Gafa e zëdhënëses së PD, ironizon Mero Baze: Dikush t’ia shpjegojë se dhe Lul Basha e PS më 12 qershor kanë lindur, por ndryshojnë

2 Korrik 2021, 13:51Politika TEMA

Gazetari dhe botuesi i gazetës TemA, Mero Baze ka ironizuar zëdhënësen e PD, Ina Zhupa pas gafës që kjo e fundit bëri duke përkujtuar 2 korrikun 1990 kur “rrëzohej” muri i Ambasadave, me një foto nga deklarata Kushtetuese e Kosovës më 2 korrik 1990.

Përmes një statusi në facebook teksa evidenton gafën e zëdhënës së PD, Baze shprehet me ironi se dikush t’ia shpjegojë se dhe Lul Basha e PS më 12 qershor kanë lindur, por ndryshojnë

Dikush duhet t’i shpjegojë zëdhënëses së PD se kjo foto është momenti i shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të Kosovës më 2 korrik 1990 dhe jo hyrja e shqiptarëve në ambasadë gjermane.

Fakti që kanë ndodhur në një ditë nuk do të thotë se janë njësoj.

Se dhe Lul Basha dhe PS më 12 Qershor kanë lindur, por kanë ndryshime.”- shkruan Baze. (TemA

 

 

5 komente në “Gafa e zëdhënëses së PD, ironizon Mero Baze: Dikush t’ia shpjegojë se dhe Lul Basha e PS më 12 qershor kanë lindur, por ndryshojnë”

  1. Shqiptari says:

    PO nuk eshte ndonje hata e madhe.Jane perziere dhe ngaterruar dy ngjarje ne nje date.

    Ndoshta zj. Zhupa nuk ka qene ne formen e saj me te mire dhe besoj ka qene shume e vogel ,kur kane ndodhur keto dy ngjarje,nje ne Tirane dhe tjetra ne Kosove.

    Ne fund te fundit zj.Zhupa eshte doktore e shkencave politike dhe jo historiane qe te jete e sakte shkencerisht.

    Shefi i saj pretendonte se ishte Kavalier,pasi kur ishte i vogel ne Viçidol kishte kale dhe e kaloronte.Por e ngaterronte personin qe ngiste kalin qe quhet kalores,me personin xhentil,avardar qe quhet kavalier.Megjitheate nuk ka shume rendesi se ngaterrohen pak ngjarjet,rendesi ka qe ato kujtohen dhe nderohen nga njerezit.

    Me kohe edhe ajo do fitoje pervoje dhe do rrise nivelin e kultures se pergjithshme ,njohurite ne fushen e historise kombetere dhe nuk do gaboje.Ndodh qe edhe doktoret e shkencave mund ti ngaterrojne ngjarjet.

    Edhe ata qe ka rrotull duhet ta informojne per disa ngjarje madhore ne historine mbarshqiptare.

  2. Gri says:

    Hajvane dhe e papergjegjshme! Mjerimi i PD vazhdon! Rama shton vitet qe do te jete ne krye!

  3. ce says:

    Kjo Zhupa eshte ne ajer, sikur i kane rene me tulle kokes. Kesaj laraske i flet goja para mendjes. Imazhi j saj ne publik eshte zero,

  4. Muzaka i Ri says:

    Kjo eshte nje lapsus dhe ska te bej fare me zonjen apo zonjush Zhupen ,ke gomere dhe gomarica ne politiken e sotme sa te duash. Perqafimi i Zhupes ne Vlore ne qendren e votimit me kandidaten socioaliste tregon se eshte nga tjeter soji nga ai i shefit te saj,po ashtu dhe kandidatja socialiste, RESPEKTE per te dyja.

  5. Molla e dijes says:

    O Mero, ça thuhet andej nga Gjykata Kushtetuese për shëmbjen e TK? Ça thotë Lali Eri, Ramsesi dhe rilindja e paligjshmërisë? Se ti Mero iu bën edhe avokatin mediatik këtyre gayve të Sorosit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje