Prej më shumë se dy vitesh, fillimisht Komisioni i Venecias, më pas Gjykata Kushtetese, dhe prapë Komisioni i Venecias kanë në dorë por nuk i kanë dhënë zgjidhje përfundimtare angazhimit të fortë të presidentit të Republikës në politikën e brendshme shqiptare, që nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit, dekretimi, zhdekretimi dhe ridekretimi i tyre, në një lojë të rrezikshme dhe situatë delikate të vendit, deri te përfshirja e drejtëpërdrejtë në fushatën zgjedhore të 25 prillit.
Pyetjet që kanë lindur, si atëherë dhe tani janë ato nëse ka të drejtë presidenti të kthehet në një aktor, faktor dhe ndikues në proceset politike apo ai ka dalë përtej rolit të tij kushtetues, detyrave që i ka lënë kushtetuta me ligj? A ka qenë presidenti i njëanshëm apo më saktë palë me njërën palë duke dalë hapur kundër mazhorancës qeverisëse duke shkelur kushtetutën, apo në mungesë të opozitës, gjykatës kushtetuese, ai merr atribute që nuk i kanë takuar ndonjë presidenti më parë në këtë vend, as Sali Berishës në periudhën 1992-1997?
A duhet shkarkuar presidenti sepse ka shkelur çdo ligj të vendit, ka minuar marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, e sidomos dhe kryesisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo roli që ai u përpoq t’i jepte vetes si sovranist ishte normal brenda kornizave të detyrës institucionale?
Për shumicën e shqiptarëve gjërat janë të qarta. Shumica e shqiptarëve e kanë një ide për këtë, nisur edhe nga çfarë ndodh përreth, çfarë ndodh çdo ditë, çfarë shohin dhe çfarë dëgjojnë.
Problemi është se për Gjykatën Kushtetuese shqiptare ai ka nevojë për interpretim dhe riintepretim nga Venecia. Gjykata Kushtetuese e hoqi pataten e nxehtë nga vetja edhe këtë herë duke ia lënë këtë detyrë të huajve dhe duke e shtyrë vendimin të paktën derisa të shprehet Komisioni i Vencias.
Por ndryshe nga shteti shqiptar dhe institucionet e tij, të reja e të vjetra që nxjerrin një mijë e një arsye për të mos i dhënë zgjidhje problemeve delikate, ku ndërthurren interesa politike, dhe ecin me hapin e breshkës, amerikanët duket se e kanë zgjidhur shumë kohë më parë këtë problem. Nuk është se themi ndonjë gjë të re në këtë drejtim, por prezenca e kryetarit të shtetit në festën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të organizuar në rezidencën e ambasadores Kim mund të ketë sjellë pak habi.
Aq më tepër kur në mënyrë demonstrative vetëm një ditë më parë Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë Philip Reeker që nuk shquhet shumë për taktin diplomatik, me mospërfshirjen në axhendën e takimeve ia bëri të qartë presidentit se ai nuk është më një partner i besueshëm për SHBA dhe jashtë planeve të tyre për Shqipërinë.
E ndërsa Reeker i dha shkopin, Kim i ofroi karrotën Metës, që ndoshta edhe i kompleksuar nga gjithçka që flitet dhe përflitet për të në raportin delikat me SHBA-në nuk ngurroi për ta kafshuar.
Nisur nga fakti që pritjet e ambasadorëve amerikanë shihen në korridoret politike të Tiranës si çështje statusi dhe në to vrapon të mos mungojë asnjeri, që nga presidenti deri te niveli më i ulët i ftuar, Ilir Meta mesa duket nuk mundi ta refuzonte shkuarjen si për t’i thënë shumë shqiptarëve se amerikanët nuk kanë asgjë me të.
Vetëm se karrota e Kim duket se ishte më e hidhur edhe se shkopi i Reeker, apo fjalët e vendosura të Mathew Palmer pak muaj më parë në bisedën on line.
Karrota e Kim nuk bëri gjë tjetër veçse tregoi se SHBA e kanë marrë vendimin për Ilir Metën, shumë kohë përpara Gjykatës se re Kushtetuese. Ilir Meta për amerikanët është thjesht një president ceremonial, as faktor, as aktor, as bashkëpunëtor.
E ftojnë në ceremoni formale për shkak të protokollit, por nuk e takojnë në atë kur bëhet fjalë për tema e çështje serioze. Për SHBA ai është një President në detyrë që duhet respektuar për pozicionin në këtë moment, por pa të ardhme politike.(SI)
Shkrim i sakte Ilir Meta me partine e tije dihet qarte qe jane anti Amerikane…
Hani, hani se ju ban mire…
Meqe kemi Kryeminister hajdut
dhe ne tani duhet t e pranojme te jemi nje shtet koloni e Amerikes, te humbim Pavarsine tone ?
..
Na palsi se ca thote Amerika , ne jemi shtet i Pavarur , dhe Presidnetin e zjgedhim ne , jo Amerika me ate Kiemete qelbesiren ,
boll folet ne emer te popullit majtas djathtas …flisni per veten dhe ata qe ju ndjekin majtas djathtas….
Vetem doreheqja do te ishte per Meten veprimi I vetem dinjitoz,por idioti eshte idiot.
per cfar dinjiteti e ke llafin or karaifil ? Cili nga keta plehra te politikes sone ka dinjitet ?
nuk kane ca ti bejne ilir metes dhe tani thone se shba e quajne nje preident ceremonial.
mos haroni se po mori inat meta do dekoroj gjymsen e tirones…………………..
Medet o Riza medet,
Ç’pate që i shite qetë
Se askush nuk të dhjetë…
Ikën dhe të shketat bletë
Të mbeti kosherja bosh
O Riza ore kodosh!
Dhe i trashë, edhe llosh…!
Medet o Adush medet,
Ç’pate që i shite qetë
Se askush nuk të dhjetë…
Ikën dhe të shketat bletë
Të mbeti kosherja bosh
O Adush, ore kodosh!
Dhe i trashë, edhe llosh…!
E thene me troç Ilir meta eshte formalisht nje president, qe nuk i hyn ne pune askujt: as Shqiperise dhe popullit shqiptar, as politikes, as demokracise, as ShBA dhe BE.
Sabotimi permanent i Reformes ne Drejtesi i metes ne ortakeri me sali banditin, kundershtimi i hapur i faktorit nderkombetar (ShBA dhe BE), nxitja dhe thirrjet agresive per destabilizim, kapja “per veshi” e amerikaneve te Rames nga meta jane disa nga poshtersite e tij, qe turperojne kombin tone.
Si mundet qe ky derdimen te qendroje ende ne postin me te larte te Kryetarit te Shtetit?!
Gjykata Kushtetuese eshte e paafte, nuk ka pavaresi ne marrje vendimesh dhe e pabesueshme.
Per cfare argumenti duhet te prese konsultimet nga Venecia?!
pirdh o sokrat pirdh se lirohesh.
Fshatari i Cepanit me nje ceremoni madheshtore duhet te shkoj ne Rec dhe ti sekuestrohet gjithcka qe nuk eshte e tija. Po keshtu edhe cubi i Vicidolit. Te vjen ndot kur shikon akoma fytyrat e ndyra te tyre qe shkaterruan dhe vodhen ate vend me vendosmeri te papare. Dhe halenistet vazhdojne ti bien gajdes se tyre ne nje kohe qe sarajet evjedhura duken sheshit. Pas ketyre ka shume te tjere qe nuk o mban dot treni me nje rruge.
Ky palo president,unuku i saliut,rezident i Gazidedes,nje intrigant i lindur,i pa bese,i pa burre,hajdut,trafikant,vrases,akuza te bera nga tutori i tij,Sali dhe promovusi i tij Nano,na u cfaq si hero dhe patriot i madh,ky ishte ai qe vuri ne rrjesht 140 deputete,medemek miratun reformen ne drejtesi,kur e mori vesh se votat ne parlament,ishin gati mbi 100 deputete per ta votuar,aq te trashe jane keta lolo,qe aksidentalisht u gjeten ne krye te shtetit,sa kujtuan se amerikanet nuk i dinin se cfare mostrash ishin,tani erdhi dita qe keta plehra u c’veshen lakuriq dhe do jene objekt i organeve te reja te drejtesise,ky eshte fundi i merituar i tyre