Kujtim Ferracaku u vra sapo foli, vëllai kapi kallashin e vëllezërve Gocaj: Zbardhet masakra e Velipojës

1 Korrik 2021, 21:55Politika TEMA

Abc News zbardh dosjen e plotë të masakrës së Velipojës ku pas një sherri për shfrytëzimin e një pjesë rëre në plazh mbetën të vrarë 4 persona.

Sipas të dhënave nga dosja e masakrës ngjarja në fjalë rezulton se ka ndodhur për motive të dobëta, ku  Hasan dhe Kujtim Ferracaku (vëllezër), janë konfliktuar me vëllezërit Gocaj pak orë para krimit, lidhur me ndarjen e shezllonëve në plazh dhe në darkë janë takuar për t’u sqaruar me ta.

Nga dëshmitë e marra rezulton se anëtarët e familjes Ferracaku (një numër i konsiderueshëm personash sipas dëshmive të marra paraprakisht) kanë shkuar te hoteli i vëllezërve Gocaj.  Gjatë bisedës me Gocajt, debati është ashpërsuar dhe janë qëlluar me armë të dy palët.

Nga personat e konfirmuar që kanë qenë në vendngjarje gjatë debatit janë të konfirmuar, viktima Kujtim Ferracaku, nipi i tij i mituri Elmedin Ylli, Hasan Ferracaku dhe tre djemtë e tij Astrit, Abedin dhe Shyqyri Ferracaku (të cilët vijojnë të jenë në kërkim).

Mësohet se Hasan Ferracaku në deklarimet e tij shpjegon se kishte disa ditë që ka pasur një konflikt për punë çadrash për në plazh me djemtë e Pjetër Gocajt nga Velipoja, ku ai ka marrë me qira ose leje për shfrytëzim të shezllonëve në plazh dhe tek vendi në fjalë kanë ndërhyrë edhe djemtë e Pjetrit dhe për këtë gjë janë konfliktuar.

Rreth mesnatës së 26 qershorit Hasan Ferracaku me persona të tjerë nga fisi i tij kanë shkuar tek lokali i djemve të Pjetrit disa metra me tutje lokalit të tij për tu sqaruar dhe është ulur në tavolinë me njërin prej djemve Gocaj dhe pasi kanë biseduar ka krisur arma. Sipas Hasan Ferracakut një nga vëllezërit Gocaj ka qëlluar me automatik drejt Kujtimit. Ky i fundit i është kundërpërgjigjur me pistolete dhe i është hedhur dhe ka kapur armen automatik të djalit të Pjetrit.

Ndërkohë nipi i Ferracakëve, Elmedi Dyli ka dhënë dëshminë e tij duke thënë se ishte në vendin e ngjarjes.

Ai shpjegon se pasi ka mbaruar punën rreth orës 23.30 ka dalë me stafin e lokalit para hotel Fantazisë për të pire kafe dhe aty ka dëgjuar debate që vinin përtej lokalit të Hasanit dhe siç kanë qenë bashkë kanë shkuar te vendi në fjalë. Aty ka parë Hasanin që ishte në tavolinë me një person duke sqaruar debatin midis tyre, kishte edhe persona të tjerë të pranishëm.

Në këtë kohë ka shkuar Kujtimi, gjyshi i tij dhe lëshon disa fjalë drejt tyre si “janë marrë këto, kush jeni ju”, etj dhe aty ka dëgjuar krisma arme që i kanë ardhur në krah nga pas tij dhe ka parë që Kujtimi është rrëzuar në tokë, aty kanë filluar edhe të shtëna me armë zjarri të tjera.

Sipas të miturit, armë kanë pasur Kujtimi Ferracaku, Hasan Ferracaku dhe Abedin Ferracaku djali i Hasanit, kurse pala tjetër ka pasur automatik. Pas të shtënave sipas tij, dhe gjyshi i tij Kujtimi është kundërpërgjigjur.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur në tarracën e hotel Gocaj një armë zjarri tip pistoletë dhe tre fishekë. Deri më tani mungon arma tip automatik që është shkrepur në vend ngjarje. Po ashtu është sekuestruar edhe një pistoletë tip T-T.

Fakti se në vendngjarje është qëlluar nga disa persona konfirmohet nga numri, lloji dhe modeli i gëzhojave që janë gjetur në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se janë përdorur të paktën katër lloje armësh.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar një armë tip pistolete e llojit T-T, me 6 fishekë në krehër dhe një fishek në folenë e armës e gjetur dhe sekuestruar pranë viktimës Kujtim

Ferracaku, 8 gëzhoja metalike mod.54 mm, 5 gëzhoja metalike mod.56 mm, 5 gëzhoja metalike mod.7.65 mm, 1 fishek i pa plasur mod.7.65 mm, 3 copë predha arme zjarri.

Në vendin e ngjarjes konstatohen që gëzhojat janë gjetur në mënyrë të çrregullt e të shpërndara në të gjithë vendin e ngjarjes.

Sjellim ndërmend se nga përplasja me armë mbetën të vdekur Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimi fatkeq Musaen Zeneli 20 vjeç, që e kapi një plumb në zemër dhe i mori jetën në vend. Po ashtu u plagosën edhe Hasan Ferracaku, vëllai i biznesmenit që u vra dhe nipi i tij Elmedin Tyli.

17 komente në “Kujtim Ferracaku u vra sapo foli, vëllai kapi kallashin e vëllezërve Gocaj: Zbardhet masakra e Velipojës”

  1. Gjithashtu malok says:

    Gjyshi Kujtim, dhe nipi hasan…. Po jane kohe te nderlikuara keto.

    1. Trushjanet a po Shkodranet myslimane Turqe e kane zakone të bën të fortin Kure jane në grupe ose jane Shume dhe Pala tjeter eshte vetem ose jane më pake says:

      Këta horrate e Trushit Barbadhushi por në pergjesi të gjith myslimanet e Shkodres Turqit më then më qaret se kushtu e quane veten …. E kane zanate se këta hajdute dhe njerze të poshtura bën si të forte Kure Jane të gjith bashke ose Jane në grupe the të tjeret jane vetem ose jane më pake .. Nuk ka njerze më frigacae se Trushjanet Barballushi por edhe ketu ne pergjesi të gjith myslimanet e Shkodres Jane dhica frigacake veq kure Jane shume dhe Jane grupe prandaj këte kriminel kane shkruare Tek hoteli i burrit huje 20 veta Bashke dhe të armatosir imagjinonin sa këta vrase kane marre me vetit edhe minoren veq për Tu dhen kurajo ketyre dhicave…

      1. exho says:

        Mos e lidh shume me Fene se nuk te leverdis …
        90% e krimeve ne ate zone kryhen nga Katolike ( Shiko mbiemrat ne shumicen e ngjarjeve kriminale ) dhe prape askush nuk akuzon Katoliket se jane me te dhunshem se te tjeret …

  2. Henks says:

    Edhe shpellar edhe pronar hoteli buzë detit, nuk shkon. Ky është Albanistani..

  3. Top says:

    E zbardhi policia si gjithmone ngjarjen. Ato shkuan te gjithe me arme me u sqaru te shpia e tjetrit, vrane tre veta por fajin e kishte i zoti i shtepise qe vdiq me femijet ne shtepi te vet se me demek qelloi i pari me arme. Si gjithmone policia ne Shqiperi e gjen fajtorin dhe gjithmone fajtori eshte i vdekuri.

    Ne kete perfundim del rrezik edhe per aksidentin ne Fier. „Familja qe vdiq e kishte fajin se e kishte makinen jo luksose dhe shume te ngadalte!“

  4. Dalipi says:

    Lufte katolik me musliman…kjo ashto hajvan!

  5. Illyrian says:

    Ylli, Dyli apo Tyli?
    Edhe një mbiemër nuk e gjeni dot të sakt?

  6. Kafshet nuk qyteterohen says:

    Ne pidh te motrave le te vene te gjith.

  7. Biznes mesjetar says:

    Kishin shkuar per tu “sqaruar” 10 veta te armatosur pas mesnate.

  8. Totololi says:

    Vrituni halera, mos u kurseni. Ju u shofte fara.

  9. zefi says:

    Pune hajnash, ne Angli lujten drogen erdhen e ndertun hotelin dhe pushtun ranen e detin, koken me njani tjetrin le ta hane por kur marin ne qafe te tjeret si ate kamarjerin eshte fatkeqesi.

  10. shqiptari says:

    Enveri ua dinte lemzen ketyre injoranteve qe u bene zengjine me pasuri publike.Ai u jepte kazmen dhe nuk i linte te qete derisa te mos kishin me fuqi as te merrnin fryme e jo me te mendonin per te tjera.Keshtu do perfundojne te gjithe,si qeni ne rrush,se kujtojne se do ti marrin me vete pronat dhe pasurine.

  11. L'imperatore Diocleziano says:

    Nje vit me pare aksi rrugor Pylli i Divjakes -Divjak, policia rrugor ngre postobllok 200 metra para pyllit ne drejtim te Divjakes, ora 15:30. Per cudi filloi nje ves shi. Rruga me nje korsi vajtje-ardhje, e ngushte, e pamundur qe mjetet te lirojne korsin kur i ndalon policia pasi nga te dyja anet ka kanale me uje. Ne te majte eshte nje stalle me buallica. shpejtesia limit 40km/ore. Para meje nje furgon i Saulit (sallam), prapa motra me mjetin e saj, dhe nje tjeter mjet pas saj. Furgoni para meje ul shpejtesin gradualisht, derisa pa ndezur sinjal spostimi majtas ndalon. U cudita c’ne ndaloi ne mes te rruges. Kisha kohe te ndizja sinjalin e parakalimit pash perpara ne drejtim te kundert nuk kishta asnje mjet, rruga e drejte me lejonte te shikoja km. Pasha edhe nje here nga pasqyra radhen me mjetet qe permenda dhe me 20 km filloi parakalimin e furgonit. Shtova shpjetesin kur isha nga parakalim te furgonit as 3 sek nje BMV me godet mjetin (Opel meriva) nga pas. Me shtyu per 20 m para. Nuk humba kontrollin. Arrita te parkoj mjetin ne krahun tim. Shpetuam. Isha me famlijen time brenda. Bosi i BMV doli i pafajshem se une i nderpreva rrugen e parakalimit ku ai po ece me 100 km/ore. Kjo oasi i shau mire policet. Mjeti s’u be me. Edhe policia fajin ma hodhi mua. Ai qe parakaloi tre mjete ne nje rruge te ndushte e me limit 40km /ore jo. Nje detaj une nuk pije alkool. Ai tjetri nuk iu afrova dot. Qendrova prane femijeve se edhe sot e kujtojne shokun e pesuar. Qe nga ajo dite, nuk kthehem me ne Shqiperi.

    1. Realisti says:

      Me vjen keq per ndodhine. Gjithsesi edhe pse shoferi tjeter ka qene tej shpejtesise se lejuar, faj keni edhe ju. Vertete keni kontrolluar mos ka makine ne krahun e kundert, por duhet domosdoshmerisht te kontrollohet edhe nese dikush ka hyre ne parakalim. Ky eshte rregull bazik ne te gjithe boten. Nuk mundesh te futesh ne parakalim pa pare a ka nje mjet ne parakalim tashme…

  12. Njeres pa (qe nuk duan) pune says:

    Ne Itali fajin e ka gjithmone ai qe godet nga mbrapa, pavaresisht “humbjes se vemendjes ” te mundur nga ai qe eshte perpara……dhe Italia nuk eshte vend i botes se trete,,pra zoteria me lart ne cdo rast kishte te drejte

    1. Realisti says:

      Une nuk thashe qe ska faj ai qe e goditi, ama edhe ky ka faj, sepse sado qe “Italia vendi me i zhvilluar ne bote” vendoska ashtu sic thoni ju (qe e dyshoj gjithsesi sepse per cdo rast specifik vendoset ndryshe), prapeseprape, ky nuk duhet te futej ne parakalim pa kontrolluar a ka apo jo mjete qe jane futur tashme ne parakalim…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje