Gafa e Ina Zhupës, kujton hyrjen në Ambasada me foton e deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990, në Kosovë

2 Korrik 2021, 13:45Politika TEMA
Gafa e Ina Zhupës, kujton hyrjen në Ambasada me foton e

Gafat me datat historike nga zyrtarët e Partisë Demokratike nuk kanë të sosur.

Pas “rekordmenit të gafave” kryetarit të PD, Lulzim Basha, këtë herë stafetën për gafën e radhën e kishte zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa

Në një postim në facebook Zhupa ka përkujtuar 2 korrikun 1990 në Shqipëri kur “rrëzohej” muri i Ambasadave, me një foto nga deklarata Kushtetuese e 2 korrikut 1990, në Kosovë

“2 korrik 1990 mijëra shqiptar guxuan të hyjnë në ambasadat e huaja në Tiranë, duke kërkuar një shpresë për ti dhënë fund jetesës së tyre në skamje, në shtrëngim, në terrorr, në pamundësi.

Me Edi Ramën eksodi është kthyer përsëri si e vetmja shpresë për nje jetë në demokraci,  për një jetë të mirë në shtete ku qeveria kujdeset për qytetarët dhe jo për interesat e ngushta të udhëheqjes dhe oligarkëve.

78.6% e shqiptarëve që kerkojnë azil në BE janë të rinj nën moshën 34 vjec! Rinia po largohet, me te aftët për punë, më të arsimuarit, më vitalët po lënë vendin.

Nevoja për ndryshim është aq urgjente si atëherë! Ndaj ne do luftojmë kundër kësaj pakice që pengoi përkohësisht ndryshimin, derisa t’ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve.” – shkruan Zhupa teksa poston foton. (TemA)

 

2 komente në “Gafa e Ina Zhupës, kujton hyrjen në Ambasada me foton e deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990, në Kosovë”

  1. Taulant says:

    Kjo eshte komplet KARE. Colja i ALPET pagoi thesin me € tek Kunati i shokut xhemal dhe kjo toroloqja u be deputete. Turp per Vloren qe pranoi kete tepelenasen mendjefycke.

  2. 19 says:

    O taulant o bole nuk eshte nga Tepelena kjo karja por nga Fterra .eshte vlonjate .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje