Rrëfimi i rrallë i Skënder Gjinushit: Nuk isha në krah të Ramiz Alisë, por të studentëve. Ja e vërteta e takimit të vitit ’90!

3 Korrik 2021, 10:52Politika TEMA

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushit ishte i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, në një rrëfim mbi karrierën e tij në politikë si dhe atë shkencore.

Gjatë bisedës Gjinushi u ndal në një nga fotografitë ku duket me studentët pranë Ramiz Alisë. Akademiku rrëfeu më gjerësisht të vertetën e atij takimi.

“Kur ishte Lëvizja e Dhjetorit në takimin tek Ramiz Alia, sigurisht që unë isha ministër i Arsimit dhe nuk kam ndonjë kompleks për atë, por e vërteta e thënë shkurt, të hënën pas 8 Dhjetorit, na është thënë nga Ramiz Alia që të shkojmë të takojmë studentët për të biseduar shtruar, se kshu kishim komunikuar natën, ditën.

Pasi ëhtë folë që pika kryesore dhe e vetme është pluralizmi, pastaj është negociuar se ku do të bëhet takimi. Studentët, pasi u lanë që të shkojnë tek presidenti, kishin hezitimin për të vajtur vetëm. Përfundimisht i them Azem Hajdarit që po vij unë me Lisenin t’ju shoqërojmë.

Ne kemi shkuar atje, kanë hyrë studentët. Ndërkohë, festonin sepse pleniumi e kishte miratuar pluralizmin”, tha ai.

Sa i pëket hyrjes së tij në politikë, Gjinushi shprehet se për të ishte surprizë, pasi nuk priste të bëhje ministër.

“Hyrja në politikë, që merr një post ministror, ishte një surprizë. Një ngjarje e rastit, por krejtësisht  e papritur sepse gjithë karriera ime deri atëherë ishte ‘pedagog’ dhe gjithë hobi, interesi im ka qenë matematika.

Zgjedhja si ministër sigurisht s’ishte zgjedhja ime. Por, shpjegimi ishte i thjeshtë. Ne ishim tre-katër vetë që sapo ishim specializuar në Francë. Ishte nisur tashmë një reformim i programit të matematikës. Pra, nuk e kam nisur unë”, u shpreh Gjinushi.

I pyetur nga drejtuesis i emisionit se nëse e mendonte të qëndronte kaq gjatë në politikë, Gjinushi zgjodhi të përgjigjej me frazën e disa politikanëve të huaj:

“Biles, meqë pyete ‘e mendoje kaq gjatë’ gjithmonë mendonim se do rrinim 6 deri në 1 vit. Sa të merrte formë partia, pastaj do tërhiqeshim. Atëherë nja dy politikanë të huaj në një bisedë të tillë thanë ‘Politika është si groga, po e more 6 muaj nuk e lë më.’”

Ai foli edhe për lajmin e javëve të fundit, shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Gjinushi u shpreh se si ish-politikan mendon se pandëshkueshmëria në Shqipëri është kthyer në një një legjendë tashmë në Shqipëri.

“Në cilësinë e kryetarit të Akademisë nuk mund të shprehem, kurse si Skënder Gjinushi, ish-politikan, absolutisht ka shumë vetë që vetë pala tjetër i ka shpallur non-grata me kod.

Problemi i korrupsionit në Shqipëri është shumë i rëndësishëm, sepse lidhet me performancën ekonomike, me efektivitetin.

Pandëshkueshmëria e famshme që është kthyer në legjendë në Shqipëri, sepse nuk mund të vazhdohet si me shprehjen popullore që ‘I pari ve dorën në korent, të fundit zë’”, tha ai.

14 komente në “Rrëfimi i rrallë i Skënder Gjinushit: Nuk isha në krah të Ramiz Alisë, por të studentëve. Ja e vërteta e takimit të vitit ’90!”

  1. K says:

    Skener Gjinushu respekte!

    1. K vertet says:

      Pse gjalle akoma eshte ndyrsira e PPSH…..!…kam nje vere te vjeter….me mbani ne korent……

  2. Dıvjaksı says:

    Skender nje fjale e urte thote se trıma mbas lufte dhe te mencur mbas kuvendıtka me shumıce,Perserı respekte per punen dhe vepren tende ne vazhdımesı,

  3. Gjork says:

    Kishte njè dallim tè madh midis politikanève tè rinj qè vinin nga dyert e Universiteteve dhe asajè nomenklature tè vjetèr qè vinin qè nga koha e luftès. Fillimisht Ata u mirèpritèn nga masa, pasi menduan qè do tè ishin nè gjèndje tè sillnin realizimin e èndrrave tè brezit tè RI tè kohès. Eshtè njè fakt i pa kundèrshtueshèm se nè Kuvendin e parè Pluralist ishte ajka e inteligjencès shqipètare. Kjo do tè thotè qè e ardhmja e Shqipèrisè ngjante nè duar tè sigurta. Por çfarè ndodhi mè pastaj:- diluzioni mè i madh nè historinè tonè! Le ta shkruajnè historianèt pa parti. Zoti Kryetarè i Akademisè sè Shkencave tè Shqipèrisè, Ju e dini mjaftè mirè se nga vijmè e se ku dèshirojmè tè shkojmè. Dy ish mèsues matematike u bènè tè famshèm, njèri nè tè luftès e tjetri nè tè shèrbimet sekrete nèn pèrkujdesin e Dr Mortjes,…Ajo qè ata lanè pas ende nuk èshtè pastruar. zoti Gjinushi, keni nè dorè fatin e kombit shqipètarè si Kryetarè i Akademisè sè Shkencave qè ka tridhjet vite qè nuk funksionon, duam qè tè pèrfundojè loja me tè shkuarèn tonè, brezat duhet tè dinè tè vèrtetèn tonè se kush ishim, si jemi e ku po shkojmè. Jo me opinjone, por tè saktè si matematika juaj.

  4. Skenderbegasi says:

    Zoti ben matematik, prandaj zgjodhe kete profesjon profe?
    Je figure (jo gjometrike) e rralle
    kombetare shkencore, e politike, ne
    historikun shqiptare.
    Per politiken:
    Kur flisnit ju ne parlament kunder gjerave qe stononin, edhe
    kunder Saliut cuditrishte ky nuk
    te pergjigjej,
    Sic dukej per te ishte teorem
    e vertetuar pa le per gjydrymet e
    e tjere numeror rreshtor.
    Profe po e ve ne vij Akademine e shkencave se per kete ka nevoje
    vendi.
    Po sa mire e zgjidhe ate mosdekretimin me te shkarkuarin.
    Po si nuk e kuptoj I shkarkuari
    se nuk behej fjale per politik por per matematik!?
    Profesor je niveli me I avancuar
    I inteligjeces kombetare .
    Urime.

    1. Gjergji says:

      Nuk e besoj se ke qene Skenderbegas, nga menyra se si shkruan, e shumta qe te jap eshte profesioni i bariut te dhive. Shendet.

  5. gimi says:

    cudi se ste kam pare ta thoje ne ate kohe kete gje ?
    Apo tani gati te gjithe te hipim ne karrocen e fituesit(te atehershem)….

  6. Plan komunist i denofte Zoti i denofte keta Plehra..qe hiqen si te virgjera.. says:

    Edhe kurvat kure nuk lene k…pa u qire..
    Thojne me erdhi dita te martohen..
    Te shkoje tek mjeku te qepem..
    Edhe puna e ketij legeni apo dhe shume legenave tetjere Si ky Plehra..

  7. Dajti says:

    Ne c’moshe behet njeriu shkencetar?

    1. Bami says:

      Rasti i Skenderit tregon se ne kushtet e demokracise mund te fillosh te merresh me shkence edhe ne moshen rreth 70 vjecare.

  8. VLONJATI says:

    O SKENDER ZGJEBJA ÇFARE THUA… TI KE QENE I PERGEDHELURI I SISTEMIT STUDIME NE PARIS MINISTER I ARSIMIT SAPO EDHE. DHE NE PLURALIZEM FORMOVE DHE PARTI, ESHTE TURP TE SHIKOJM DHE TE DEGJOJME NJEREZ ALABAKER ME KOSTUM SI PUNA JOTE.

  9. Emigranti says:

    Z.Keno ti ke qene,je dhe dote mbetesh si uji qe ne çdo enè qe ta hedhesh merr formen e saj.
    Te pakten sot mba nje forme.

  10. Patronazhisti says:

    Këno Gjinushi jo vetëm që rrëzoi pushtetin e komunisteve në Shqipëri, por udhehoqi gjithë Lindjen, perfshi Rumani, Bullgari, e me rradhë. Një rol të spikatur luajti në Gjermaninë Lindore ku përveç të tjerave zbuloi dhe promovoi Merkelin. Por mbi të gjitha do të mbahet mënd për luftën ballë për ballë që I bëri Enver Hoxhës. Aq e ashpër ishte kjo përballje sa E Hoxha vdiq nga frika e vetullave të Kënos. Në fushën akademike pavaresisht qe ka 25 vjet pa asnje artikull, ai qendron ne krye te akademike si dissident që shkencen e spiunllikut e ktheu ne institucion fitimprures. Është më I zgjuar se Rama thotë akademiku Artan Lame Shkreli.

  11. Koleg says:

    Skenderi , krahas minister, ishte dhe pedagog ne Katedren e matematikes. Pas çdo mbledhje qeverie, ai na argetonte me gafat e nje tufe injorantesh ministra dhe nje pjese anetate te Byrose Politike.
    Ai ishte dhe deputet i Kuvendit Popullot. Dolem nga nje mbledhje katedre dhe Skenderi na tregonte me shume krenari qe ne mbledhjen e Kuvendit, para se te fillonin levizjet studentore, ai kishte propozuar pranimin e pluralizmit, duke u perplasur me garden e vjeter qe ishte endé e fuqishme.
    Me sa di une, ky ishte personi i pare i rangut te larte, qe beri nje propozim kaq te guximshem.
    Bashkimi me Berishen ne vitin 1992 ishte gabimi fatal i Gjinushit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje