Kreu i KLP-së Gent Ibrahimi pranoi në studion e “Absolut 4” se largimet e paparashikuara të magjistratëve nga sistemi për shkak të vetingut i ka gjetur të papërgatitur, por përjashton kolapsin në sistem, pavarësisht mundësisë që ekziston për të shkuar drejt tij.
Këtë garanci e bazon tek institucionet e drejtësisë, të cilat duhet ta evitojnë atë, duke bërë ndërhyrje të forta legjislative për të kompensuar humbjet.
“Reforma në drejtësi është politike publike, e madhe më e rëndësishmja që nga komunizmi dhe si çdo politikë publike dhe ka të papritura gjatë rrugës dhe sa i takon këtij problemi të largimit të paparashikuar të magjistratëve nga sistemi jemi disi të papërgatitur, megjithatë nuk është e mundur të shkohet drejt kolapsit.
Në rast se këto prurje që janë identifikuar deri tani për përqindjen e magjistratëve që lënë sistemin si rezultat i vetingut dhe nëse konfirmohet dhe nuk bëhet asgjë natyrisht që do shkojmë drejt kolapsit.
Kolapsi nuk është opsion se për ta evituar atë janë institucionet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë është parlamenti dhe miqtë ndërkombëtarë. Kolaps nuk mund të kemi, por nuk duhet të rrimë duarkryq.
Duhen bërë ndërhyrje të forta legjislative për të kompensuar humbjet ne sistem dhe e vetmja mënyrë është duke shtuar prurjet”, tha ai.
Dhe në këtë drejtim Ibrahimi bëri të ditur edhe 3 propozimet për këtë çështje:
“Të përshpejtohet procesi i formimit të magjistratëve të rinj dhe në këtë mënyrë fitojmë ritëm në prurjet. Propozimi 2 ka të bëjë me prezantimin e figurës së ndihmës ligjorit në të gjitha nivelet, do të zbuste problemin e vakancave në prokurori.
Dhe i treti; ish-anëtarët e këshillave si unë në përfundim të mandatit të emërohen gjyqtar në apel, ku vakancat janë më të theksuara. Nëse në drejtësi largimet janë 60%, në apel janë mbi 70%”.
e nxoret koken…thjesht doni te beheni gjyqtare apeli te perfitoni edhe ju nje pjese te tortes ne plan afatgjate……te vesh ti, Tartari qe ka njemije e nje te zeza ne cv dhe Nurihan Seiti e ta ndrisni drejtesine e re.,,..o pika qe su bie…..
Or taj Brahejm….
Plotesoni GJ.K. me njerez normal.
Po u futet ju ne sistem cfare kuptimi do kishte nga drejtesia e meparshme. Duhet vetem nga Shkolla e Magjistratures. Asnje tjeter. Ju sdini te lidhni dy fjale dhe jeni ekstremisht te klanizuar.
Ky Ibrahimi eshte kreui maskarades se ashtuquajtur Reforma ne Drejtesi. Ai si bashkeautor i reformes kishte perzgjedhur edhe vendin e tij ne krye per ta kontrolluar ate per llogari te partise. Vetem kur te gjithe keto shushunja te perfundojne ne burg e te vihen njerez qe nuk varen nga interesa partiake atehere mund te kete shprese per reforme te vertete e kthese ne sistemin e drejtesise.
Aaaahahahahahahahahaha, o sa “i modh” je mer Ibrahim, per zotin!!! Pah sa te gjetur e paske ate propozimin e trete mer kodosh ?, dukesh qe je i shqetesuar per kete palo drejtesine tone!!!