KQZ rrëzon kërkesën e PD, lë në detyrën kreun e Bashkisë së Mallakastrës

2 Korrik 2021, 12:21Politika TEMA

KQZ ka lënë në detyrë kreun e Bashkisë së Mallkastrës, Qerim Ismailajn, duke rrëzuar kërkesën e PD-së për shkarkimin e tij për shkak të dënimit në mungesë me 3 vite burg në Greqi.

Sipas Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi Ismailaj nuk është në kushtet e ndalimit pasi në Shqipëri për të njëjtën vepër penale rrahje do të kishte marrë maksimalisht gjobë.

Ai thotë se Qerim Ismailaj duhet të vijojë mandatin pasi nuk është në kushtet e ndalimit.

”Subjekti i verifikimit, ka kryer vepër penale të rrahjes dhe kjo vepër penale është dënuar me gjobë, në këtë rast kushtet e këtij lehtësimi për të cilin unë mendoj që Komisioneri s’mund të bëjë lexim tjetër, duke vlerësuar që po kjo është vepra penale, por kjo s’ka rëndësi. Jemi para faktit që kemi dënim.

Nuk ka kuptim të flasim për dënimin, kur ka kryer veprën penale. THjesht edhe në mënyrë të plotë jemi para leximit të një vendimi të supozuar të dhënë nga një autoritet juridiksional shqiptar, sipas të cilit ne lexojmë që është dënuër për një kundërvajtje penale dhe për këtë është maksimalisht gjobë.

Për ta bërë dhe më të qartë e bindës, nëse subjekti do të kishte kërkuar, edhe sipas asaj që thotë Prokuroria, të niste procedurën e njohjes së dënimit në Shqipëri. Ky person do të ishte dënuar për veprën penale të rrahjes maksimalisht me gjobë.

Nëse janë kushtet e ndalimit dhe ky do të kishte filluar, ky person nuk do të ishte në kushtet e ndalimit. Për ta konfiguruar edhe në mënyrë më të plotë. çfarë do të ndodhte për një moment nëse KQZ do të vendoste sot.

Për ta përfunduar, vendos konstatimin se Qerim Ismailaj, kryetar i Bashkisë së Mallakastrës nuk përfshihet ne këtë, i vazhdon mandati kryebashkiakut Qerim Ismailaj.”- tha Celibashi.

4 komente në “KQZ rrëzon kërkesën e PD, lë në detyrën kreun e Bashkisë së Mallakastrës”

  1. Ani says:

    Ne Shqiperi te vrasin e me gjobe denhesh aty I forte e krimi bejne qef…ne perendim dhe per rrahje hyn brenda e paguan dhe demin sa qimet e kokes….

  2. Poli says:

    Celibashi ligjeron rrahjen…po me rrahje fillon e shkon ne vrasje…kush rreh dhe vret e pastaj konflikti nuk mbaron…a cgjyqtare kemi ne….

    1. Myzeqari demokrat says:

      Vendimi shume i drejte.Te isha une do e vrisja ate grekun kurse ky e paska perkedhelur

  3. Ligji says:

    Bravo KQZ.
    Shembull i bukur.
    Keshtu vazhdoni.
    Po pse ore te pacipe, po u tha dynjaja per te gjetur nje te hajrit per kryetar bashkie.
    Nje qe s’ka DENIM ME BURG?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje