Nazarko: Basha në pozitë të vështirë, ra në “grackën” e Yuri Kim

2 Korrik 2021, 10:16Politika TEMA

Analisti Mentor Nazarko e shikon kreun e PD-së Lulzim Basha në një pozitë shumë të vështirë. Kjo lidhur me marrëdhëniet me SHBA-në dhe shpalljen non-grata t ëish-kryeministrit Sali Berisha,

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Log” me Endri Xhafon, Nazarko theksoi se një nga qëllimet kryesore të ardhjes së ndihmës Sekretarit amerikan në Shqipëri, Philip Reeker ishte kontekstualizimi i dialogut me Serbinë në rrafsh të politikës shqiptare.

Por sipas tij, gjithashtu ishte për të parë se çfarë do të bëjë PD-ja me shpalljen non-grata të liderit historik të saj, Sali Berishës.

Nazarko tha se Basha në njëfarë mënyrë ka rënë në “grackën” e ambasadores Yuri Kim, që kur i kërkonte të ndikonte tek PS për largimin e Tom Doshit.

 “Unë mendoj që ata dëshirojnë që ta theksonin se një nga qëllimet kryesore të vizitës së Reeker është se çfarë do të bëjë PD-ja me aktin e shpalljes së zotit Berisha “non grata”. 

Ne këtu kemi diskutuar për mesazhet e koduara të ambasadores amerikane për çështjen Doshi. Dhe ne e dimë që zoti Basha i ka thënë: ‘Të lutem se Doshi është i rëndësishëm në Shkodër, është non-grata, unë e ekuilaventoj me ligjin për dekriminalizimin, ai duhet të largohet’. 

Dhe ambasadorja e ka mbështetur fuqishëm në këtë drejtim. Ajo e ka ditur se çfarë do të ndodhte me Berishën, pra në njëfarë mënyre i ka bërë një lloj gracke. Kështu që Basha është në një pozitë shumë të vështirë sot.”- deklaroi Nazarko.

4 komente në “Nazarko: Basha në pozitë të vështirë, ra në “grackën” e Yuri Kim”

  1. asd says:

    Nuk quhet gracke, kur mban dhe respekton te njejtat parime ne cdo situate. Eshte me e sakte te thuhet qe Basha nuk eshte aspak koherent me qendrimet e tij. Kjo eshte aresyeja e forte pse ky njeri nuk gezon mbeshtetjen e askujt, as brenda Partise. Te njejtin qendrim do te mbaje Juri Kim edhe kur te behet fjale per socialistet, per kedo nga secili kamp apo edhe per …vete Ramen

    1. anticensurë says:

      asd
      “Nuk quhet gracke, kur mban dhe respekton te njejtat parie ne cdo situate”,kjo është e vërtëtë,por jo për këtë rast!!
      nëse unë di atë që ti nuk e di,dhe nuk ta tregoj ty!?
      atëherë kemi të bëjmë me grackë!
      në këtë rast, kim e ka ditur se “non grata” do të shpallet dhe besisha prandaj ka mbështetur bashën në goditjen e doshit!!
      që nesër ti thotë “ti nuk mund të luash me dy llojë të ndryshme rregullash të njëjtën lojë”!!

  2. Neser nxirr Shpetimin te merret me Lulin...!!! says:

    Dhe ty te ndersyen kunder Bashes?! Kush e ka radhen neser per te sulmuar,fyer a nencmuar lulin? Ngrini nga varri dhe Konicen apo Mithat Frasherin se dhe ata jugore e raciste te semure kane qene ne thelbin e tyre,fatkeqesisht! Neser nxirr vellain tend te sperdredhe gjuhen kunder lulit vetem sinkronizohuni!

  3. Kta e han shum groshen says:

    Keta vllezerit kane sferen maxhike
    i dine tana. Biles kta din edhe at qi amasadorja nuk e din vet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje