Lufta e kotë me kohën: Kronologjia e një “guerilje pallati”, ku gabuan Berisha e Meta në përballjen me SHBA

2 Korrik 2021, 11:13Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Tashmë çdo gjë duket si e zgjidhur me “magji”. SHBA e BE ka vendosur që me “shpatë demokleu” të presën nyjën gordiane të politikës që pengonte ecjen e një procesi ku është investuar e gjithë politika Perëndimore.

SHBA e nxori jashtë loje Sali Berishën dhe Ilir Metën me dy tre veprime të forta politike, që duket se kanë dhënë një efekt drastik, e që normalisht nga shtatori ky efekt do të marrë formën e një orteku të madh që do të marrë mjaft figura e personazhe me vete. Për të krijuar mundësinë e një “agimi” politik dhe institucional të ri në Shqipëri.

Megjithatë, e gjithë kjo traumë ndoshta nuk do të kishte ndodhur për personazhet që përgatitën “apokalipsin” në vend për të mbrojtur veten, ku gabuan krejtësisht dy personazhet kryesore që morën përsipër të ashtuquajturën “guerrilje pallati” për të ndaluar nisjen e reformës në drejtësi.

Është një histori shumë interesante, kronologjia e 5 viteve që nga 2016-a në Shqipëri, një histori që ka përveç dy “kreshnikëve” të eposit shqiptar edhe shtojzavalle e natyrisht pasues e përkrahës, madje edhe ushtri e mjaft fjalë e këngë pafund. Një epope në vete, që sot kur e kujton mendon se si ka mundësi që është nisur një betejë e tillë donkishoteske, kur thjesht po të bëhej e kundërta, si dy “Kreshnikët e Maleve” ashtu edhe përkrahësit e tyre do të ishin krejt në rregull dhe mund të kishin fituar më shumë.

Reforma në Drejtësi, edhe pse në thelb të saj ka vettingun, pra një proces që vendos në sitë të gjthë gjyqtarë e prokurorë aktualë, proces që ka pjesëmarrjen e një grupi ekspertësh nga SHBA e BE, pikën bazë, apo fondamentin e saj e ka diku gjetkë.

Reforma në Drejtësi, e miratuar me ndryshimet Kushtetuese të 30 korrikut 2016, ka si thelb të saj, decentralizimin e prokurorisë dhe rrëzimin e organit të akuzës si një institucion që ndjek penalisht apo të mbyll në burg. Këtë e bën vetëm një gjykatë. Siç ndodh në perëndim.

Pra revolucioni i madh i Reformës në Drejtësi është rrëzimi i Republikës së Prokurit të Përgjithshëm, një sistem që për gati 30 vjet në Shqipëri ka qenë baza e gjyqësorit në vend.

Pra kush kishte Prokurorin e Përgjithshëm në Shqipëri, i cili në mënyrë vertikale kontrollonte të gjithë institucionin, kishte në duart e tij sistemin gjyqësor. Me ndryshimet në reformën në drejtësi, një prokuror nuk mund të mbajë në burg një të pandehur pa prova të salduara, nuk mund të kërkojë përgjim për një të pandehur, pa prova ku gjyqtari mund të justifikohet fort në ILD etj. Pra revolucioni i vërtetë i Reformës në Drëejtësi, përveç vettingut është “shenjtërimi i gjykatës si institucion”.

Deri në 2016, gjykatat shqiptare ishin zgjatim i prokurorisë, e duke i qëndruar këtij ndryshimi, kundërshtimi që ndodhi me reformën në drejtësi nga Sali Berisha dhe Ilir Meta ishte absurde.

Lufta e tyre ngjante pikë për pikë me luftën e Pablo Escobarit në Kolumbi, i cili për të shmangur ekstradimin e tij në SHBA, dogji vendin e tij, duke kryer atentate të tmerrshme terroriste apo duke vrarë policë, politikanë e gjyqtarë, sa e rriti koston e luftës ndaj tij.

Duke krijuar një perceptim se a ja vlente që të kapje apo vrisje Escobarin me të gjithë këtë kosto.

Edhe Berisha e Meta, tentuan që të krijonin këtë filozofi në luftën e tyre kundër reformës në drejtësi. Një luftë 6 vjeçare që i kushtoi vendit shumë.

Ja të imagjinojmë një skenar ndryshe asaj që ndodhi. Sikur pas reformës në drejtësi, pra pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese më 30 korrik 2016 të mos ishte kundërshtuar vetingu, ligjet e reformës etj, ata do të nisnin zbatimin në vjeshtën e vitit 2016. Menjëherë Parlamenti do të miratonte komisionet e vettingut, do të niste procesi dhe sot do të kishim thujase të gjithë trupën e gjyqësorit të vettuar.

Ndërkaq, sikur të mos bëhej rezistenca nga dhe për të mbrojtur Adriatik Llallën, nuk do të ishte e nevojshme të emërohej një Prokurore e Përkohshme si Arta Marku, por do të ngrihej menjëherë KLP e KLGJ dhe Kryeprokurori i Republikës dhe Kryeprokurori i SPAK e BKH, ndoshta do të ishte gati nga vjeshta e vitit 2017.

Kur sapo të ishin kryer zgjedhjet parlamentare. Ku natyrisht Ilir Meta ishte President i Republikës, por edhe Lulzim Basha nuk do të ishte futur në çadër. Sipas gjasave mund të fitonte Rama, por edhe PD e LSI do të kishin pozicione politike në Kuvend. Duke mos u ndotur si forca politike apo qarqe që duan të rrëzojnë reformën në drejtësi.

E sipas gjasave, nga janari i vitit 2018, SPAK e BKH do të niste fuqishëm operacionin për të pastruar politikën e gjyqësorin nga njerëzit e lidhur me mafian e korrupsionin, e sipas gjasave Shqipëria jo vetëm do të hapte negociatat, por do të ishte edhe do të kishte kryer kapitujt për drejtësinë dhe punësimin.

Zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019 dhe ato parlamentare të 25 prillit 2021, do të ishin një demonstrim normal, ku sipas të gjitha gjasave mund të kishin një konfigurim krejt të ri dhe jo përplasje dinosaurish.

E imagjino sa energji e sa lekë janë harxhuar në fushatat mediatike në panele e suita me “analistë” e “avokatë” për të sulmuar ndërkombëtarët, sulmuar SPAK, Reformën, SHBA e BE.

E ku jemi tani? Jemi sërish tek pika që Prokurori nuk mund të arrestojë në mënyrë arbitrare, pra që duhen prova të forta për t’i çuar në gjykatë. Një liri kushtetuese që e ka çdo qytetar, qoftë edhe politikan, madje kush ka më shumë lekë gjen edhe një avokat më të mirë për tu marrë me procedurat. Mirëpo në vend që të paguajnë avokatët, dhanë para pafund për panelistët…

E gjithë beteja që u stis kundër reformës nuk ka pasur as krye e as fund, as strastegji e as taktikë, ka qenë një yxhym pa logjikë, vetëm e vetëm shto tym e shto tym. Natyrisht sepse nuk kishte thelb e gjithë kjo humbje kohë aq e madhe. Flasin për marrje të SPAK nga ana e PS, drejtësisë së kapur etj, PD dhe e gjithë opozita ka pasur të gjithë mundësinë që të hynte në procesin e emërimit të njerëzve të drejtësisë së re. Që me KLGJ-në dhe KLP-në. E mbani mend: Lulzim Basha refuzoi dhe pranoi që të mbahet Adriatik Llalla në detyrë vetëm e vetëm që të ruhet statusquoja e vjetër. E këtu ata nuk e kuptuan fare aksionin e SHBA e BE-së që ata kërkojnë siç shqiptarët e perceptojnë: rrëzimin e statusquosë së vjetër. Gjë që po ndodh, por fatkeqësisht me gjashtë vjet vonesë…

12 komente në “Lufta e kotë me kohën: Kronologjia e një “guerilje pallati”, ku gabuan Berisha e Meta në përballjen me SHBA”

  1. trendafili Permetit says:

    Me se e vertete, por pesimi le te behet mesim.

    1. SHQIPO says:

      Z. Ylli shyqyr qe eshte SHBA shyqyr qe eshte Europa. Por sidomos SHBA qe per interesat e vete gjeostrategjike kerkon ta beje shqiperine nje vend normal demokratik te pakten me nje drejtesi normale.
      Z.YLLI KAM PER PER JU NJE PYETJE MADHORE….PO SHQIPTARET VETE CFARE BEJNE Z.YLLI ??? KUR DOTE VIJE AJO KOHE QE SHQIPTARET ASHTU SIC KANE BERE GJITHE POPUJT E TJERE TE MEDHENJ E TE VEGJEL TE NDERTOJNE NJE SHTET NORMAL ME ARSIM,DREJTESI DHE SHENDETESI PER KOMBIN. PERSE VALLE NUK E KE BERE NDONJEHERE PYETJEN PERSE SHQIPTARET VETE NUK DIJNE TE NDERTOJNE NJE SHTET POR PJELLIN PERSONAZHE POLTIKE SI BERISHA,META,RAMA. PJELLIN GJYQTARE DHE PROKURORE QE JANE VETE KRIMINELE DHE PER TU DENUAR. PERSE Z.YLLI? PERSE? TE GJITHEPOPUJT E THERE KUSH ME SHUME E KUSH ME PAK ARRANXHOHEN NDERSA NE DUAM TE TJERET TE NA NXJERRIN GESHTENJAT NGA ZJARRI. SHQIPTARET E KANE MENDJEN VETEM TE MIGROJNE TE IKIN QE TA GJEJNE GATI CDO GJE DHE TE PUNOJNE SI ARGATE TEK TE TJERET OSE SHUME SHUME BEHEN DHE DROGAXJINJ SEPSE DUAN TE PASUROHEN BRENDA NATES. SEPSE NE JEMI NJE KOMB QE RAPORTIN ME PUNEN E KEMI TE VESHTIRE. SHQIPERIA NE TE ARDHMEN YLLI NUK DO JETE E SHQIPTAREVE SEPSE ATA DO KENE IKUR. KETU DO VIJNE TE TJERE TE MBUSHIN HAPESIREN E LENE BOSH DHE ATA DO QUHEN SHQIPTARE. DHE KESHTU DO DHE AMERIKA YLLI. PRANDAJ SHQIPO EDHE DISA VJET DHE BYE BYE SHQIPO

      1. Bureto says:

        Shqypo! Te lutem me thuaj vetem nje shtet, nje te vetem, ku kane qene popujt (ne rastin tone shqipot) qe kane bere shtetin, kane ngritur institucionet (parlament, qeveri, pushtet gjyqesor etj). Per t’i dhene pergjigje kesaj pyetje do te te duhet te shfletosh shume per historine e njerezimit. Slloganet: “Revolucionin e bejne masat” (njihet nje rast levizja antiskllaverise e Spartakut), “Ç’thote partia ben populli, ç’do populli ben partia”, dhe “Populli ne krye, partia ne balle”-thoshte Enveri; “”Liri, barazi, vellazerim”, si e ajo e jrevolucionit Francez, por ama dhe ai, i udhehequr nga jakobinet ishte (pra liderët), te cilet mbasi shkaktuan miliona te vdekur, shkuan edhe vete ne gijotine” etj etj si keto, por qe i takojne historise. Sepse kjo na ka mesuar qe, nepermjet proceseve te dhimshme, mberitem tek demokracia, si rend shoqeror, qe sot per sot, ndoshta edhe per disa shekuj deri sa mendja e njeriut te shpiki diçka tjeter, nuk ka konkurentë. Se çfare eshte demokracia ne vetvete, eshte teme shume e gjere, por ajo qe pranohet nga te gjithe eshte se per te qene ajo sa me e arrire, lipset hartimi i nje Kushtetute demokratike, gjithsesi dhe kjo jo e hartuar nga masat, por gjithsesi ne instance te fundit mund te aprovohet me referendum. Ketu dhe mbaron roli i popullit. Pastaj ne proces, jane votimet ku populli shpreh vullnetin e vet, Kuvendi i zgjedhur prej tij nderton institucionet dhe ligjet me te cilat ato veprojne. Kushtetueshmeria e tyre, vendoset nga pushteti i trete ai i pavarur i drejtesise. Kaq! Pse nuk jemi ne aty ku duam, faji mund te shperndahet si te duam, vecse keshtu asgje nuk ndryshojme. Ajo qe duhet te bejme eshte qe kur deformimi i demokracise eshte evident, te protestojme ne rruge paqesore deri ne abrogimin e ligjeve te vecanta bile edhe deri dhene rrezimin e qeverive. Te zgjedhim ne organet perfaqesuese njerez me integritet moral te larte, aftesi profesionale te spikatura dhe mbi te gjitha qe e duan Shqiperine, jo me fjale por me vepra. Kaq ka dhe ketu mbaron populli, qe ky i yni te mos shkoje aty ku ia cakton ti fundin Shqypo. Dmth ngritja e kultures demokratike te shqipove dhe kjo nuk behet me altoparlant, por eshte nje proces i gjate dhe i nderlikuar. por siç thashte, rruge tjeter më të mire për në demokraci, nuk ka (nuk eshte shpikur).

  2. Epirioti nga Dukati says:

    Sikur,sikur, sikur keta te dy mos te kishin vjedhur e vrare, sikur mos pasuroheshin si te babezitur cfare u ka dale perpara per vehte, per te afermit dhe bashkepuntoret , do te kishin dy buste: nje ne majte dhe nje te djathte te %Skenderbeut”. Por kjo mund te ndodhte SIKUR keto mostra mos kishin dale nga shpellat e Vuçidolit dhe ahuret plot bajga te Çepanit.

  3. Ceni says:

    Berisha dhe Meta e miratuan reformen, me 2016 se u zuri rrota bishtin. Me pas u treguan te pabese sepse kundershtonin ate qe kishin miratuar vete. E benin kete per dy arsye. Ego per pushtet absolut. Dhe i kishin duart e lidhura nga krimet e kryera prej tyre. Berisha nuk e ka menduar kurre se amerika do merrej me te, pasi nuk ishte qeveritar. Po zullumet ne prapaskene dhe ga autoritete te tjere ne ballkan, beri qe amerika te shtonte vemendjen ndaj shqiperise dhe rajonit. U krijuan ekipe dhe u shtuan vezhgimet dhe raportimet. U mbush dosja dhe u moren vendimet perkatese, si non grata. Tani kalohet ne fazen e veprimit te organeve te reja te drejtesise. E gjitha pasoje e egos dhe paditurise se njerezve te paqytetruar, te ardhur nga humbetirat ne krye te shqiperise.

  4. Arberor Epiroti says:

    Dakort more Ylli, por këto që shkruani ju ata i dinin. Por ata kanë hyrë në hakun e popullit 30 vjet rrjesht duke vrarê, vjedhur, mashtruar. Ata e dinin këtë gjë por e kanë shtyrë që të përfitonin edhe më shumë dhe ja kanë arritur. Punë e madhe, thonë ata, se shkruan ylli dhe komenton Arbërori. ne vazhdojmë ta pengojmë reformën deri sa të arrijmë në realizimin e një amnistije. Dhe këtë do e realizojnë sepse nuk vepron reforma. Po të veprojë reforma ata dhe këta duhej të ishin gjykuar dhe sipas dëmit të dënoheshin. Por jo. Nuk po gjykohen, vetëm flasim ne që nuk kemi asgjë në dorë.
    Arbëror Epiroti

  5. Taku says:

    Te dy keta edhe Te tjere pas tyre kane “gabuar” me shqiperine dhe shqiptaret se I kane vjedhur me mes Te dites pa I bere syri terr
    Ca k…in na shkruani nga keto perralla qe te hapin barkun… dmth po mos te kishin “ gabuar “me ameriken do ishin me rregull?

  6. Sul Koburja says:

    Escobar eshte president I kolumbise.hahaha.

  7. Vranakonti says:

    Nje shkrim i shkelqyer.Te lumt mendja dhe dora.Te gjitha sa u than ne kete artikull jane te verteta.Populli eshte plotesisht i ndergjegjshem qe Berisha,Meta dhe Basha kane punuar kundra reformes ne drejtesi,sado qe ata gerthasin sikur jan per reformen ne dreejtesi.Ata kane metoden e tyre te felliqur,puna nen rrogoz.Populli e ka te qart se,reforma ne drejtesi do behet,pasi e ka mare ne dore Amerika dhe BE.Por nuk ka te qart kur do futen ne burg Berisha,Meta dhe Basha per krimet e tyre?

  8. Pokeristi says:

    Z.Ylli!
    Analize e saktë mjaft realiste dhe objektive.
    Si esence e te gjithe ketij shkrimi ka vend edhe ajo shprehja e popullit:”Siç e nisen dhe e kishin zene…..e s’emes kane per te ngrene”

  9. rexha 10 says:

    GABIMI ME I MADHE ESHTE PESHQESHI QE NA I SOLLI NE PUSHTETE KETA MASKAREJ .TE PARIN E SOLLI UDB ME RAMIZ ALINE NE KRYE.
    NDERSA TE DYTIN NA E SOLLI MASKARAI TJETER ,QE PO KERKONTE SHPAGIM TE SALI BERISHA EDI RAMA.KY NJERI E KUPTOI QE SI NJE KRYETARE I NJE FORCE POLITIKE TE DALE NGA SHPERBERJA E PS PER HIRE TE PUSHTETIT SI MANJAK PARASHE QE ISHTE LEVIZTE SA MAJTAS E SA DJATHTAS.
    KULMI I MASKARALLEKUT U ARRITE KURE EDI RAMA E VENDOSI PRESIDENT TE SHQIPERISE,EDHE SE E KISHTE PARE VIDION E DRITANIT TE NDJERE. PRA QE TE TRE JANE PJELLE E NJERI TJETERIT,KU ASE ME SHUME ,DHE ASE ME PAKE NJERI TE VRETE ,DHE TJETERI PER TI MBULUAR VRASJET ,APO VJEDHJET I SHPALLE DESHMORE NJERZIT E VRARE NGA DORA E MASKARENJEVE TE PUSHTETIT. PROBLEMI ME I MADHE I NDERKOMBETAREVE DO JETE QE ,,,,A DO TI VENDOSE TE TRE KETA PUSHTETARE NE TE NJEJTEN RRUGE ,APO DO TE LUAJ AKOMA ME FJALE SE KUSHE KA VJEDHUR E VRARE ME SHUME NJERZE. LIGJI NUKE E PERCAKTONE ME NUMRA JETET E MARRA ,PORE EDHE SIKUR NJE NJERI TE VRASESH ,DENOHESH,PO KESHTU EDHE VJEDHJE TE BERA. KURE TE QELBET SHTEPIA ,DUHET TE MBASHE DEREN HAPUR THOTE POPULLI. PRANDAJE KETA DUHET TE NDESHKOHEN ,.RRUGE TJETER PER TU BERE AI VENDE NUKE KA.

  10. Drite ne erresire. says:

    Nuk e di ,por per ne te moshes 70 e permbi eshte bere nje krim i madh . Nuk do te kemi mundesine te shohim nje gjyqesor te pavarur qe eshte thelbi i funksionimit te shtetit. Nuk do te shohim nje gjyqtar qe e ka kuptuar peshen e toges qe vesh ,ne kuptimin qe nuk varet as nga politikani me pushtet ose jo,qe kur thote ne sallen e gjyqit :Ne emer te popullit ,eshte literalisht keshtu , jo si keto 30 vjet kur kjo sentence thuhej ne emer te parase e politikes ne nenshtrese , qe gjyqet i percollen njerezit ne ate bote pa u dhene drejtesi per dhjetra vjet. Megjithate a do te behet drejtesi e pavarur,?Varet nga populli ,ne se do te tentoje perseri te jape para per te marre te mira pa i takuar ,kudo ,ne gjykata ne spitale ,ne shkolla ………etj etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje