Danimarka dhuron vaksina për katër vende të Ballkanit

2 Korrik 2021, 11:27Rajoni TEMA

Qeveria e Danimarkës do të dhurojë një milion vaksina AstraZeneca kundër koronavirusit për katër vende të Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nevojë për vaksina, tha përmes një deklarate ministri i Jashtëm danez, Jeppe Kofod.

“Ballkani Perëndimor është pjesë e lagjes sonë dhe ne kemi interes të madh të përbashkët për të qëndruar së bashku – përfshirë në luftën kundër pandemisë”, tha ai.

Donacionet përbëhen nga vaksinat që Danimarka i ka blerë dhe paguar nga kompania anglo-suedeze AstraZeneca, por që nuk i janë dorëzuar ende.

Vaksina AstraZeneca nuk është duke u dhënë në Danimarkë.

Pas raporteve se ajo mund të shkaktojë mpiksje gjaku te njerëzit e vaksinuar, autoritetet daneze e kanë ndaluar përdorimin e saj në mars, ndërsa në prill e kanë hequr tërësisht nga programi i imunizimit.

Agjencia Evropiane e Barnave ka rekomanduar që vaksina AstraZeneca të përcillet me paralajmërimin se shkakton mpiksje të rralla gjaku, por ka theksuar se përfitimet nga vaksina i tejkalojnë rreziqet.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se përfitimet nga vaksina AstraZeneca i tejkalojnë rreziqet dhe ka rekomanduar që vaksinimi me të të vazhdojë.

Kosova ka nisur fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në fund të marsit, ndërsa më 15 qershor ka nisur vaksinimi masiv i qytetarëve.

Imunizimi, deri më tash, është bërë me vaksina të dhuruara nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Bashkimi Evropian dhe shtetet individuale.

Këtë javë, në Kosovë kanë nisur të arrijnë edhe kontingjentet e para të vaksinës Pfizer/BioNTech, të parapara me kontratën që ka nënshkruar Qeveria e Kosovës me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer.

5 komente në “Danimarka dhuron vaksina për katër vende të Ballkanit”

  1. Kalec Dega says:

    Bravo Danimarka!

    Kur ato nuk jane te mira per Danezet ka shqiptare qe i mirepresin.

    lol

    1. dyshuesi says:

      Kinezet nuk na pelqejne po edhe ruset me “sputnikun ‘ e tyre edhe ato nuk na pelqejne po edhe astra Xeneca qeka skarco. A e di…….. nga inati a bejme nje vaksine vete ……..hahah……?!

    2. Mendja ben Kalane, Mendja ben Hatane! says:

      Deri sot ne Shqiperi kane hyre pak me shume se 1 milion vaksina, nga te gjitha prodhimet e te autorizuara nga EMA (perjashto ate kubaneze).

      Pothuajse te gjitha te paguara nga busheti i Shtetit me parate e taksapaguesve.

      Nga keto mbi 1 milion doza vaksinash qe kane hyre ne Shqiperi deri tani:

      – sa jane AstraZeneca?

      – sa vaksina AstraZeneca jane injektuar, si doze e pare?

      – sa raste problematike ja verifikuar me dozen e pare AstraZeneca?

      – sa vaksina AstraZeneca jane injektuar edhe si doze dyte?

      – sa raste problematike ja verifikuar me dozen e dyte AstraZeneca?

      – cila eshte gjendja krahasuese me vaksinat e tjera te injektuara ne Shqiperi?

  2. Dulla says:

    Astra Zeneca nuk i bejne me ketej, te pakten jo rregullisht.
    Eshte zevendesuar nga Pfeizer dhe Moderna

  3. Llastik edepsez says:

    Nuk i duam!!! Kusurin bejeni birra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje