Vendimi i Kushtetueses për Teatrin Kombëtar, Basha: Tani radhën e ka SPAK

2 Korrik 2021, 17:07Politika TEMA

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese vjen reagimi i parë nga kreu i Partisë Demokratike.

Kreu i opozitës ka publikuar një mesazh të shkurtër në Facebook nëpërmjet të cilit kërkon veprimin e SPAK pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese foli, radhën e ka SPAK!”, shkruan Basha.

Ndërkohë Partia Demokratike ka njoftuar një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Gjykata Kushtetuese publikoi pak më parë vendimin për Teatrin Kombëtar. Ndërsa do të pritet zbardhja e vendimit, Gjykata bën me dije se ka rrezuar ligjin special për ndërtimin e Teatrit Kombëtar dhe kalimin nga qeveria në pronësi të Bashkisë së Tiranës të truallit të Teatrit.

Nga vendimi i sotëm pezullohet ndërtimi i godinës së re të teatrit, për të cilën vendimi u mor këtë javë. Por nuk u arritën votat për rrëzimin e vendimit të Këshillit Bashkiak që miratoi shembjen e teatrit.

2 komente në “Vendimi i Kushtetueses për Teatrin Kombëtar, Basha: Tani radhën e ka SPAK”

  1. Taulanti says:

    Ca rrypi eshte ky! Gjykata e quajti te ligjshme prishjen dhe thote qe e nderton Qeveria, jo Bashkia, ky thote e ka rradhen SPAK-u.

  2. Luli says:

    Drejt e the Basha tani e ke rradhen ti per ne Spak me gjithe ato pislleqe ke bere ne kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje