Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me Forumin e Prespës, ku mes liderëve të rajonit ka qenë edhe kryeministri Edi Rama.
Basha përmes një postimi në rrjetin social Twitter, shkruan se autokratët e korruptuar, duke shigjetuar kështu Ramën, kanë guximin që të hedhin fajin tek BE-ja.
“Ishte një kohë kur zyrtarët e BE-së si Reinhard Priebe folën për shkeljet e autokratëve të Ballkanit mbi Demokracinë dhe Sundimin e Ligjit dhe Kryeministrat e Ballkanit dhe kolegët e tyre u drodhën, reflektuan ose u larguan me votë. Duket se për momentin gjërat kanë ndryshuar.
Autokratët e korruptuar të Ballkanit kanë guximin të hedhin fajin te BE për mungesën e përparimit, në vend të goditjeve të tyre të tmerrshme ndaj demokracisë dhe sundimit të ligjit.
Të flasësh me zë të lartë dhe të veprosh kundër autokracisë është mënyra e vetme për të mbrojtur demokracinë dhe aspiratat e njerëzve në Ballkanit Perëndimor”, shkruan Basha.
E paska zgjeruar zonen e kritikes basha. Mire do te ishte te fliste se pari per pd e berishen e pastaj per shqiperine, ndersa dalja jashte kufijeve eshte sikur qeni leh ndaj henes. Basha edhe per shqiperine eshte i vogel, lere pastaj per ballkanin e me gjere.
Phiuuu po i ndyre o zot,i poshter sa ska me,po si te vjen turp more i mallkuar o vrases o kriminel droge e Toyota Yaris,dhe deri sa tket idiot si ty JO europa e shqiperia por as dreqi ska per tna pranuar sepse siq thot populli qeni i keq ta sjell ujkun ne torishte.
Je nje idiot funksional!