një ‘princ’ i ‘zgjedhur’ nga SHBA”

  1. Muli says:

    A dini se Leka zogu përfaqëson ndonjë gjë? Leka është një cop idioti dhe shok i lulushit. Pra lodër e sali kriminelit.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Nëse nuk është fotomontazh
      nëse nuk është Ditë për rrena
      këtë humor të hidhur, Mero
      më mirë e nxirrje tek Antena!


      Nuk di sa Kim & Phil e njohin Historinë Tonë
      Nuk di se çfarë çorbe po I serviret sot Miletit
      po korrupsioni “modern” në shtetin shqiptar
      Filloi përgjakshëm me Mbretin e Burgajetit!

      1. Rekupero e NSHRAK-ut says:

        Ik mor pirdhu ti, shko andej nga rekupero, aty ta bojn dermanin ty idiot.

        1. #Gopisti I NSHRAK-ut says:


          Një copë byrek e do dhe ti o i uruar
          ndaj po t’a kthej dhe unë një varg
          më afër NSHRAK-ut kam punuar
          të paktën katër kilometra larg.

          1. Hypesi i gopistit says:

            Gopisti qe ke punuar ne NSHRAK kete sna e hedh dot se te njoh mire kush je . Gjithsesi ke qene i talentuar qe atehere .te gjithe Gay-t kane talent e per kete jam i bindur e sdiskutohet. Ai i rekuperos te njeh mire se ishte njeri nga ato qe ta mbeshtillte .

      2. Dorian says:

        E ke qare Gopist, te lumte pena!

        1. Ai qe qinte Gopistin ne NSHRAK says:

          Mos ki merak Dorian, po deshe te bejme edhe ty ate qe i kemi bere Gopistit.

    2. Kalec Dega says:

      Mos do te thoje Mero qe Amerika gjithmone syrin te maloqet e ka pasur!?…. per shpetimin e Shqiperise….

      Lol

      Sidoqofte, mereni si humor shkrimin me siper, ne keto dite te nxehta.

  2. Valbona says:

    Me zgjedhjen rrugacit Meta ne fronin e presidentit te republikes,institucioni i presidentit eshte perdhosur keq,duhet nje pasardhes dinjitoz qe te dryshoj imazhi
    i kryetarit te shtetit. Te shpresojme, kurse ky i vetequajtur princ eshte nje njeri pa asnje vler.

  3. ILIRET says:

    Dmth, meqenese SHBA nuk njeh presidentin, te pakten njeh princin.
    Ose, kur nuk ke pulen, ha sorren…

  4. mos Valle kan plan me zevendesu Mutin e presidences me kte Kaken , qe kushedi se cfar kombesie eshte !
    Bravo Shba -te !
    Hiq duket si Cirk per idote .

    Thuj shyqyr nuk i hip ne koke me na pru noj Taliban nga Afganistani e na i ven ne krye te shtetit ,
    se hehhe ,
    kush do t’i kundershtoj !
    A nuk na ngecen kta dikur Kafshen e Shpelles se vicidolit si president duke shperthyer halete si bomb atomike ne Shqiperi
    sa ala sot ,qelb nga ajo ere qe la pas qelbsi shpelles.
    Mesa duket experimentimi me jeten e shqiptarit po kalon ne fazen e dyte te “Demokracise ” qelbur

  5. VFLP says:

    Shqiperia nuk ka pasur kurre mbret.As Skenderbeu nuk e perdori kurre ate titull.E konsideronte veten komandant te forcave shqiptare por jo mbret i te gjitha principatave. Nje kriminel nga Mirdita u zgjua nje dite dhe vendosi ta quaje veten mbret.Beri pazar me serbet qe ta ndihmonin me ushtri te vinte ne pushtet dhe ne kembim u fali token shqiptare te Shen Naumit.Sjellje tipike serbo-shpellaresh.

    1. Fash says:

      VFLP si skenderbeu edhe zogu nje mut ishin,mbret I vertet ishte vetem enver torollaku,vodhi sa deshi,vrau ke deshi na katandisi te hanim me tollona,me dyqane bosh me gojen kycur se e haje po te te shpetonte ndonje llaf.Eri etj,pa fund.

  6. Qwerty says:

    Amerika po ben si te doje me Shqiperine e shqiptaret. Po, kur ka te drejte dhe jo kur s’ka te drejte..! Shqiptare “mblidhni trute”..!

  7. Shihemi neser says:

    Kjo vizite mund te jete nje kujtese apo pyetje per shqiptaret. Me mire nje mbreteri relike apo nje president hajdut e inatci? Koha pasviteve 90 nxori presidente te rendomt dhe problematik. Ka dhe nje pytje: eshte problematik njeriu Ilir Meta e Sali Berisha apo institucioni qe i zgjedh ata. E pare thjeshte, Princi Leka duket me i edukuar e ndoshta me produktiv se presidentet e zgjedhur nga parlamentaret hajdut e te marre.

    1. Kolonel Janulla , si i perjetshem ne fronin e larte te " KASH " says:

      Edhe ne se vertet ” princi ” Leka qenka njeri me i edukuar se presidentet e deritashem ne Shqiperi , … nuk duhet te harrojme kurre , se insitucioni i mbretit eshte i trashegueshem dhe , ai , apo nje tjeter pas tij , mund te na lere ne dere ndonje cope budalle (handikapat) qe gezon te drejtren e trashegimise se fronit mbreteror ( sic ka ndodhur e po ndodh ne mjaft vende ) … , pastaj si i behet ? ? ? ! ! !

    2. dardan says:

      “Princi” Leka jeton ne nje pallat qe nuk ka qene kurre i Ahmet Zogut, por e kishte me qira, qe nuk e pagoi kurre.
      Ngrihet diktatori Sali Berisha dhe, nder te tjera “prona”, ia dhuron pallatin e shtetit Leka Zogut te Pare, per ta gezuar Leka Zogu i Dyte.
      Mos ia qani hallin se me se jeton “Princi” Leka II, qe rri pa pune, se rron me qirate e pasurive te dhuruara nga Sali Nongrata.
      Populli shqiptar i ka rrezuar me kohe mbreterit monarkiste dhe diktatoret komuniste…
      Nese Kimi ka debulese per “Princin” e Shqiperise le ta coje te drejtoje Korene e Veriut.

  8. On says:

    Sa mire do ishte…djale flori, gen Austro-Hungarian……na mbyten hajdutet….sa me pare….po te behet referendum ky fiton

  9. Haka Tekizoti says:

    Ky budallallëk është shumë i thellë. Ndofta amerikanët nuk e dinë mendimin e shqiptarëve për tradhtitë ndaj tyre të ish-mbretit dhe sa fyese është të pozojnë me mumjet e asaj që qe një mbretëri me një mbret që u vetshpall i tillë me cubllëqe.

  10. Patronazhisti says:

    Pirdh Mero pirdh se nuk lirohesh. Te jane kalbur zorret nga konservantet rilindare.

  11. Selua says:

    Injorantët Shqiptare duke mos e pas as me Kushtetuten e as me dreqin e te birin shkun e i vune Maternitetit te Tiranës emrin “nena mbretneshë” vetem se Monika priti në Rinas Lukun e pare?!?!?!?!?!?!?

  12. Kazani says:

    Pirdh pordh se lirohesh o gazetar.
    Se kush ta paguan ty këtë shkrim klientelist.
    Dhe se nga të doli ty ky konlluzion…
    Ata mbretër, prince e princesha qe permende jane shumë më me vlerë se jeta sharlatane dhe hajduta.
    Për me tepër se ku e gjeti Zogu nga Burgajeti mbretërinë dhe për tepër ti trashëgohet pas 100 vjetësh as vete se di se ku del.
    Thjesht ti je shërbëtor i mbetur I oborit që bën punën e Sakeh-ut me Liken tani sa herë duhet te turbulloni politikën shqiptare për te hequr vemendjen dhe fokusin nga keta.
    Njelloj si 1998 kur baba I këtij ai k… o gjatë dilte me pistoleta ne brez se me gjasne I vodhen votat dhe shqiptarëve ju hapet barku per mbretërinë e lodhur dhe korruptuar te gjyshit te këtij.
    Që iku si dezertor dhe hajdut naten me aq pare sa dhe sot keta rrojne me to.
    Dhe se nga te doli reza e mbreterise te trasheguar…
    Nje zot e di nga e nxorre…
    Zgjidhni presidentin nga populi dhe ja ku kryhet kjo pune.
    Ai eshtë mbreti, prunci dhe i pari i vendit pa te drejte trashëgimie…

  13. ky princi eshte ngjizur me spermen e thartuar ne nje nate me shi, ere dhe bubullima tek shkambi i Kavojes

  14. Buda says:

    Nje President hajdut nuk mund te zevendesohet me nje nip te kryehajdutit, kryekriminelit dhe kryetradhtarit Ahmet Zogu!
    Te perfaqesosh nje shtet me nje pervoje 240 -vjecare ne fushen e Demokracise dhe te reklamosh pretendentin per fronin e “Mbretit”
    eshte nje qendrim politik i gabuar Zoti Reeker dhe Zonja Kim.

    Si lexues i rekomandoj zonjes Ambasadore te lexoje biografine shkencore “Rinia e Mbretit Zot”
    ku shtjellohet me fakt e dokumente autentike se Ahmet Zogu e celi rrugen e fronit duke bashkepunuar me agjenturen e fshehte serbe
    ne Shqiperi dhe duke vrare udheheqesit demokrate e patriotet kosovare te kohes ,
    te cilet qe luftonin per liri, pavaresi dhe teresi tokesore te Shqiperise,

    Presidenti i Republikes se Shqiperise duhet te zgjidhet nje nga juristet me me integritet profesional dhe mora, qe te jete
    njekohesisht edhe kreu i Pushtetit Gjyqesor, i cili duhet te shkeputur perfundimisht nga Pushteti Legjislativ dhe Ekzekutiv
    per te kryer rolin e balancuesit dhe kontrolluesit te pushteteve paralele ne Shqiperi.

  15. ppp says:

    Skeni pare gje akoma

  16. Xhaja says:

    Ne Myzeqe , 1982 . Kristina po vishj shpejt e showjt dhe i shoqi Kozmai e pyet : Pr ku kshu ti moj ? – Vjen shoqja Lenka nga Tirana e fo na mbledhi ne grate .Ehe shko , i tha Kozi . Mbaroi mbledhia e kthehet gruaja ne shtepi gjithe entuziazem e i thot Kozit : Na tha shoqja Lenka qe jo veyem te ini te barabarta por dhe mbi burrat .U shtrin te flinin dhe Kristina i hypi siper dhe pas pak bertet , Uau , po edhe siper mua me hyri qy ere ? – Po ty , i thot Kozi , po kujt muae .. Edhe puna e shqiptareve , kur sdine te ndertojne shtet gjithmon do ta hane , ne mos nga njeri nga tjetri

    1. Dani says:

      Xhaja je i madh.

  17. faro says:

    Le të hap gazeta një anketë dhe le të shohim të gjithë së sa % e shqiptarëve e miratojnë këtë të papritur që po na prezantohet si personazh i privilegjuar një trashëgimtar të mbretit që ka vite që vetëm hesht për çdo ngjarje që ka ndodhur!

  18. Ballisti says:

    Amerika e din qe zogu gjyshi kti vodhi thesarin e shtetit dhe iku si cub per gjith naten ne greqi , nese e pelqen Amerika le ta marin ne shpin e bardh nipin e hamutit ne ktu nuk kemi nevoj per dallkauk modern na dalin e teprojn kta zagaret qe kemi tash 30 vjet .

  19. Korrupsioni eshte vaji i ingranazheve te kapitalizmit says:

    O Muraç! Persa kohe shtron pyetjen “A e njeh sot SHBA institucionin e Presidentit te Republikes se Shqiperise” eshte me mire qe te punosh murator e te besh mure. Po i shkoj logjikes tende: SHBA nuk e njeh institucionin e Presidentit te Republikes se Shqiperise, Presidentin me te mire te te gjithe kohrave sipas mazhorances dhe i zgjedhur po nga kjo mazhorance ne Kuvend, ne perputhje me Kushtetuten. E kush ja dha kete te drejte SHBA-se? Padiskutim ja kane dhene ish Presidenti dhe ish Kryetari i Parlamentit te Kosoves e te tjere. Po sikur mos ta njohe edhe Shqiperia Presidentin e Amerikes çfare ndodh? Nese perton te punosh murator, na trego ku e ke shtepine qe te ti sjellim rrogat aty.

  20. Zana e Malësisë says:

    Kjo vizitë është bërë vetëm e vetëm për fajalinë e fundit shkrimit: për të treguar se vendi (edhe për amerikanët) është pa president. Pikë. Pra, në një farë mënyre, amerikanët e kanë nxjerrë Liken në ankand.

  21. Xha braho says:

    Hahaha, hajduti thote. Po ky vend vetem hajdut e komuniste ka. Ku ti gjeje fisniket. I mbyti ne keneta e kampe perqendrimi.

  22. Erdogan says:

    Pse duhej te dilnin ne fotografi qe te besonit qe Sh.B.A muk eshte as e “Krishtere” as “Demokratike”?
    Presidenti dhe Senatoret e deklarojne hapur qe per ne thone ata Turqia eshte e rendesishme se sa Greqia.
    E kuptoni cdo te thote kjo.
    Qe “Feja” e Amerikes eshte Paraja dhe Zoti i tyre e ka emrin Interes.
    Ju nxi Menderja Colonizatoreve dhe cifuteve qe Agia Sofia e ndertuar nga Perandori Ilyre Iustiniani ne 532A.D e ktheu ne Xhami Sulltani Erdogan.
    Ata tallin bythen me “Pella-zagaret” e vetequajture Skiptare.
    Kurse Arnautet qe pretendojne se jane “Pella-Zagare” apo “Ilyre” i kendojne Sulltanit.
    Bile e kane vend Strategjike!
    Kur bere derr e arine
    Cdeshe qe bere turkoallvanine do thoshte Andoni nga Zagoria.

  23. Tarasi says:

    Ju mendoni si te doni,por vendet qe janz mbreteri jane me te zhvilluara dhe te pa korruptuara ,por nje fakt tjeter eshte se shqiptaret e kane ender te emigrojne ne mbreterir Europiane.

  24. Patronazhisti says:

    Kimetja dhe Reekari janë list-borderoja e Sorrosit . Nuk jane apo perfaqsojne USA. Prisni e do shihni. USA sbehet kurre e kuqe. Pavaresisht morrave te kuq qe jane kultivuar me ndihmen e Clinton-Obamës. Ky I fundit mban foton e Mao Ce Dunit/ Sorrosit ne dhomen e gjumit. Perfitojne se Biden sdi se ku bie Shqiperia. Dhe keta e genjejne I thone eshte ne kufi midis Kines dhe Koresë.

  25. Populli says:

    AMERIKA NESE KA TELASHE PER TE RREGULLIAR BRENDA VENDIT TE SAJ LE TA MARRE KETE GALLOFIN PA SA PER MBRET NE SHQIPERI TE TERE MBRETER JEMI
    USA MOS KUJTON SE JEMI LINDJA E MRSME KU BERI SI E SA DESHO
    LIRINE E FITUAM ME GJAK E NUK NA E FALI ASKUSH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje